Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dy fjale te pergjitheshme per agjerimin

Shko poshtė

Dy fjale te pergjitheshme per agjerimin Empty Dy fjale te pergjitheshme per agjerimin

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Fri Aug 31, 2007 4:44 pm

Marre nga "Shpjegimi i tre themeleve baze" i Enes Abdurrahim ibn Abdullah Albanit.



Pėr nga ana gjuhėsore, sijam do tė thotė tė qėndrosh larg, tė mos
kryesh, tė heqėsh dorė nga diēka. Pėrsa i pėrket sheriah’s, sijam do tė
thotė: “tė heqėsh dorė nga ngrėnia, pirja dhe mardheniet seksuale gjatė
ditės nė muajin e Ramadanit”.



Qė agjerimi ėshtė obligim, del nga fjalėt e Allahut: “O ju qė besoni!
Agjerimi ėshtė bėrė i detyrueshėm pėr ju sikurse ishte i detyrueshėm
pėr ata para jush, qė tė mund tė fitoni takwah (frikė ndaj Allahut,
vetėpėrmbajtje, devotshmėri)” (2:183).



Qė agjerimi ėshtė nga shtyllat e Islamit, kemi hadithin e Ibn Umarit qė tashmė e kemi pėrmendur disa herė.



Tė mirat e agjerimit.



Ahmed trasmeton nga Jabir se Rrasuli tha: “Agjerimi ėshtė mburojė me
tė cilėn robi mbron vehten nga zjarri”. Nė njė trasmetim tjetėr: “
Agjerimi ėshtė mburojė nga zjarri i xhehenemit sikurse mburojat tuaja
pėrdoren nė luftė”.



Nisa’i, Hakim dhe Ibn Hiban trasmetojnė nga Abu Umamah se ai i tha
Rrasulit: “O Rrasulullah! Mė trego pėr njė vepėr me tė cilėn mund tė
hyj nė xhenet?! Ai tha: “Pėrmbaju agjerimit. Asgjė s’ėshtė si ai”.



Ahmed dhe Hakim trasmetojnė nga Abdullah ibn Amr se Rrasuli tha:
“Agjerimi dhe Kur’ani ndėrhyjnė pėr robin nė Ditėn e Ringjalljes.
Agjerimi do tė thotė: “O Zoti im! Unė e ndalova atė nga ushqimi dhe
dėshirat prandaj pranoje ndėrhyrjen time pėr tė”. Kur’ani do tė thotė:
“Unė e ndalova atė nga gjumi natėn prandaj pranoje ndėrhyrjen time pėr
tė”. Ndėrhyrja e tyre do tė pranohet”.



Bukhari dhe Muslim trasmetojnė nga Hudhejfa qė tha se Rrasuli tha: “E
keqja qė shkatohet pėr njė burrė nga familja e tij, pasuria e tij dhe
komshiu i tij, largohen me namaz, agjerim dhe sadaka”.



Bukhari dhe Muslim trasmetojnė nga Abu Hurrejra se Rrasuli tha:
“Allahu tha se tė gjitha veprat e birit tė Ademit janė pėr tė perveē
agjerimit. Ai ėshtė pėr Mua dhe Unė do e jap shperblimin pėr tė.
Agjerimi ėshtė mburojė e kur ndonjė nga ju agjeron le tė mos flasė
fjale tė keqia apo tė mos grindet por nėse e abuzon atė apo kėrkon tė
zihet me tė, le t’i thotė atij: “unė po agjeroj”. Pasha Atė nė dorėn e
tė Cilit ėshtė shpirti i Muhamedit, era qė vjen nga goja e agjeruesit
ėshtė mė e mirė pėr Allahun se era e miskut. Pėr agjeruesin ka dy
gėzime: kur e prish agjerimin ėshtė i gėzuar dhe kur takon Zotin e tij
do jetė i lumtur si rrjedhim i agjerimit tė tij”.



Po ashtu Bukhari dhe Muslim trasmetojnė se Rrasuli tha: “Kushdo qė
agjeron muajin e Ramadanit me besim dhe duke shpresuar nė shpėrblim, tė
gjitha mėkatat e tij tė mėparėshme, i falen”.



Ndėshkimi i atyre qė prishin agjerimin para kohės.



Nisa’i, Ibn Khudhejmah, Hakim dhe Ibn Hiban trasmetojnė nga Abu Umamah
el-Bahili se Rrasuli tha: “Ndėrsa po flija, dy njerėz erdhėn tek unė
dhe mė morėn nga krahėt dhe mė ēuan rrėzė njė mali tė pjerrėt dhe mė
thanė ngjitu! Unė u thashė qė nuk mundem. Kėshtu qė ata me thanė: “do
ta bėjmė tė lehtė pėr ty”. Kėshtu qė u ngjita derisa iu afrova majės
dhe aty degjova bėrtitje tė llahtareshme. Kėshtu qė thashė: “ē’janė
kėto britma?!” Mė thanė qė kjo ėshtė britma e njerėzve tė zjarrit.
Pastaj mė morėn mė tej derisa arrita tek disa njerėz tė varur dhe me
nofullat e tyre tė shqyera dhe kullonin gjak. Unė pyeta: “Kush janė
kėta?!” Mė thanė: “Janė ata qė prishin agjerimin para kohe”.



Ata qė mohojnė detyrimin e agjerimit nė muajin e Ramadanit.



Nuk ka mosmarrėveshje mes dijetarėve islamė, tė hershėm a tė vonė, tė
vjetėr a tė rinj se kushdo qė mohon obligimin e agjerimit ėshtė kefėr.
Natyrisht pasi tė aplikohen kushtet dhe ndalesat e tekfirit. Nėse
njerėzit refuzojnė tė agjerojnė muajin e Ramadanit, ata duhen luftuar
derisa tė pendohen dhe tė fillojnė tė agjerojnė. Ne tashmė e kemi
pėrmendur fetwah’n e sheikh ul-Islam rreth Tartarėve.








__________________

Feja e pranuar tek Allahu eshte Islami
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi