Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

hirrja nė Tevhid – njėjshmėrinė e All-llahut ėshtė e para

Shko poshtė

hirrja nė Tevhid – njėjshmėrinė e All-llahut ėshtė e para Empty hirrja nė Tevhid – njėjshmėrinė e All-llahut ėshtė e para

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Mon Jun 04, 2007 12:27 pm

hirrja nė Tevhid – njėjshmėrinė e All-llahut ėshtė e para Lapsi Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
Ua drejtoj kėto fjalė tė gjithė muslimanėve, atyre qė kanė ardhur pėr ta kryer haxhin edhe tė tjerėve.

Ua drejtoj atyre kėto fjalė qė tė jenė kėshillė pėr ta sepse e kam
detyrė. I them kėto duke shpresuar qė tė zgjohen nga gafleti, tė marrin
vetėdijen mė tė plotė dhe pėrpjekjet e tyre tė mėdha.



I kėshilloj ata qė studimet e tyre, shkrimet
dhe udhėzimet e tyre tė jenė tė drejtuara tek ajo qė ata janė nė
nevojėn mė tė madhe: "Sqarimi i tė vėrtetės, pėr tė cilėn u dėrgua
Pejgamberi i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].

Madje kjo nevojė ėshtė edhe mė primare dhe mė e domosdoshme sėsa nevoja
e tyre pėr ushqim dhe pirje, apo edhe me e madhe sėsa nevoja pėr
shpirtin.
Vėrtet, gjinden shumė pėrpjekje
nga ligjėruesit, shkrimtarėt dhe udhėzuesit pėr tė mirė dhe kjo
varėsisht se ēka sillet nė mendimet dhe planėt e tyre dhe kjo
veprimtari u duket nė sytė e tyre se ėshtė mė e duhura dhe mė e
domosdoshmja.
Sot i shoh ata qė flasin nė
ēėshtjet e fesė, shumica e tyre apo thuaj tė gjithė – me pėrjashtim
atij qė do Allahu, shkruajn dhe udhėzojnė vetėm nė ēėshtje, tė cilat nė
tė vėrtetė janė nga degėt dhe pjeset e fesė. Gjenė shkrimtar qė nuk
shkruan tjetėr pos nė obligueshmerinė e namazit, apo detyrėn e tė
falurit me xhemat, apo pėr haxhin, apo agjėrimin, apo zekatin apo diē
tė ngjajshme. Apo shkruan vetėm nė disa ndalesa, si: Kamatėn, krimin,
grabitjen, ē'nderimin dhe tė tjera nga mėkatėt dhe kundėrveniet.
Nuk kanė bėrė keq, rrugė tė mirė kanė marrur. Pėrveē se nga nevoja mė kryesore kanė qėndruar tepėr largė.

Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], krijesa mė e mirė, qė nė
fillim tė pejgamberllekut ia filloi prej mė mė tė rėndėsishmes. Ai
dhjet vite prej pejgamberllekut dhe para se u bė farz namazi, i cili
ėshtė shtyllė e fesė dhe para shtyllave tjera tė Islamit i shfrytėzoi
pėr ta bėrė tė njohur tevhidin – njejshmėrinė e All-llahut dhe gjatė
tėrė kėsaj kohe ka thirrur nė te. Krahas kėsaj ua bėri tė qartė
shirkun, ua tėrhoqi vėrejten nga ai dhe i urdhėroi qė tė largohen largė
tij.
Ajetet e para, qė u zbritėn tek ai si mesazh dhe mision i tij ishin ajetet:
يَا
أَيُّهَا الْمُدَّثِّرُ {1} قُمْ فَأَنذِرْ {2} وَرَبَّكَ فَكَبِّرْ {3}
وَثِيَابَكَ فَطَهِّرْ {4} وَالرُّجْزَ فَاهْجُرْ {5} وَلَا تَمْنُن
تَسْتَكْثِرُ {6} وَلِرَبِّكَ فَاصْبِرْ {7}

"1.
O ti i mbuluar! 2. Ngrihu dhe tėrhiqu vėrejtjen (duke i thirrur). 3.
Dhe madhėroje Zotin tėnd! 4. Dhe rrobat tua pastroji! 5. Dhe tė keqės
sė ndyrė largoju! 6. Dhe mos u mburr me atė qė jep dhe tė duket shumė!
7. Dhe pėr hir tė Zotit tėnd duro!
[El-Muddeththir]

Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] pėrdorte mėnyra dhe rrugė tė
ndryshme pėr t'ua tėrhequr njerėzve vėrejtjen nga shirku dhe pėr tė
thirrur nė tevhid. Jepte mundin mė tė madh pėr ta ēuar mesazhin e
tevhidit tek njerėzit. Saqė njeherė u ngrit nė kodren "Safa" duke
bertitur mė zė tė madh: "O njerėz... o njerėz...! E kur u mblodhėn u
tha: "O ju njerėz, unė jam derguar tek ju qė t'ua tėrheq vėrejtjen para
njė denimi tė rrept."
Andaj, duhet qė tė
gjithė muslimanėt e posaēėrisht dijetarėt qė krejt mundin e tyre dhe
pėrpjektjet e tyre t'ia kushtojnė asaj tė vėrtete, pėr tė cilėn u
dėrguan tė dėrguarit, prej tė parit e deri tek i fundit, Muhamedi
[sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe t'ua mėsojnė tė tjerėve kėtė, tė
punojnė mė kėtė haptazi dhe nė vete, dhe tė mbjellin dashuri mes tyre,
tė kėshillojnė dhe tė bėjnė porosi pėr kėtė.
Duke ia filluar prej:
• Tevhidit rububijeh (njėjshmerisė sė veprave qė i takojnė vetėm Zotit),
• Emrave tė bukur dhe cilėsive tė larta tė All-llahut [subhanehu ve teala],
• Nėnshtrimit tė All-llahut dhe adhurimeve qė i meriton vetėm All-llahu [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], i Cili nuk ka tė shoqėruar.

Duhet mėsuar atyre se ēdo gjė nė gjithėsi, mbi ne dhe poshtė nesh, ēdo
cilėsi, levizje, qetėsi, tė gjitha kėto i ka krijuar All-llahu i
madhėruar, nuk ka Zot pos Tij.
T'ua
mėsojnė njerėzve se si ta njėsojnė All-llahun e Madhėruar, t'ua mėsojnė
emrat e Tij tė bukur, atributet e Tija dhe veprat e Tija. Tė besojnė se
All-llahu ėshtė njė, nuk ka zot qė meriton tė adhurohet pos Tij.

Ai ėshtė Zoti qė ēdo krijesė i drejtohet Atij pėr ēdo nevojė, s'ka
lindur kė as nuk ėshtė i lindur dhe Atij askush nuk i ėshtė i
barabartė. Ai ėshtė i gjallė, gjithherė i zgjuar, pėr ēdo send ka fuqi,
dhe pėr ēdo gjė ėshtė i ditur. Dėgjon dhe sheh, kėnaqėt dhe hidhėrohet,
don dhe ėshtė i dashur, kėto dhe cilėsi tė tjera qė janė cekur nė
Kur'an dhe sunnet.
Tė gjithė emrat dhe
atributėt, tė cilat janė tė cekura nė Kur'an dhe sunnet i pohojmė duke
mos i gjasuar me asnjė tė pėrgjasuar. Dhe nė anėn tjetėr ia mohojmė tė
gjitha cilėsit dhe atributet, tė cilat nuk i pėrkasin Atij, mirėpo duke
mos ia mohuar ato qė i takojnė.

njėsohet All-llahu [subhanehu ve teala] nė ibadetin qė duhet vetėm Atij
kushtuar me tė gjitha llojet e adhurimit. Tė mos adhurohet kush tjetėr
pos Tij, e as mos tė lutet kush tjetėr pos Tij, mos t'i pėrulėt askuj
tjetėr pos Tij, tė mos i mbeshtet askuj pos Tij, mos tė jetė kush mė i
dashur sėsa Ai, mos tė kėrkohet nga askush ndihmė pėrveē Tij, mos tė
flijojė e as tė pėrbetojė pėrveē pėr hir tė Tij, tė mos ketė dro as
frikė askėnd pėrveē Atij dhe tė mos mbajė shpresėn nė askėnd pėrveē nė
Te.
T'i mėsojmė njerėzit qė kur tė janė
nė pikėllim dhe mėrzi tek Ai tė shpejtojnė, kur tė kenė ndonjė hall apo
nevojė Atij t'i drejhtohen, dhe te jetė Ai Zoti qė ēdo herė i
drejtohen, kur tė jenė nė vėshtirėsi apo rehati.
Kjo pra ėshtė ecenca e fesė, apo kuptimi i fjalės "LA ILAHE IL-LALLAH".

Gjithashtu t'u mėsohet njerėzve dhe t'u bėhet e qartė kuptimi i gjysmės
sė dytė tė shehadetit "ESH-SHHEDU ENNE MUHAMMEDEN RESULULLAH".

Ta shqiptojnė kėtė me fjalė, ta besojnė me zemėr dhe t'i praktikojnė
parimet e kėsaj fjale. T'i veprojnė tė gjitha ato obligime tė cilat i
ka urdhėruar, t'i besojnė tė gjitha lajmėve qė na ka lajmėruar dhe t'i
largohen tė gjitha gjėrave qė i ka ndaluar.
Tė mos e adhurojnė All-llahun ndryshe pėrveē ashtu siē e ka bėrė sheriatike Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].

Dashuria e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tė jetė mė e
madhe sėsa dashuria pėr shpirtin, fėmiun, baballarėt dhe mė e madhe
sėsa dashuria pėr tė gjithė njerėzit.

gjykojnė me sheriatin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nė
ēėshtjet e mėdha dhe tė vogla, nė tė pakta dhe tė shumta, ashtu siē ka
thėnė All-llahu i Gjithfuqishėm:
فَلاَ
وَرَبِّكَ لاَ يُؤْمِنُونَ حَتَّىَ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ
ثُمَّ لاَ يَجِدُواْ فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجًا مِّمَّا قَضَيْتَ
وَيُسَلِّمُواْ تَسْلِيمًا


"Por jo, pėr Zotin tėnd! Ata nuk janė besimtarė derisa tė mos zgjedhin
ty pėr tė gjykuar nė tė gjitha mosmarrėveshjet mes tyre, derisa tė mos
mbetet nė veten e tyre asnjė pikė kundėrshtimi ndaj vendimeve tė tua
dhe derisa t’i pranojnė ato (vendimet e tua) plotėsisht tė nėnshtruar."
[En-Nisa, 65]

Ka thėnė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Nuk ka besuar
askush prej jush derisa tė jenė dėshirat e tija tė pėrputhura me atė qė
kam ardhur unė."

Njė gjė shumė e rėndėsishme:

Muslimanėt tė kenė lidhja dhe kontakte nė mes tyre, t'ia pėrkujtojnė
njėri-tjetrit kėto parime madhėshtore. Tė orvatėn nė maksimum qė ta
studijonė nė detajė kėtė besim dhe tė kujdesėn shumė qė ta praktikojnė
dhe tė veprojnė me te. Tė kėshillohen nė mes veti me kėshilla tė
sinqerta dhe tė kapėn tė gjithė pėr litarin e All-llahut (Kur'anin) dhe
mos tė pėrēahen dhe tė jenė si njė trup duke u bashkuar rreth librit tė
All-llahut dhe sunnetit tė Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].
Tė jenė njė grusht qė ta ruajnė kėtė fe dhe t'i luftojnė armiqtė pabesimtarė dhe mushrikėt e kėsaj feje.
Kjo do tė jetė shkak i lumturisė, shpėtimit dhe fitimit nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.

Nė hadith tė Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thuhet:
"All-llahu ėshtė i kėnaqur me tri gjėra nga ju: Ta adhuroni atė dhe mos
t'i bani rival Atij asgjė, tė kapeni tė gjithė pėr librin e All-llahut
dhe mos tė pėrēaheni dhe t'a kėshilloni atė qė All-llahu e bėri
udhėheqės tė juajin."
Sė fundi lusim
Zotin qė t'i dėrgojė salavatėt dhe selamet Pejgamberit [sal-lallahu
alejhi ve sel-lem], familjes sė tij dhe sahabėve tė tij.

Muhamed bin Ibrahim Ali Shejh
Muftiu i mėhershėm i arabisė saudite
Fetava ve mesail, vol. 1.
Pėrktheu:
Ankebut.com
25 Prill 2007
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi