Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Letėr nga i dėrguari i Allahut tek ēdo musliman

Shko poshtė

Letėr nga i dėrguari i Allahut tek ēdo musliman Empty Letėr nga i dėrguari i Allahut tek ēdo musliman

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Sun Aug 26, 2007 4:11 pm



Letėr nga i dėrguari i Allahut tek ēdo musliman




Falėnderimi i takon Allahut tė lartėsuar, salavatet e selamet qofshin
mbi tė dėrguarin e fundit, Muhamedin, birin e Abdullahut, familjen dhe
shokėt e tij.



Kujt i drejtohet kjo letėr?



Kjo letėr i bėn thirrje ēdo muslimani tė gjallė nė sipėrfaqen e tokės,
i cili ėshtė i mbuluar me qiellin e Allahut, ha nga furnizimi i Tij, pi
nga uji i Tij, ėshtė i begatuar me tė dėgjuarit, tė parėt dhe logjikė
nga ana e Allahut tė Lartėsuar.



Kjo letėr i bėn thirrje tė gjithėve. Kush ėshtė i afėrt apo i largėt nga i dėrguari i Allahut.



Le tė dėgjojnė tė gjithė, secili le tė dėgjojė tė dėrguarin e Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!).



Vėlla i dashur!



Mund t'i lexosh kėto fjalė e pastaj tė mos u kushtosh vėmendje, sikur
tė jenė koncepte tė parėndėsishme qė kalojnė pranė teje, duke mos
medituar e kuptuar ato.



E ndoshta mund t'i lexosh kėto fjalė e tė mendosh pėr ato, pėr
domethėnien e tyre, e tė pėrfitosh prej tyre ēka sheh se mund tė jetė e
dobishme. Mund tė jesh prej kėtij apo atij..., por unė konsideroj se je
prej kėtij grupi tė dytė.



Grup ky, i cili e do tė dėrguarin e Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut
qofshin mbi tė!). Grup ky, i cili pėrkujdeset nė respektimin e tij (e
njėkohėsisht qė ėshtė edhe respekt ndaj Allahut) dhe largimin e asaj qė
ka ndaluar dhe qortuar.



E rėndėsishmja; kėto fjalė janė argument kundėr teje para tė dėrguarit
tė Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ditėn kur e
takon atė tek Allahu i Lartėsuar.



Ndaj tė ftoj, eja me ne... hapi veshėt, sytė, gjithashtu mendjen dhe
logjikėn tėnde, nė mėnyrė qė tė dėgjosh letrėn e tė dėrguarit tėnd
(paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), ngase: " Nė tė gjitha kėto, pėr atė qė ka mendje tė shėndoshė dhe qė i ka vėnė re me vėmendje, ka argumente." Kaf, 37.



O umeti im, binduni!



Allahu i Lartėsuar thotė: "Kush i bindet Pejgamberit, ai i ėshtė bindur Allahut e kush e refuzon, Ne nuk tė dėrguam roje kundėr tyre." Nisa, 80.



Po ashtu, thotė: "Ēka t'ju jep Pejgamberi, atė merreni e ēka
t'ju ndalojė, pėrmbahuni dhe kini frikė Allahun, se Allahu ėshtė
ndėshkues i ashpėr."
Hashr, 7.



A ka prej tyre qė logjikojnė e kėrkojnė xhenetin?!



A ka kush qė kėrkon lumturinė e kėsaj dhe botės tjetėr?!



Umeti i Muhamedit, dijeni se e tėrė lumturia qėndron nė respektin dhe
bindjen ndaj Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij. Allahu i Lartėsuar thotė:
"
E kushdo qė i bindet Allahut dhe tė dėrguarit, tė tillėt do tė jenė sė
bashku me ata qė Allahu i shpėrbleu: (me) pejgamberėt, besnikėt e
dalluar, dėshmorėt dhe me tė mirėt. Sa shokė tė mirė janė ata!"
Nisa, 69.



Ndėrkaq i tėrė dėshpėrimi qėndron nė mosrespektim dhe mosbindjen ndaj Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij: "
Kush e kundėrshton Allahun dhe tė dėrguarin e Tij dhe i shkel
dispozitat e Tij, atė e shtie nė zjarr tė pėrjetshėm. E pėr tė ėshtė
njė dėnim i rėndė."
Nisa, 14.



Secili qė dėshiron xhenetin atė do ta fitojė, nuk do tė privohet nga
ajo askush; me siguri, ky ėshtė qėndrim i ehli sunetit dhe xhematit,
por kjo nuk mund tė arrihet vetėm se me njė kusht.



Ky kusht ėshtė: respekti dhe bindja ndaj Allahut dhe tė dėrguarit tė
Tij nė ēdo gjė qė kanė urdhėruar dhe largim nga gjithė ajo qė kanė
ndaluar, ashtu siē kanė pėrmendur dijetarėt.



Ndėrkaq, kush refuzon bindjen dhe respektin ndaj Allahut dhe tė
dėrguarit, refuzon praktikimin e metodologjisė sė tij, nuk mbron
sunetin e tij, atėherė s'ka dyshim se vendbanimi i tij ėshtė xhehenemi,
Allahu na ruajtė dhe mbroftė prej tij!



I dėrguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"I gjithė umeti im do tė hyjė nė xhenet, vetėm ai qė refuzon." Po kush
refuzon?- i thanė tė pranishmit. Kush mė bindet mua do tė hyjė nė
xhenet, ndėrkaq kush s'mė bindet, ai ka refuzuar,- u tha i dėrguari i
Allahut.



Tė vėrtetėn e the o i dėrguar i Allahut, o ti i cili nuk flet nga hamendja, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ty!



Umeti im, morali im!



Vėllezėr tė nderuar, morali ėshtė mesazhi i tė dėrguarit tė Allahut
(paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), sjellja e mirė ėshtė njė
veēori mė tė cilėn ėshtė cilėsuar gjatė tėrė jetės sė tij dhe ėshtė njė
xhevahir, themel i shpalljes.



I dėrguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka
thėnė: "Vėrtet, jam dėrguar nė pėrsosjen e vlerave morale." Ndėrkaq,
Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) duke e pėrshkruar atė thotė:
"Ishte Kuran i cili ecte nė tokė." Do tė thotė ai ishte ēdo vepėr e
mirė, ēdo sjellje fisnike, tė cilėn e do Allahu dhe i dėrguari i Tij
dhe largohej nga ēdo vepėr dhe sjellje tė cilėn e urren Allahu.



Njė ēast, tė lutem!



I dėrguari i Allahut tė urdhėron me sadaka (lėmoshė), mbajtjen e
premtimit, realizimin e marrėveshjeve, sjellje tė mirė, uljen e
shikimit.



Po ashtu, tė urdhėron tė mos jesh gėnjeshtar, i korruptuar, prishės, dėmtues.



Rezultati dhe dobia e kėsaj



Thotė i dėrguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi
tė!): "Njeriu me moral tė mirė mund tė arrijė gradėn e agjėruesit dhe
falėsit." Hadithi ėshtė sahih.



O umeti im!



Ju jeni umeti i fundit, ju jeni popull i shpalljes sė fundit, jeni
popull mė i mirė qė keni dalė, kapuni fort pėr moralin tim do tė
shpėtoni dhe do tė jeni tė ngritur nė kėtė dhe nė botėn tjetėr e do tė
ndihmoheni, e nėse jo, atėherė…,e nėse e braktisni moralin e sunetin
tim, atėherė do tė humbni e do tė shkatėrroheni.



O umeti im, pėrmirėsoni dhe bėhuni prej atyre qė pėrmirėsojnė!



O umet i Muhamedit, do tė kalojė koha e do tė vijnė brezat e rinj tė
mirė qė do tė pėrmirėsojnė, e brezi i keq qė do tė shtohet fesadi, ndaj
shpėrblimi do tė jetė nga lloji i punės.



O umeti im !



Nėse bashkėjetoni me tė prishurit, mos heshtni!



Nėse bashkėjetoni me ata qė vjedhin pasurinė e umetit, mos heshtni, mos heshtni assesi, se pėrndryshe do tė bėheni si ata.



Po ēfarė tė bėni? Ngrini zėrin kundėr ēdo padrejtėsie e ndaj tė
padrejtėve. Mos u nėnshtroni padrejtėsisė e tė jeni tė kėnaqur me tė,
por thoni tė vėrtetėn, qoftė ajo edhe e hidhur.



Ndihmoni atyre tė drejtėve, e mos kini frikė: " Mė e drejtė ėshtė t'i frikėsoheni Allahut, nėse jeni besimtarė." Teube, 13.



Ky umet ėshtė ndihmuar me Ebu Bekrin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ditėn kur qėndroi kundėr renegatėve.



Me imam Ahmedin me rastin e sprovės sė krijimit tė Kuranit.



Mbetėn burra, saqė njėri prej tyre peshonte sa tėrė umeti, siē ngjau me
gjyshėrit tanė sahabėt (Allahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė!), brez i
mrekullueshėm e i edukuar, tė cilėt dolėn nga shkolla e tė dėrguarit tė
Allahut.



Thotė i dėrguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi
tė!): "Nėse njerėzit shohin padrejtėsinė (apo tė padrejtin) e nuk e
kapin pėr dorė, Allahu do t'i dėnojė edhe ata." Sahih.



O umeti im, ju pėrgėzoj!



O umeti im, mos u pikėlloni e dėshpėroni, mos u nėnshtroni, ngase
Allahu ėshtė me ju, Ai ėshtė ndihmės i juaj nėse ju e ndihmoni Atė: " O besimtarė, nėse ju ndihmoni (fenė) Allahun, Ai u ndihmon juve dhe u forcon kėmbėt tuaja."Muhamed, 7.



O umeti islam!



E tėrė kjo dobėsi, ky nėnēmim do tė ndryshojė e tė kalojė nė fuqi,
krenari dhe ndihmė, vetėm pėrqendrohuni nė tė vėrtetėn dhe mbroni atė,
dijeni se gjithmonė fitorja ėshtė nė anėn e Allahut tė lartėsuar, tė
dėrguarit dhe besimdrejtėve.



Allahu i Lartėsuar thotė: "Ata
duan ta shuajnė dritėn e Allahut me gojėt e tyre, po Allahu e plotėson
(e pėrhap) dritėn e vet, edhe pse e urrejnė jobesimtarėt. Ai (Allahu)
ėshtė qė e dėrgoi tė dėrguarin e vet me udhėzim tė qartė e fe tė
vėrtetė pėr ta bėrė mbizotėrues mbi tė gjitha fetė, edhe pse idhujtarėt
e urrejnė."
Saf, 8-9.



Po ashtu, thotė: "Ata thonė: 'Nėse do tė kthehemi (prej luftės
me beni mustalikėt) nė Medinė, ai mė i forti prej aty pa tjetėr ka pėr
ta pėrzėnė atė mė tė dobėtin' ( ashtu thanė) Ndėrsa e tėrė krenaria i
takon Allahut, tė dėrguarit tė Tij dhe besimtarėve, por hipokritėt kėtė
nuk e dinė."
Munafikun, 8.



Ue selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Pėrktheu: Almedin Ejupi

13.04.2007





Te nderuar vėllezėr dhe motra
muslimane, nėse sado pak ju ka pelqyer dhe ju ka lėnė pėrshtypje ky
mesazh, tė ua dėrgoni edhe tė tjerėve shokėve dhe shoqeve tuaja, nė
mėnyrė qė edhe atyre tė u jepet mundėsia tė lėxojnė nga kjo fe e bukur.
Mos ngurroni pėr pak sekonda tė fitoni shumė shpėrblime. A e din pse ?
All-llahu thotė nė Kur`an :


" E kush ėshtė mė i mirė se ai qė thėrret nė rrugė tė All-llahut, bėn vepra tė mira dhe se thotė une jam prej muslimanėve.

(Kur`an - Fussilet - 33 )










THUAJ:

JETA IME, VDEKJA IME, DHE SAKRIFICAT E MIA JANE

THJESHTE PER ALLAHUN, ZOTIN E BOTEVE.

KURAN
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi