Bill Gates, themeluesi i Microsoftit do te terhiqet nga akti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

albmuslim Bill Gates, themeluesi i Microsoftit do te terhiqet nga akti

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. prej Thu May 31, 2007 12:04 pm

Bill Gates,
themeluesi i Microsoftit do te terhiqet nga aktiviteti i perditshem i
gjigandit te software-it ne Korrik te vitit 2008. Njeriu me i pasur i
botes do tĀ“i kushtohet ne te ardhmen kryesisht punes se tij bamirese
ne shoqerine Bill dhe Melinda Gates, e cila organizon projekte
shendetesore ne vendet me te varfera te botes.




Bashkethemeluesi Bill Gates planifikon te terhiqet Brenda dy viteve
te ardhshme nga aktiviteti i perditshem tek Microsofti. Ky ishte
mesazhi qe korporata Mikrosoft kerkoi te perhape kur u njoftua lajmi se
Gates planifikon te terhiqet nga detyrimet e tij te perditshme ne
Korrik te vitit 2008. Nderkaq ai do te vazhdoje te jete bashkedrejtues
i kompanise te cilen ai e ka bashkethemeluar me Paul Allen ne vitin
1975 ne Redmont. Ai e drejtoi firmen ne majat me te larta ne fushen ku
ajo operon dhe ne vitin 2000 ai ia dorezoi drejtimin e koncernit mikut
te tij Steve Balmer.




Megjithate Ballmeri pohoi per Associated Press se nuk egziston
mundesia per ta zevendesuar Gates. "Ne qofte se mendojme se dikush mund
te behet Bill Gates, une nuk mendoj se kjo eshte nje teze realiste" -
tha ai. Gates tha se edhe pse ai do te heqe dore nga angazhimet e
perditshme, ai do te vazhdoje luaje nje rol tek firma. "Une nuk po
largohem nga Microsofti", tha ai.


Gates gjithashtu tha se nuk do te heqe dore nga te qenit aksioneri kryesor i firmes. "Une jam krenar per kete" tha ai.




Gates 50 vjecar thote se do te terhiqet per te patur mundesi tĀ“i
kushtohet me shume shoqerise bamirese te tij, qe eshte me e madhja ne
bote. "Duke filluar nga Korriku i vitit 2008 une do tĀ“i ndryshoj
prioritet e mia personale. Tani une punoj ne kohe te plote per
Microsoftin dhe pjeserisht per shoqerine. Pas dy vjetesh do te jete e
kunderta: me kohe te plote per


shoqerine dhe pjeserisht per Microsoftin si drejtues dhe keshilltar teknik".




Faza e gjate kalimtare do te garantoje nje kalim pa probleme te
puneve te perditshme ne rangjet e larta derjtuese te firmes, deklaroi
Gates. Ozzie do te marre menjehere persiper detyrat e Gates si arkitekt
i softwareve dhe do te filloje punen me Gates. "Ky ishte nje vendim
shume i veshtire per mua. Shpresoj se koncerni do ta kaperceje kete
faze pa mbetur prapa", tha Gates. "Rruga qe kam nisur me lejon tĀ“i hyj
sfidave te reja dhe njekohesisht te ruaj lidhjet me Microsoftin. E
ardhmja e koncernit eshte po aq e mire sa edhe cĀ“ka qene deri me tani.
Shume fara qe ne kemi mbjelle qofshin keto ne fushen e lojrave,
televizionit, zyres, ekonomise, zbavitjes ose telekomunikacionit po
japin rezultatet e tyre. Koha e tyre me e suksesshme do te vije se
shpejti. "




Shoqeria Bill dhe Melinda Gates zoteron nje kapital prej 29
miliarde dollaresh. Ajo financon kryesisht projekte per te ofruar
edukim ne rajonet me pak te zhvilluara te botes.

_________________
Geschwindigkeit

..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 33
Registration date : 15/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi