Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Interviu me Ferki Shala--Nga grupi TNT i cili e pranoi islam

3 posters

Shko poshtė

Interviu me Ferki Shala--Nga grupi TNT i cili e pranoi islam Empty Interviu me Ferki Shala--Nga grupi TNT i cili e pranoi islam

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Fri Jul 27, 2007 3:07 pm

Shkruar nga Ram Dalipi





Monday, 06 November 2006



JU RRĖFEJ ARĖSYET E MIA: JA PSE E LASHĖ MUZIKĖN DHE U KTHEVA N’RRUGĖ TĖ ZOTIT

Nga Gazeta Java /

“El-hamdulilah: Mė nė fund u bana njeri”
Interviu me Ferki Shala--Nga grupi TNT i cili e pranoi islam Ferkiu3


Ishte nė kulmin e karrierės sė tij prej kėngėtari tė suksesshėm
kur vendosi papritmas ta braktiste muzikėn pėrgjithmonė. Kishte bėrė
nam tė madh me kėngėt e tij tė njohura nė Kosovė dhe kudo tjetėr.
Muzika e tij popullore dhe zbavitėse dėgjohej nga mija simpatizatė.
Kėndonte edhe nė disa gjuhė tė tjera pėrveē shqipes. Shetiste tėrė
botėn pėr t’ju sjellur prehje simpatizatėve tė shumtė nga mbarė bota.
Pėrfitonte para tė shumta nga profesioni i tij si muzikant dhe bėnte
njė jetė luksoze. Jeta e tij i ngjante njė labirinti tė ēuditshėm.
Suksesi dhe fama qė fitoi nga profesioni i tij bėnė qė ai ta formojė
njė personalitet jo aq tė mirė. Si pop-rocker, ishte “normale” pėr tė
qė tė jetė nė shoqėri me duhanin, alkoolin si dhe drogėn. Periudha e
viteve ‘92-’94 kishte qenė mė e keqja pėr tė, kur ai kishte filluar qė
ta pėrdorte edhe “pluhurin e bardhė”. E pranon me krenari se gjithnjė
ka qenė besimtar musliman, por kėsaj dhuntie nuk ia ka ditur vleftėn.
Temperamenti i tij edhe nė tė kaluarėn ishte i tillė, saqė mund tė
duronte ēfarėdo fyerje qė i bėhej, pėrveēse dikush tė fliste keq pėr
fenė islame, pėr Zotin e Madh, dhe pėr Muhammedin, alejhi selam. Nė
moshėn 40-vjeēare, pas sprovave tė shumta, kishte filluar tė mėndojė
seriozisht pėr qėllimin e tij tė jetės: “Pėrse jetoj dhe ēfarė do tė
bėhet me mua pasi tė vdes?”. Kishte filluar njė “betejė” me vetveten,
pėr tė bėrė ndryshime pozitive nė karakterin e vet: filloi me
braktisjen e duhanit, tė cilin e kishte konsumuar shumė, por as kjo nuk
i mjaftoi. Vuri nė shenjestėr alkoolin si shprehinė mė tė madhe tė tij,
dhe pėr njė moment i vuri vetes detyrėn qė ta braktisė atė pėr nje
kohė, sė paku pėr njė vit. Njė natė kur ishte i vetėm nė banesėn e tij
nė Mitrovicė, ku kishte qėndruar zgjuar deri nė mėngjes duke punuar,
befas dėgjon tinguj e ezanit tė sabahut. Fjala “All-llahu Ekber (shqip:
Zoti ėshtė mė i Madhi), ia kaplon zemrėn dhe ndjenjat e tij
shpirtėrore, dhe vendos definivisht qė t’i kthehet Zotit, i penduar nga
e kaluara e tij.
Braktisė menjėherė muzikėn pak ditė pasi e kishte montuar albumin e tij
tė dhjetė, albumin jubilar, dhe i kthehet xhamisė. I falur vathėt e
shumtė qė i kishte nė veshėt e tij, unazat e shumta, dhe i pret flokėt
e gjata qė i kishte, duke ndryshuar pamjen tėrėsisht. Flokėt sot i mban
tė shkurta, veshjen shumė modeste, orėn dhe njė unazė tė vetme e ka tė
vendosur nė dorėn e djathtė me motive islame. Mjekrrėn prej rockeri e
ka plotėsuar me mjekėrr tė plotė, sipas Sunnetit tė Muhammedit, alejhi
selam. Thotė se ky ndryshim ėshtė gjėja mė e mirė qė e bėrė nė jetėn e
tij.
“Kam pėrdorė para tė shumta nė jetėn time, dhe asnjeherė nuk kam ndier
kėnaqėsi. Tash mė ndodh shpesh qė ta kaloj ditėn me nga 3-5 euro, bile
me tėrė faljen time dhe kjo na mjafton. Askush tjetėr nuk punon nga ne,
pėrveē meje. Kam njė rrogė simbolike nė RTK, ku jam duke punuar ende
dhe me te kalojmė pėr mrekulli. Marr hua nė shitore dhe nuk merzitem
aspak. Dua tė bėj jetė tė ndershme dhe Hallall”, thotė Ferki Shala, ish
vokalisti i TNT. Sot ai karakteri i tij i vrazhdė, qė ishte dikur,
ėshtė shndėrruar tėrėsisht. Flet me zė tė butė dhe tė qetė. Gjatė tėrė
bisedės qė ai zhvillon me tė tjerėt, dominon fjalimi prej njė muslimani
tė pėrkushtuar. Fjala “El-hamdulilah”, qė nė shqip domethėnė,
Falėnderimi i qoftė Zotit, ėshtė shprehja mė e theksuar nga ai. Xhamia
“Isa Beg” nė Mitrovicė i ėshtė bėrė shtėpi e dytė, ku e kalon kohėn mė
tė madhe duke falur namaz, duke kėnduar Kur’anin dhe duke bėrė lutje
tek Zoti pėr veten dhe tė tjerėt. Banesa e tij nė qytetin e ndarė tė
Mitrovicės, ndodhet pikėrisht nė pjesėn veriore, dhe pėr kėtė hall ai
shprehet shumė i brengosur. Thotė se pikėrisht sot, pasi i ėshtė kthyer
fesė islame, sinqerisht ndien dhembje tė madhe pėr problemin e
Mitrovicės, dhe tash intenzivisht e lut All-llahun qė tė mundėsojė
zgjidhjen e problemit tė kėtij qyteti. “Mė mundon jashtėzakonisht
problemi i qytetit tonė tė ndarė - Mitrovicės, dhe thėnė tė drejtėn,
pasi kam filluar ta falė namazin, bash qitash kam filluar t’ia di
vleftėn vendit tim. Ta kishim tė paktėn njė xhami atje mirė do tė
ishte…”, thotė nė intervistė ekskluzive pėr JAVA, ish-vokalisti i
famshėm i bendit TNT. Java : Na thuani diēka pėr ju, pėr biografinė tuaj?

Ferki Shala: Bismilahi Rrahmani Rrahim!
Jam Ferki Shala nga Mitrovica. Jam i lindur mė 28 gusht 1963, nė
Mitrovicė. Tash jam nė moshėn 43-vjeēare. Jam djali i Fahri Shalės nga
Tirana, ndėrsa nėna Sadija ėshtė nga Novi Pazari. Jam i martuar dhe kam
dy vajza, Illdan dhe Rejalldan. Momentalisht jam duke punuar ende nė
RTK me “Big Bend”.
Java : Keni bėrė emėr me muzikė. Pikėrisht nė kohėn kur arritėt
nė kulmin e famės, braktisėt muzikėn. Si kishit filluar karrierėn nė
muzikė?
Ferki Shala: Eh…karriera ime! Thėnė tė drejtėn, unė shpesh po
pėrpiqem t’i shmangem kėsaj pyetje, por megjithatė do tė ju pėrgjigjem!
Kuptohet se muzika ka qenė arsyeja kryesore qė Ferki Shala ishte i
njohur nė masė tė madhe. Ndėrsa sot unė jam i dėshpėruar shumė nga ajo
karriera ime dhe, natyrisht, jam edhe i penduar thellė. Tash jam i
pėrqėndruar qė tėrė potencilalin tim dhe aftėsinė time qė mė ka dhuruar
Zoti ta pėrdor ashtu si edhe kėrkon Zoti, pra si musliman i
pėrkushtuar. Me njė fjalė, tė gjitha tė mirat qė mund t’i kam, tash pėr
tash edhe talentin tim qė ma ka dhėnė Zoti, jam duke bėrė pėrpjekje qė
t’i ushtroj nė destinacionin e duhur - nė Islam dhe pėr Islamin.
El-hamdulilah qė Allahu deshi tė mė mėshiroj dhe mė nė fund t’i kthehem
vetvetes, pasi kisha kaluar nė njė pozitė shumė tė pakuptimtė tė jetės
sime. Sa i takon karrierės sime prej njė muzikanti tė suksesshėm, duhet
tė pėrmendi vitin 1978, vit ky kur kam filluar tė merrem
profesionalisht me muzikėn. Unė sė bashku me disa shokė bėmė njė bend,
me emrin, “Boom Bendi”, kėtu nė Mitrovicė, me tė cilin vazhduam nja 5-6
vjet. Pas kėsaj periudhe fillova me TNT-nė edhe nė program dhe nė vitin
1984 nxorėm edhe albumin e parė. Ndėrkohė shkova edhe nė ushtri nė
Mostar, pra, nė ish-Jugosllavi. Atje qėndrova plot dy vjet dhe pas
kryerjes sė shėrbimit ushtarak bėja muzikė me disa bende tė atjeshme,
dhe pas kėsaj kohe shkova nė Zagreb, ku punoja. Edhe atje bashkėpunova
me disa grupe ngapak. Kėshtu edhe albumi im i parė doli kėtu dhe punėt
shkonin shumė mirė. TNT-ja bėri njė emėr tė madh dhe ne u bėmė tė
famshėm shumė shpejt. Mund tė them lirisht se kaseta e parė e RTP-sė
(Radio Televizionit tė Prishtinės) me muzikėn zbavitėse ishte pikėrisht
nga grupi TNT.
Kėshtu, duke punuar edhe me TNT edhe me disa bende tė njohura jashtė
Kosovės, pas nja 10-vitesh tė fillimit, na doli edhe albumi i dytė, i
cili vėrtet bėri jehonė tė madhe dhe ne fituam popullaritet tė madh.
Java : Cili ka qenė ky album?

Ferki Shala: Albumi ynė mė i njohuri, “Biondina”, i cili edhe ma bėri sherrin mė tė madh. Qajo “biondina” ma bėri sherrin.

Java : Pėrse thoni se ia keni pa sherrin albumit, i cili nė fakt ju bėri tė njohur - ju solli pėrfitime dhe famė tė madhe?

Ferki Shala: Po, tash po e shoh se e tėrė e kaluara ime kishte
qenė sherr, dhe pikėrisht kjo kėngė mė pati mundėsuar qė ta bėhėsha i
njohur nė masė tė madhe si kėngėtar.
Natyrisht, atėherė nuk kam menduar kėshtu, por tash e kam kuptuar shumė
mirė realitetin. Atėherė isha i ri dhe mė dukej interesante kjo, por
tash ndihem i dėshpėruar shumė nga e kaluara ime. Inshallah Allahu m’i
falė tė gjitha ato qė i kam bėrė nė tė kaluarėn time. Pastaj, pas
albumit “Biondina”, vėrshuan albumet tjera me radhė. Mė 1996 doli
albumi “S’ka me shqipen tonė”, e disa tė tjerė, deri nė vitin e kaluar
qė TNT-ja nxori albumin jubilar, albumin e vet tė dhjetė. Incizimi i
albumit tė fundit mua mė kishte zėnė nė njė pozicion tė vėshtirė, sepse
pas incizimit tė albumit, madje edhe spotin e kishim kryer, unė tashmė
kisha startuar tė fali tė pesė kohėt e namazit. Ka pasur diku njė javė
apo 10-ditė, ndėrmjet kohės kur albumi “Luje belin luje” kishte dalur e
unė kisha filluar tė fali namazin me rregull. Java : Si ndiheni tash pasi kėni braktisur tėrėsisht muzikėn
dhe keni filluar me faljen e rregullt tė namazit. Si e vlerėsoni tė
kaluarėn tuaj prej muzikanti tė suksesshėm?
Ferki Shala: Tė bėhemi tė sinqertė, natyrisht se e ndiej veten
mirė, sepse kam pasur sukses tė madh nė profesion dhe kjo nuk ėshtė pėr
tė ardhur keq. Sė pari, secili njeri qė ėshtė i ri mendon tė bėhet disi
i famshėm dhe i suksesshėm nė karrierė, dhe shumė njerėz nuk mund tė
arrijnė tė bėhen madje as tė njohur. Tė rallė janė ata qė kanė suksese
tė dėshirueshme. Ndėrsa, ne, TNT, kishim bėrė “bum” tė madh jo vetėm nė
Kosovė, por edhe nė shumė vende tė tjera tė botės dhe Europės.
Pikėrisht pėrmes muzikės neve na ishte mundėsuar edhe tė dalim nė shumė
vende tė ndryshme tė botės dhe kėtė unė e kisha dėshirė tė madhe.
Pėrpara dilnim jashtė Kosovės edhe pa muzikė, ndėrsa pas luftės e kemi
pasur shumė tė lehtė qė tė dalim si muzikantė kudo qė kemi dashur nė
tėrė botėn. Mirė kalonim dhe nuk mund tė mohohet se kemi pasur njė
vlerėsim tė madh pėrmes muzikės. Dilnim dhe shėtisnim nėpėr tėrė
Europėn dhe nėpėr botė dhe kjo nuk ka qenė njė gjė e vogėl.
Nuk jam mė TNT, por vetėm Ferkiu i thjeshtė


Interviu me Ferki Shala--Nga grupi TNT i cili e pranoi islam Ferkia

Java : Ju ka ndodhur qė ta ndieni veten tė lumtur gjatė kohės sa
merreshit me muzikė, meqė ishit nė kulmin e karrierės, kishit bėrė famė
dhe ishit shumė tė suksesshėm para se ta braktisnit muzikėn
pėrfundimisht?
Ferki Shala: Me muzikė…? Tash do tė tregoj njė gjė qė ndoshta
ėshtė e vėshtirė qė tė besohet, sepse ėshtė shumė e ēuditshme. Unė
besoj se jam i vetmi njeri nė botė qė jam marrė me muzikė prej ’78-tės
e qė nė tėrė jetėn time nuk kam dėgjuar mė shumė se njė muaj tė plotė
muzikė, pra, pėr krejt kėto 28-vjet tė karrierės me muzikė dhe 43-vjet
tė jetės qė po i bėj tash, unė nuk di se a kam dėgjuar mė tepėr se
1-muaj tė plotė vetė muzikė. Nuk e di si ta shpjegoj, muzika ka qenė
pėr mua vetėm ashtu “hajt” tė kėndoj dhe asgjė mė shumė. All-llahu mė
kishte dhėnė kėtė talent, mė kishte dhėnė zė tė mirė, dhe mė kishte
dhėnė njė shkathtėsi qė mund tė kėndoja kėngė popullore, kėngė
zbavitėse, pastaj kėndoja edhe turqisht, greqisht, shqip e
boshnjakisht, ēfarė tė duash. Kėngėt e TNT-sė kanė qenė tė tilla qė
kanė pasur interesim nga tė gjithė, qė nga fėmijėt e vegjėl e deri tek
pleqtė 70-80 vjet. Pra, ne bėnim muzikė pėr tė gjithė - madje edhe
nėpėr vende tė ndrsyhme tė botės dhe Europės. Kėshtu qė All-llahu mė
kishte vėnė nė kėto sprova tė jetės, me kėto sprova edhe mė bėri njeri
dhe falėnderoj prapė All-llahun qė mė nė fund u bėra njeri.
Java : E konsideroni sprovė tė hidhur apo sukses tė kaluarėn tuaj prej muzikanti tė suksesshėm?

Ferki Shala: Unė gjithmonė mė tepėr e konsideroj njė sprovė dhe
njė periudhė tė errėt tė jetės nėn tė cilėn qėndrova me vite tė tėra
larg sė vėrtetės. Nuk mund tė mohoj se kam pasur karrierė tė mirė pėr
tė cilėn ndoshta tė gjithė do tė lakmonin dhe mua mė kishte mundėsuar
Allahu qė tė kem sukses dhe famė nė kėtė mision tė dėshtuar.
Java : Nuk mund ta mohoni edhe faktin se prej muzikės keni pėrfituar edhe para tė shumta dhe keni bėrė jetė luksoze?

Ferki Shala: Ēka kam fituar prej muzikės? Pėr fat tė mirė sot
nuk kam tė trashėguar asgjė prej kėtij fitimi. E tėra ajo qė mė kishte
mbetur nga pėrfitimet me muzikė ishte njė kitarė, tė cilėn e kisha
blerė para pak kohe me paratė e fituara nga muzika, dhe atė e kam thyer
menjėherė. D.m.th., mund tė ju them me plot pėrgjegjėsi qė i vetmi send
qė e kam blerė prej muzikės ishte ajo kitarė. Pra, ndoshta jam ndėr tė
vetmit qė pėrkundėr fitimeve tė mėdha qė kishim nė karrierė, pas
27-vjetėsh qė merrem me muzikė, vjet e kam blerė vetėm njė kitarė, tė
cilėn e theva pastaj.
Nuk kam as banesė tė blerė prej fitimeve tė mia si kėngėtar, as kerr,
as shtėpi dhe as garazhė. Pra, absolutisht asgjė nuk kam pėrfituar
materialisht nga muzika, edhe pse nuk mund tė mohoj faktin se me muzikė
kam pėrdoruar para tė shumta gjatė jetės sime. Ka pasur raste tė shumta
kur as vetė nuk mund ta dija se sa shumė para kisha fituar. Mirėpo,
vetėmse i kam gjuajtur ato para ashtu siē i kisha marrė, pra mė kanė
shkuar ashtu kot siē edhe i fitoja kot. Dhe nuk po them se kanė qenė
pak para, para tė mira kam fituar, mirėpo Zoti ka dashur qė tė mos
pėrfitoj asgjė nga ato para; kanė shkuar ashtu si i kam marrė. Sot,
ndėrkaq, jetoj njė jetė tė pėrkryer nėn modestinė islame, kam vetėm njė
rrogė tė thjeshtė nga RTK-ja, ku jam duke punuar aktualisht me “Big
Bend”, dhe ato para qė i marrė atje mezi me dalim pėr shpenzimet e mia,
rrugėn dhe tė tjera. Asnjė anėtar tjetėr i familjes sime nuk ėshtė nė
marrėdhenie tė punės. Nuk kam asnjė tė afėrm diku jashtė qė tė mė
ndihmoj materialisht, megjithėtatė jetojmė njė jetė shumė mė tė
rehatshme. Nė rast se mebtem keq pėr ndonjė harxh nė familje, shkoj nė
shitore dhe marr hua. Nganjeherė ma shkruajnė emrin TNT, nė atė listėn
e borxhit, dhe menjėherė ua tėrheq vėrejtjen qė tė mos ma shkruaj mė
atė emėr. Nuk jam mė TNT, por vetėm Ferkiu i thjeshtė.
Interviu me Ferki Shala--Nga grupi TNT i cili e pranoi islam Ferkia





Azhuruar sė fundi ( Friday, 16 March 2007 )
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Interviu me Ferki Shala--Nga grupi TNT i cili e pranoi islam Empty Re: Interviu me Ferki Shala--Nga grupi TNT i cili e pranoi islam

Mesazh nga bislim Fri Aug 03, 2007 2:06 pm

mashAllah
bislim
bislim
::.. Fillestar/e i R.I ..::
::.. Fillestar/e i R.I ..::

Male Numri i postimeve : 25
Age : 39
Registration date : 08/06/2007

http://www.albanianhub.ch

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Interviu me Ferki Shala--Nga grupi TNT i cili e pranoi islam Empty Re: Interviu me Ferki Shala--Nga grupi TNT i cili e pranoi islam

Mesazh nga shehidi Thu Aug 09, 2007 12:55 pm

allahu e shperbleft kete vella per kete veprim shum te mir


shpresojm se ne te ardhmen edhe shoqria e tij do te kthehen ne fen e allahut
shehidi
shehidi
::.. Fillestar/e i R.I ..::
::.. Fillestar/e i R.I ..::

Male Numri i postimeve : 18
Age : 38
Registration date : 09/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Interviu me Ferki Shala--Nga grupi TNT i cili e pranoi islam Empty Re: Interviu me Ferki Shala--Nga grupi TNT i cili e pranoi islam

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi