Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jeta e profetit Ibrahim -2-

Shko poshtė

Jeta e profetit Ibrahim -2- Empty Jeta e profetit Ibrahim -2-

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Wed Aug 01, 2007 12:14 pm

Kjo mėnyrė besimi e zbuluar nė kohėt tona nėpėrmjet gėrmimeve
arkeologjike pėrmendet nė Kuran. Siē tregohet nė Kuran,
Ibrahimi refuzoi adhurimin e kėtyre idhujve:

Kujto Ibrahimin kur i tha babait tė tij,
Azerit: "Pėrse i adhuroni idhujt si zota? Unė besoj se ti
dhe populli yt po bėni njė gabim qė duket sheshazi."

Kėshtu Ne i treguam Ibrahimit mbretėrinė e qiejve dhe tė
tokės, me qėllim qė tė ishte prej besimtarėve tė vendosur.

Kur e mbuloi nata me errėsirėn e saj, ai pa njė yll dhe
tha: "Ky ėshtė Zoti im." Por kur ylli u zhduk nga shikimi,
tha: "Unė nuk i dua ata qė perėndojnė."

Kur pa hėnėn qė ngrihej lart, tha: "Kjo ėshtė Zoti im."
Por kur ajo perėndoi, ai tha: "Nėse nuk mė udhėzon Zoti
im, unė do tė jem prej njerėzve tė humbur."

Kur pa diellin tė ngrihej lart, tha: "Ky ėshtė Zoti im.
Ky ėshtė mė i madh." Por kur ai perėndoi, tha: "O populli
im! Unė nuk kam asnjė lidhje me ata qė ju adhuroni nė vend
tė Allahut."

"Unė i drejtohem - larg besimeve tė kota - Atij qė krijoi
qiejt e tokėn dhe unė nuk jam prej idhujtarėve." (El-En'am:
74-79)
Nė Kuran, nuk tregohet me detaje vendi ku lindi dhe jetoi
Ibrahimi, por fakti se engjėjt e dėrguar te populli i Lutit
shkuan tek Ibrahimi para se tė shkonin te Luti dhe i dhanė
gruas sė Ibrahimit lajmin e mirė tė lindjes sė njė fėmije,
tregon se Ibrahimi dhe Luti jetuan pranė njėri-tjetrit dhe
ishin bashkėkohės.
Njė ēėshtje e rėndėsishme rreth Ibrahimit nė Kuran, e papėrmendur
nė Dhiatėn e Vjetėr, ėshtė ndėrtimi i Qabes. Ajo u ndėrtua
nga Ibrahimi dhe djali i tij, Ismaili. Sot, e vetmja gjė
e ditur nga historianėt pėr tė kaluarėn e Qabes ėshtė se
ajo ka qenė njė vend i shenjtė qė nė kohėt e lashta. Vendosja
e idhujve nė tė gjatė kohės sė injorancės, para ardhjes
sė tė dėrguarit Muhamed, erdhi si pasojė e deformimit dhe
shtrembėrimit tė fesė hyjnore qė iu shpall Ibrahimit.


Ibrahimi nė Dhiatėn e Vjetėr
Dhiata e Vjetėr ėshtė burimi mė i detajuar pėr Ibrahimin
(Abrahamin), megjithėse ne nuk mund tė jemi tė sigurtė pėr
saktėsinė e tė gjitha informacioneve tė pėrmendura nė tė.
Sipas saj, Ibrahimi u lind rreth vitit 1900 p.e.s. nė qytetin
e Urit, njė nga qytetet mė tė rėndėsishme tė kohės, i cili
shtrihej nė jug-lindje tė Ultėsirės sė Mesopotamisė. Kur
lindi, ai nuk u quajt Abraham, por Abram. Emri i tij u ndryshua
nga Zoti mė vonė.
Njė ditė, sipas Dhiatės sė Vjetėr, Zoti e urdhėroi Abramin
tė linte vendin dhe njerėzit e tij pėr tė shkuar nė njė
vend tė panjohur dhe tė themelonte njė komunitet tė ri atje.
Abrami, nė moshėn 75 vjeēare, e dėgjoi kėtė thirrje dhe
u nis pėr udhėtim me gruan e tij qė nuk lindte, Sarai (e
cila mė vonė do tė njihej me emrin Sarah qė do tė thotė
princeshė) dhe djalin e vėllait, Lutin. Duke shkuar nė drejtim
tė tokės sė premtuar, ata qėndruan pėrkohėsisht nė Harran
dhe pastaj vazhduan udhėtimin e tyre. Kur arritėn nė tokėn
e Kananit tė premtuar pėr ta nga Zoti, atyre iu tregua se
ky vend ishte zgjedhur pėr ta dhe u ishte dhuruar atyre.
Kur Abrami u bė 99 vjeē, ai bėri njė marrėveshje me Zotin
dhe emri i tij u ndryshua nė Abraham. Ai vdiq kur ishte
175 vjeē dhe u varros nė njė shpellė afėr qytetit tė Hebronit
(sot: El-Halil) nė Bregun Perėndimor (Palestinė), i cili
gjendet nėn pushtimin e Izraelit. Kjo tokė, e cila u ble
nga Abrahami pėr njė sasi tė caktuar parash, ishte pasuria
e parė e tij dhe e familjes sė tij nė tokėn e premtuar.


Vendlindja e Ibrahimit sipas Dhiatės
sė Vjetėr
Vendlindja e Ibrahimit ka qenė gjithmonė njė temė e diskutueshme.
Ndėrsa tė krishterėt dhe ēifutėt thonė se Ibrahimi lindi
nė jug tė Mesopotamisė, mendimi mbizotėrues nė Botėn Islame
ėshtė se vendlindja e tij ėshtė Urfa-Harran. Disa zbulime
tė reja tregojnė se tezat e krishtera dhe ēifute nuk e pasqyrojnė
plotėsisht tė vėrtetėn.
Ēifutėt dhe tė krishterėt e mbėshtesin mendimin e tyre
nė Dhiatėn e Vjetėr, sepse nė tė thuhet se Ibrahimi ka lindur
nė qytetin e Urit, nė jug tė Mesopotamisė. Ibrahimi u edukua
nė atė qytet, mė pas u nis pėr nė Egjipt dhe arriti atje
pas njė udhėtimi tė gjatė, nė tė cilin ai kaloi nėpėr Harran,
rajon i Turqisė.
Njė dorėshkrim i Dhiatės sė Vjetėr i gjetur kohėt e fundit
shkaktoi dyshime serioze rreth vėrtetėsisė sė kėtij informacioni.
Nė kėtė dorėshkrim grek tė shekullit III p.e.s., i cili
ėshtė pranuar si kopja mė e vjetėr e Dhiatės sė Vjetėr e
gjetur deri tani, Uri nuk pėrmendet fare. Sot shumė studiues
tė Dhiatės sė Vjetėr thonė se fjala "Ur" ėshtė e pasaktė
ose ėshtė njė shtesė e mėvonshme. Kjo nėnkupton qė Ibrahimi
nuk lindi nė qytetin e Urit dhe mund tė mos ketė qenė asnjėherė
nė jetėn e tij nė Mesopotami.
Pėrveē kėsaj, emrat e disa vendeve dhe krahinave qė ata
nėnkuptonin ndryshuan me kalimin e kohės. Nė kohėn tonė
Ultėsirat e Mesopotamisė identifikohen zakonisht si brigjet
jugore tė Irakut, ndėrmjet lumenjve Tigėr dhe Eufrat. Megjithatė,
dy mijė vjet mė parė Mesopotamia pėrfshinte krahina tė tjera
mė nė veri, madje duke arritur deri nė Harran e duke u shtrirė
deri nė Turqinė e kohėve tona. Pra, edhe pse ne e pranojmė
qė shprehja "Ultėsira e Mesopotamisė" nė Dhiatėn e Vjetėr
ėshtė e saktė, do tė ishte e gabuar tė mendoje qė Mesopotamia
e dy mijė vjetėve mė parė dhe Mesopotamia e sotme janė pikėrisht
tė njėjtat vende.
Edhe pse ka dyshime serioze dhe mospajtime nė lidhje me
faktin qė qyteti i Urit ėshtė vendlindja e Ibrahimit, ka
njė pajtim tė pėrbashkėt pėrsa i pėrket faktit qė Harrani
dhe rrethinat e tij ishin vendi ku jetoi Ibrahimi. Pėrveē
kėsaj, njė kėrkim i shkurtėr i bėrė nė Dhiatėn e Vjetėr,
jep disa informacione qė pėrkrahin mendimin se vendlindja
e Ibrahimit ishte Harrani.
Psh, nė Dhiatėn e Vjetėr, zona e Harranit ėshtė pėrcaktuar
si "zona e Aramit" (Gjeneza, 11: 31 dhe 28: 10). Aty thuhet
se ata qė rrodhėn nga familja e Ibrahimit janė "djemtė e
Aramit" (Deutoronomi, 26: 5). Identifikimi i Ibrahimit si
njė "arami" tregon se ai e kaloi jetėn nė kėtė zonė.
Nė burimet islamike duket qartė se vendlindja e Ibrahimit
ėshtė Harrani dhe Urfa. Nė Urfa, e cila ėshtė quajtur "qyteti
i profetėve", ka shumė histori e legjenda pėr Ibrahimin.


Mospėrputhjet midis Kuranit dhe Dhiatės
sė Vjetėr
Dhiata e Vjetėr dhe Kurani duket sikur pėrshkruajnė dy
profetė tė ndryshėm tė quajtur respektivisht Abraham dhe
Ibrahim. Nė Kuran, Ibrahimi ėshtė dėrguar te njė popull
idhujtar, i cili adhuronte qiejt, yjet, hėnėn dhe idhuj
tė ndryshėm. Ai u pėrpoq me tė gjitha forcat qė t'i largonte
njerėzit e tij prej kėtyre besimeve supersticioze. Nė kėtė
mėnyrė ai ngjalli armiqėsinė e tė gjithė popullit, duke
pėrfshirė dhe babain e tij.
Aktualisht, asnjė prej kėtyre gjėrave nuk pėrmendet nė
Dhiatėn e Vjetėr. Hedhja e Ibrahimit nė zjarr apo thyerja
e idhujve tė popullit tė tij nuk pėrmenden nė Dhiatėn e
Vjetėr, nė tė cilėn Ibrahimi nė pėrgjithėsi ėshtė paraqitur
si stėrgjyshi i ēifutėve. Duket qartė se kjo pikėpamje ėshtė
futur nga paria e ēifutėve qė kėrkonte tė sillte nė plan
tė parė konceptin e racės. _ifutėt besojnė se janė njė popull
i zgjedhur pėrjetėsisht nga Zoti dhe ndihen superiorė ndaj
tė tjerėve. Kjo ėshtė arsyeja qė Ibrahimi ėshtė paraqitur
si stėrgjyshi i ēifutėve nė Dhiatėn e Vjetėr.
Tė krishterėt qė besojnė nė Dhiatėn e Vjetėr, mendojnė
se Ibrahimi ėshtė stėrgjyshi i ēifutėve, por vetėm me njė
ndryshim; sipas tyre Ibrahimi nuk ėshtė ēifut, por i krishterė.
Tė krishterėt, tė cilėt nuk i kushtojnė vėmendje konceptit
tė racės aq shumė sa ēifutėt, mbajnė kėtė qėndrim dhe kjo
ėshtė njė nga shkaqet e mospajtimit dhe konfliktit midis
kėtyre dy feve. Allahu sjell shpjegimin vijues tė kėtyre
argumenteve nė Kuran.

O ithtarė tė librave tė parė (ēifutė dhe
tė krishterė)! Pėrse grindeni pėr Ibrahimin, ndėrkohė qė
Teurati dhe Inxhili janė shpalluar pas tij? A nuk logjikoni,
pra?

Ja, ju polemizuat pėr atė gjė pėr tė cilėn keni dije (pėr
Isain). Pse atėherė polemizoni pėr ēėshtje pėr tė cilat
ju nuk keni asnjė dijeni (pėr Ibrahimin)? Allahu di gjithēka,
ndėrsa ju nuk dini.

Ibrahimi nuk ishte as ēifut e as i krishterė, por ai ishte
vetėm musliman (besimtar) me besim tė vėrtetė e tė pastėr
dhe nuk ishte prej idhujtarėve.

Vėrtet qė njerėzit mė tė afėrt me Ibrahimin janė ndjekėsit
e tij bashkė me kėtė Profet (Muhamedin) dhe besimtarėt.
Allahu ėshtė Ai qė i ndihmon besimtarėt. (Ali Imran: 65-68)
Nė Kuran, shumė mė ndryshe nga ajo qė ėshtė shkruar nė
Dhiatėn e Vjetėr, Ibrahimi paraqitet si njė profet, i cili
e kėshilloi popullin e tij qė tė largohej nga adhurimi i
idhujve. Qė nė rininė e tij ai e paralajmėroi popullin qė
tė hiqte dorė nga ky besim i kotė, por ata reaguan nė mėnyrė
agresive ndaj Ibrahimit duke u pėrpjekur pėr ta vrarė. Pėr
t'u larguar prej ligėsisė sė popullit tė tij pėrfundimisht
Ibrahimi u detyrua tė shpėrngulej.
----------------------------------------------------------------------
Jeta e profetit Ibrahim -2- Ok
(12) Everett C. Blake, Anna G. Edmonds,
"Biblical Sites in Turkey", Stamboll: Redhouse Press, 1977,
fq. 13
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi