Populli i Sebeit dhe pėrmbytja e Arimit -1-

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

albmuslim Populli i Sebeit dhe pėrmbytja e Arimit -1-

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. prej Wed Aug 01, 2007 11:17 am





Vendbanimi i Sebeit ishte njė argument i
qartė pėr banorėt e tij. Dy kopshte nė tė djathtė dhe nė
tė majtė. "Hani nga begatia e Zotit tuaj dhe falenderoni
(pėr) kėtė vend tė mirė dhe (pėr) njė Zot falės tė madh.
Por ata u larguan (nga bindja ndaj Allahut), kėshtu qė Ne
ēuam kundėr tyre sejlul-arim (pėrmbytjen nga diga e ujit)
dhe i shndėrruam tė dy kopshtet e tyre nė toka qė prodhonin
fryte tė kėqija e tė hidhura, drunj tė thatė dhe pak bar
tė egėr. (Sebe'ė: 15 - 16)

Populli i Sebeit ėshtė njė nga katėr qytetėrimet mė tė
mėdha qė populluan Arabinė Jugore. Ky popull vlerėsohet
se ėshtė formuar aty midis viteve 1000-750 p.e.s. dhe ėshtė
shkatėrruar rreth viteve 550 e.s. nga sulmet qė zgjatėn
pėr dy shekuj me radhė, tė persianėve dhe arabėve.
Koha e formimit tė qytetėrimit tė Sebeit ėshtė objekt i
shumė diskutimeve. Populli i Sebeit nisi t'i regjistronte
dokumentacionet qeveritare rreth vitit 600 p.e.s. Kjo ėshtė
arsyeja pėrse nuk ka dokumente tė tyre pėrpara kėsaj date.
Burimet mė tė vjetra, tė cilat i referohen
popullit tė Sebeit, janė kronikat vjetore tė luftės qė nga
koha e mbretit asirian Sargon II (722 - 705 p.e.s.). Nė shėnimet
qė Sargoni shėnonte pėr ata qė i paguanin taksa atij, pėrmendet
edhe mbreti i Sebeit, It'amara. Kėto shėnime janė burimi mė
i vjetėr i shkruar qė jep informacion pėr qytetėrimin e Sebeit.
Megjithatė nuk do tė ishte e drejtė tė arrish nė pėrfundimin
se kultura e kėtij populli u formua rreth viteve 700 p.e.s.,
duke u mbėshtetur vetėm mbi kėtė burim, sepse ka shumė mundėsi
qė Sebei tė ketė ekzistuar shumė kohė mė parė se tė regjistrohej
dokumentacioni me anė tė shkrimit. Kjo do tė thotė se historia
e Sebeit mund tė jetė shumė e hershme. Nė mbishkrimet e Arad-Nanmar,
njė prej mbretėrve tė fundit tė shtetit tė Urit, ėshtė pėrdorur
fjala Sabum, e cila mendohet se do tė thotė "vendi i Sebeit".39
Nė qoftė se kjo fjalė ka me tė vėrtetė kėtė kuptim, atėherė
historia e Sebeit ka nisur qė nė vitet 2500 p.e.s.






Shkrime tė shkruara nė gjuhėn
e popullit tė Sebeit.




Tė dhėnat historike qė flasin pėr Sebein zakonisht tregojnė
se kultura e tij, ashtu si ajo e fenikasve, ishte e pėrqėndruar
kryesisht nė veprimtarinė tregtare. Kėta njerėz zotėronin
dhe administronin disa nga udhėt tregtare qė kalonin pėrmes
Arabisė Veriore. Tregtarėt sebeinė qė transportonin mallrat
e tyre nė Mesdhe dhe nė Gaza, duke kaluar pėrmes Arabisė
Veriore, duhet t'i merrnin leje pėr kalim Sargonit II, sundimtarit
tė zonės ose t'i paguanin atij njė taksė tė caktuar. Kur
sebeinėt filluan t'i paguanin taksa mbretėrisė asiriane,
emri i tyre filloi tė regjistrohej nė shėnimet e kėtij shteti.
Sebeinėt njihen nė histori si njė popull i qytetėruar.
Nė mbishkrimet e sundimtarėve tė Sebeit janė pėrdorur shpesh
fjalėt "rindėrtoj", "dedikoj" dhe "ndėrtoj". Diga e Maribit,
e cila ėshtė njė nga monumentet mė tė rėndėsishme tė kėtij
populli, ėshtė njė tregues i rėndėsishėm i nivelit teknologjik
qė ky popull kishte arritur. Megjithatė, kjo nuk do tė thotė
se fuqia ushtarake e Sebeit ishte e dobėt, pėrkundrazi ushtria
sebeine ishte njė nga faktorėt mė tė rėndėsishėm qė kontribuoi
nė mbijetesėn e kulturės sė kėtij shteti pėr njė periudhė
tė tillė kaq tė gjatė.
Shteti sebein zotėronte njė nga ushtritė mė tė forta nė
rajon. Nė sajė tė kėsaj ushtrie, shteti ishte i aftė tė
ushtronte njė politikė ekspansioniste. Sebeinėt kishin pushtuar
tokat e shtetit tė vjetėr Kataban dhe zotėronin shumė toka
nė Afrikė. Gjatė vitit 24 p.e.s., gjatė njė ekspedite nė
Magrib, ushtria sebeine shpartalloi krejtėsisht ushtrinė
e Marcus Aurelius Gallus, guvernatorit romak tė Egjiptit.
Sebei mund tė portretizohet si njė shtet qė ndiqte njė politikė
tė moderuar, megjithatė nuk hezitonte tė pėrdorte forcėn
kur ishte e nevojshme. Me kulturėn e avancuar dhe ushtrinė
e tij, shteti sebein ishte njė nga superfuqitė e zonės nė
atė kohė.
Kjo ushtri jashtėzakonisht e fortė e shtetit sebein pėrshkruhet
edhe nė Kuran. Njė shprehje e parisė sebeine e treguar nė
Kuran tregon besimin e madh qė ata kishin nė ushtrinė e
tyre. Paria e popullit, duke iu drejtuar mbretėreshės, tha:


Ne kemi fuqi tė madhe dhe mundėsi tė mėdha
pėr luftė, por ty tė takon urdhri. Kėshtu pra, mendo mirė
se ēfarė do tė urdhėrosh. (En-Neml: 33)
Kryeqyteti i Sebeit ishte Maribi, i cili
ishte shumė i pasur falė pozitės sė favorshme gjeografike.
Kryeqyteti ishte shumė afėr lumit Adana. Pika ku lumi arrinte
malin Belak ishte shumė e pėrshtatshme pėr ndėrtimin e njė
dige. Duke e shfrytėzuar kėtė faktor, sebeinėt ndėrtuan
njė digė nė kėtė vend me qėllim qė tė ujisnin tokat e tyre.
Ata arritėn njė nivel shumė tė lartė mirėqenieje. Kryeqyteti
Marib ishte njė nga qytetet mė tė zhvilluara tė kohės. Shkrimtari
grek Plini, qė e kishte vizituar atė zonė, e cila i kishte
bėrė shumė pėrshtypje, tregon se zona ishte shumė e gjelbėruar.40
Lartėsia e digės nė Marib ishte 16 m, gjerėsia
e saj ishte 60 m, ndėrsa gjatėsia 620 m. Sipas llogaritjeve,
sipėrfaqja totale qė mund tė vaditej nga diga ishte 9600
ha, prej tė cilave 5300 ha i pėrkisnin ultėsirės jugore,
ndėrsa pjesa e mbetur i pėrkiste ultėsirės veriore. Kėto
dy ultėsira pėrmenden nė shkrimet sebeine si "Maribi dhe
dy ultėsirat".41
Shprehja "dy kopshte nė tė djathtė dhe
nė tė majtė" nė Kuran u referohet kopshteve mbresėlėnėse
dhe vreshtave nė kėto dy lugina. Nė sajė tė kėsaj dige dhe
sistemeve ujitėse, zona u bė e njohur si zona mė pjellore
e Jemenit. Francezi J. Holevy dhe austriaku Glaser vėrtetuan
nga dokumentet e shkruara se diga e Maribit ekzistonte qė
nė kohėt e lashta. Nė kėto dokumente tė shkruara nė dialektin
Himer thuhet se kjo digė e bėri territorin shumė pjellor.
Diga u riparua disa herė gjatė shekujve V - VI e.s., megjithatė
kėto riparime nuk mundėn ta parandalonin shkatėrrimin e
saj nė vitin 542 e.s. Shkatėrrimi i digės solli vėrshimin
e Arimit, tė pėrmendur nė Kuran, i cili shkaktoi dėme tė
mėdha. Vreshtat, kopshtet dhe fushat e kultivuara pėr qindra
vjet u shkatėrruan krejtėsisht. Pas kėsaj fatkeqėsie populli
sebein ra nė njė periudhė agonie, e cila shėnoi dhe fundin
e sundimit tė tyre.

_________________
Geschwindigkeit

..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 33
Registration date : 15/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi