Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fobitė

Shko poshtė

Fobitė Empty Fobitė

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Mon Jun 04, 2007 9:09 pm

Fobitė Head-clr-web
gjithė njerėzit kanė frikė. Sigurisht edhe ti. Frika ka lindur para
trimėrisė-thotė populli. Ky nuk ėshtė problem, pasi me kalimin e
rrezikut, kalon edhe frika. Po kur rreziku kalon dhe ty vazhdon tė tė
shoqėrojė frika? Po kur frika jote nuk justifikohet realisht nga
rreziku qė e ka shkaktuar atė? Atėherė ky ėshtė njė problem. Nėse njė
problem i tillė bėhet i qėndrueshėm tek ti, duke u pėrsėritur sa herė
takohesh me njė situatė tė veēantė, atėherė mund tė pėrshkruhesh si
fobik. Tė shohim shkurtimisht ēfarė thonė psikologėt pėr fobitė dhe
personat fobikė.


Fobitė janė frikėra tė qėndrueshme dhe tė
paarsyeshme ndaj njė objekti, aktiviteti apo situate tė veēantė. Ato
nuk kanė justifikim real, apo e tejkalojnė justifikimin real rreth
kėtyre frikėrave. Njerėzit fobikė pėrshkruajn tė kenė frikė nga
insektet, kafshėt, errėsira, lartėsia, fluturimi, tė folurit nė public,
etj. Ata janė tė bindur se do t’u ndodhė diēka shumė e keqe, nėse
detyrohen tė pėrballen me atė qė kanė frikė, pa patur mundėsi pėr t’u
shmangur, apo larguar. Viktima e kėtyre frikėrave, ndėrton lloj-lloj
filozofishė e strategjish tė forta shmangėse, pėr tė pėrballuar frikėn.
Njė pjesė e madhe e njerėzve, sidomos tė rinjtė, pėr tė ulur nivelin e
frikėrave tė tilla, pėrdorin lėndė tė ndryshme, tė dėmshme, si
alkoolin, duhanin dhe lloje tė ndryshme narkotikėsh.
Personat qė
vuajn nga fobi tė ndryshme janė tė vetėdijshėm pėr paarsyeshmėrinė e
frikės. P sh. Njerėzit qė kanė frikė nga ashensori, e dinė qė shumė
njerėz ngjiten e zbresin ēdo ditė me ashensor, pa u dėmtuar, megjithatė
ata kanė frikė ta pėrdorin.
Fobitė ndikojnė ndjeshėm nė aktivitetin
e individit p.sh. nėse objekti, apo situate e frikshme shmanget me
lehtėsi, personi pranon tė heqė dorė nga qėllimi qė kishte, mjafton qė
tė mos provojė frikėn, apo sikletin nė tė cilin e hedh ajo situatė
(p.sh. nuk merr pjes nė festėn pėr kku ishte nisur duke gjetur njė
justifikim). Nėse objekti, apo situatat e frikshme nuk mund tė
shmangen, personi pėrjeton frikė e panik tė pakontrollueshėm, duke e
bėrė tė pa mundur vazhdimin normal tė aktivitetit tė tij.
Personat
me fobi, zakonisht, provojnė shqetėsime tė konsiderueshme, si,
pagjumėsi, reagime kompulsive, dridhje djersitje, rrahje tė forta tė
zemrės, takikardi, humbje ndjenjash, mpirje, tharje tė gojės, shtrėngim
nė kraharor, dhimbje koke, djegėsim stomaku, urinim i shpeshtė ose e
kundėrta ekstreme, diarre, dobėsim i pėrkohshėm i shikimit, etj. Tek
personat fobikė bie ndieshėm dėshira pėr tė kryer aktivitete, mė tė
cilat ato mendojnė se mund tė ndeshen me objektin apo situatėn, nga e
cila kanė frikė.
Ērregullimet fobike janė tre llojesh:
1- Agorafobia
2- Fobia Sociale
3- Fobia Specifike.
Personat
me agorafobi trėmben nga tė qėnit nė situata, nga tė cilat largimi nė
rast “rreziku” ėshtė i pamundur, a poi vėshtirė, prandaj ato i shmangin
kėto situate ose kėrkojnė tė jenė gjithmonė tė shoqėruar nga njerėzit e
tyre tė besuar, i cili do t’i ndihmojė, pa i vėnė nė siklet, qė tė
largohen, nėse shfaqen simptomat e panikut.
Njerėzit qė vuajn nga
fobia sociale kanė frikė tė gjėnden nė qėndėr tė vėmendjes sė tė
tjerėve dhe tė kryejn veprime tė ndryshmė nė kėto kushte (p.sh. tė
mbajnė fjalime), kurse fobitė specifike lidhen me frikėra nga situate
specifike, nga tė cilat personi ka frikė.
Nga fobia janė tė prekur rreth 10% e popullsisė botėrore, ku pjesa mė e madhe vuajnė nga fobia sociale (rreth 7%).
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi