Besimtarėt, njerėzit qė pėrjetojnė mė pak ankth.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

albmuslim Besimtarėt, njerėzit qė pėrjetojnė mė pak ankth.

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. prej Mon Jun 04, 2007 9:06 pm

I dobėtMė i miri



S’ka
dyshim nė lidhjen qė ekziston mes shėndetit mental e fizik me
Krijuesin, i Cili di ēdo gjė pėr njeriun mė mirė se vetė njeriu. Ēdo
mėsim dhe kėshillė fetare ndikon nė korrigjimin e ndjenjave dhe
sjelljeve tė njeriut. Besimi sjell dukshėm qetėsi shpirtėrore:
“Kujtdo, nga meshkujt apo femrat, qė kryen njė punė tė mirė, Ne do ti japim tė jetojė njė jetė tė mirė e tė bukur.” (16:97)“Kush ndjek udhėzimin Tim, nuk do tė humbasė dhe nuk do tė jetė i pafat.” (20:123)

Nga shkalla e largimit tė shoqėrisė dhe individėve, varet edhe
shkalla e korruptimit dhe ēoroditjes sė mendimit dhe sjelljes, gjė qė
sjell ankth, konfuzion, shqetėsim e siklet, i cili vėshtirė se mund tė
largohet. Zemra e njeriut bėhet e vrazhdė dhe vetėm besimi e zbut atė.
Ajo bėhet aq e mjerė, saqė vetėm lidhja me Krijuesin e Lartė mund ta
largojė kėtė mjerim. Mungesa e besimit, pavarėsisht pėrparimit teknik
dhe zhvillimit material, nuk ka bėrė tjetėr, veē se ia ka shtuar mė
shumė brengat dhe vuajtjet shoqėrive. Kjo e vėrtetė ka shtyrė shumė
qėndra botėrore tė merren me shėndetin mendorė apo shpirtėror.
Specialistė tė shėndetit mendorė sugjerojnė praktika dhe teknika tė
ndryshme, duke i sjellė ato si alternativa pėr trajtimin e pjesėve tė
ndryshme tė ankthit dhe shqetėsimeve shpirtėrore. Islami nuk vjen
thjesht si njė alternativė, por shumė mė tepėr. Ai vjen si fuqi e
shpirtit, trupit e mendjes.Tė shohim sė bashku se si, idetė dhe besimet qė rjedhin prej besimit islam, ballafqohen dhe i rezistojnė ankthit dhe brengave:
Muslimani
beson se caktimi ėshtė nė dorė tė Zotit. Ai beson se vdekja as nuk vjen
mė shpejt e as nuk vonohet mė shumė nga ē’ėshtė e pėrcaktuar nga Zoti,
i Cili gjithashtu ėshtė edhe Pėrcaktuesi i fatkeqėsive. Ēdo gjė ėshtė e
njohur dhe e shkruar te Zoti qė pėrpara se njeriu tė krijohej. Nga kjo,
tek muslimani rrjedh besimi se ajo qė i ka ndodhur nuk mund tė mos i
ndodhte dhe ajo qė nuk i ka ndodhur nuk mund t’i ndodhte kurrsesi.
Njeriu shqetėsohet dhe brengoset pėr jetėn, rriskun dhe tė ardhmen. Nė
besimin e muslimanit, ēdo gjė vjen nga pėrcaktimi i Zotit, prej tė
Cilit pritet edhe e vetmja ndihmė e mundshme.“Kėrkoni ndihmė me durim dhe namaz…” (2:45)Praktikat
fetare islame mbjellin nė shpirt ndjenjat e qetėsisė dhe sigurisė.
P.sh. namazi i kryer me pėrkushtim, ėmbėlsinė e tė cilit e ndjen vetėm
praktikuesi, fisnikėron shpirtin dhe pastron mendjen. Durimi dhe namazi
janė forma adhurimi, tė cilat muslimani ia kushton vetėm Zotit. Kėto
pėr besimtarin janė armė me tė cilat ai pėrballon vėshtirėsitė e jetės.
Namazi ishte nga kėnaqėsitė mė tė mėdha tė Pejgamberit s.a.u.s. dhe pėr
besnikėt qė ndoqėn rrugėn e tij. Zoti e ka bėrė recitimin e Kur’anit
ilaē dhe ushqim pėr shpirtin.
“Vėrtetė duke kujtuar All-llahun
qetėsohen zemrat”, dhe mėnyra mė e mirė pėr pėrmendjen e All-llahut
ėshtė leximi i Kur’anit. Shembulli mė i mirė pėr kėtė ėshtė praktika e
sahabėve e reflektuar nė njė jetė tė shėndetshme shpirtėrore.
Kur
besimtari ndien se i mbyllen rrugėt, nxiton t’i lutet Zotit, duke qėnė
i vetėdijshėm se fuqitė dhe mundėsitė e Zotit janė absolute dhe nuk
krahasohen me asnjėlloj tė pushtetit qė zotėron njeriu. Zoti ėshtė afėr
njeriut. Ai e dėgjon lutjet e njerėzve dhe i pėrgjigjet thirrjes sė
lutėsve. Pejgamberi i Zotit, Muhammedi s.a.u.s. i lutej Zotit kur
ndodhej nė vėshtrėsi, qė Ai t’i nriēonte rrugėn e zgjidhjes:
“O Zot,
nga dija Jote kėrkoj tė mirėn, nga fuqia Jote fuqinė dhe kėrkoj nga tė
mirat e Tua tė mėdha. Ti mundesh dhe unė nuk mundem, Ti di dhe unė nuk
di, Ti je njohėsi mė i mirė i tė fshehtės.”
“O Zot, nėse kjo punė
ėshtė e mirė dhe e dobishme pėr besimin, pėr jetėn dhe pėr pasjetėn
time, atėherė mė jep mundėsinė ta kryej dhe mė jep bekimin Tėnd; e nėse
ėshtė e keqe dhe e dėmshme pėr mua,atėherė largoje nga unė. Mė sill tė
mirėn kudo qė tė jetė dhė mė bėj tė pajtueshėm me tė.”
Pasi
besimtari e ka kėrkuar tė mirėn, suksesin, zgjidhjen e dobishme nė ēdo
ēėshtje, ai e kryen punėn me ndėrgjegje tė qetė, duke iu bindur
vullnetit tė Zotit.
Ėshtė pikėrisht ky besim nė fuqinė, pushtetin,
mėshirėn e caktimin e Zotit, qė i krijon besimtarit musliman njė
mburojė mjaft tė fuqishme dhe tė sigurtė kundėr ankthit dhe
dėshpėrimit. Besimi nė All-llahun xh.sh. ėshtė padyshim ēelėsi i
sigurisė dhe qetėsisė sė muslimanit nė vėshtirėsi dhe gėzime, nė ditė
tė mira dhe tė vėshtira, nė rini dhe pleqėri, nė shėndet dhe nė
sėmundje, i kultivuar pėrmes bindjes dhe praktikės.
Vetėm nėn hijen
e besimit nė Zotin Fuqiplotė marrin kuptimin e vėrtetė jeta e vdekja,
gėzimi e hidhėrimi, vėshtirėsia e lehtėsimi, e mangėta dhe e plota, e
mira dhe e keqja, e kjo bėn qė njeriu tė pėrballet me to me statusin
shumėdimensional tė besimtarit.

_________________
Geschwindigkeit

..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 33
Registration date : 15/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi