STRESI DHE SEMUNDJET

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

albmuslim STRESI DHE SEMUNDJET

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. prej Mon Jun 04, 2007 9:05 pm

Graviteti i stresit dhe rrjedhimisht shkalla e
veprimit te tij mbi organizmin varet nga rendesia, zgjatja,
shpeshtesia, shumellojshmeria, shkalla e nderlikimit te kerkesave qe i
parashtrohen njeriut. Sa me i zgjatur ne kohe te jete stresi aq me i
rende ka ti ngjare te behet. Kjo nuk do ti thote qe stresori fuqizohet,
po aftesia jone perballuese ulet, raskapitet. Veprimi i stresoreve
behet me i rende kur keta veprojne ne te njejten kohe dhe ku jane
rradhitur e ngjeshur njeri pas tjetrit.

Stresoret e shumte ose te fuqishem cojne ne ezaurim
te organizmit, duke krijuar nje situate qe redukton ne menyre dramatike
aftesine e organizmi per t'ju pershtatur kerkesave te mjedisit ku
jeton. Aftesia intelektuale bie,pragu ndaj ngacmuesve rritet dhe
reagimi behet i papershtatshem. Keshtu stresi lind nje stres te ri.
Situata te tilla prodhojne ose shperthejne semundje te ndryshme, disa
edhe te renda.Jo te gjithe njerezit reagojn ne te njejten mase ndaj
stresit. Ne menyre te vecante tipi A i personalitetit eshte me i
priruri per te reaguar me stres te fuqishem ndaj ngacmuesve te
mjedisit. Ne menyre te permbledhur keta tipa te perkufizohen si
agresive, ambicioze, konkurrues, te orientuar nga puna, kronikisht te
padurueshem dhe gjithmone te preokupuar per realizimin e qellimeve
brenda afateve. Tipi A eshte gjithmone vigjilent dhe ne gjendje alarmi.
Pikerisht keta perbejne grupimin psikologjik me te prirur per stres te
fuqishem dhe per t'u semurur nga stresi.
Ne gjykimin thjesht
biologjik, lidhja ndermjet situates se stresit dhe semundjeve nuk eshte
e veshtire per t'u vendosur. Me ndryshimet biokimike qe lindin ne gjak
si dhe me ndryshimet e tjera ne gjendrat endokrine dhe demtimin e
mbrojtjes imunitare, faktoret stresor mund te shkaktojne nje numer te
madh semundjesh ne organizem. Lidhja ndermjet stresit dhe semundjeve te
zemres, hipertensionit arterial eshte e mirenjohur. Shume here te
semuret me infarkt te miokardit tregojne se semundja ndodhi pas nje
zenie ne pune, pas nje vdekjeje apo halli familiar, pas nje debati te
sforcuar apo nje humbjeje financiare. Neqoftese arteriet e zemres jane
paraprakisht te ngushtuara nga arterioskleroza, gjate stresit mbyllja
mund te jete e plote dhe mund te linde dhe infarkti. Ndikimi i stresit
eshte studiuar ne popullata massive gjate luftrave. Keshtu, 30% te
banoreve te Leningradit pesuan hypertension arterial gjate rrethimit te
tij, gjate luftes se II Boterore. Ushtaret e rinj pas 1-2 muajsh te
Luftes kane nje rritje te presionit arterial diastolic (vlera e vogel)
mbi 100mm Hg ne 27% te tyre. Ushtaret amerikane ne Luften e Korese
kishin ne mase te madhe ateroskleroze te eneve te gjakut te zemres, si
pasoje e stresit te luftes. Nuk jane te rralla vdekjet e papritura
gjate emocioneve te forta. Anasjelltas rritja e presionit arterial e
shkaktuar prej tyre mund te coje ne goditje te trurit. Stresi i zgjatur
con edhe ne uljen e forcave imunitare. Keshtu jane te njohura demtime e
mukozes se gojes ose infeksionet e tjera ne studentet gjate periudhes
se provimeve. Thinja e flokeve eshte gjithashtu nje e dhene ankdotale
por qe tregon ndikimin e fuqishem, gati te pabesueshem te stresit ne
organizem. Rubrikat e semundjeve te shkaktuara nga stresi nuk mbyllen
me kaq. Ulcerat e stomakut, semundjet nervore dhe deri tek kanceret
kane ne historine e tyre veprimin e faktoreve stresore.

_________________
Geschwindigkeit

..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 33
Registration date : 15/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi