Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NE JETOJME NE EPOKEN E STRESIT

Shko poshtė

NE JETOJME NE EPOKEN E STRESIT Empty NE JETOJME NE EPOKEN E STRESIT

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Mon Jun 04, 2007 9:05 pm

Niveli i tanishem i zhvillimit njerezor ose epoka
teknologjike i ka bere marredheniet njerezore me te nderlikuara, me te
perkohshme dhe per rrjedhoje, njeriu i sotem duhet te perballoje shume
pervoja te reja ne periudha kohore te shkurtera.Ne epokat e meparshme,
ishte e zakonshme qe brezi i ri trashegonte gati ne menyre stereotipike
pervojen prinderore dhe permbysjet kulturore te ndodhin ne trajektoren
kohore te shume gjeneratave. Per njeriun e sotem ku p.sh. dijet
biologjike dyfishohen cdo 5 vjet, eshte e zakonshme qe ne jeten e tij
te perjetoje 2 ose me shume permbysje kulturore.


Pervoja e vjeter e bazuar mbi te shkuaren duhet
zevendesuar, per ndryshe neqoftese ne jetojme me te kaluaren, mendimet
dhe veprimet tona divorcohen me realitetin dhe rrjedhimisht mbetemi
anash ne rrymen e zhvillimit. E neqoftese, midis pervojes sone dhe
kerkesave te kohes, krijohet nje hendek i madh, atehere edhe vet
mbijetueshmeria jone vihet ne pikepyetje. Shpesh here ambicjet jane
gati te pakufishme, ndersa mundesite gjithmone jane me te kufizuara.
Keto kontradita behen me te mprehta po te mendojme se njeriu i sotem
jeton jo vetem per mbijetueshmeri fizike por edhe per cilesi te jetes.
Shoqeria e sotme, te pakten deri tani bazohet ne dogmen qe "njeriu
vetem njehere jeton" dhe rrjedhimisht ai duhet te jetoje maksimumin e
mundesive te epokes se tij. Nen driten e arsyetimeve te tilla, njeriu i
sotem mund te perfytyrohet ne nje gare te vazhdueshme, te pandalshme me
zhvillimin.
Elementet zhvillimore te epokes sone na shkaktojne stres kryesisht nepermjet situatave te meposhtme:
1. Ndryshime shume te medha ne kohe shume te shkurter.
Ne
menyre te vecante, kur njeriu gjate jetes se tij ekspozohet ndaj 2 ose
me shume permbysjeve kulturore, ritmi i tille i zhvillimit ne menyre te
paevitueshme prodhon stres.
2. Kur nuk ke pergatitjen e duhur per t'iu adaptuar kerkesave te reja.
Kur
individit i mungojne modelet per te imituar ose shprehite (pergjigjet
dhe veprimet e aplikuara me perpara dhe qe i kane siguruar atij
zgjidhje te sukseshme) atehere perballimi i streseve behet i veshtire
dhe permasat e stresit te prodhuar jane te medha.
3. Erozioni i vlerave tradicionale pa zevendesimin e pershtatshem te tyre.
Vlerat
mund te jene filozofi, ngjarje, person, objekt, pervoje apo teori qe
kur zgjidhet ne menyre te lire i kontribuon kuptimit te jetes se
individit. Eshte ne karakterin e epokes sone qe shume vlera
tradicionale te humbasin domethenien perballe problemeve te kohes.
Moszevendesimi i tyre con ne boshllek te vlerave dhe rrjedhimisht
perben nje burim stresi.

TABELA 1.1
Ngjarjet jetesore - Masa e ndikimit ne jete (njesia)
Vdekje e bashkeshortit - 100
Divorci - 73
Ndarja fizike bashkeshortore - 63
Burgosja - 63
Vdekja e nje familjari te aferm - 63
Semundjet ose demtimer personale - 53
Martesa - 50
Pushimi nga puna - 47
Ripajtimi bashkeshortor - 45
Dalja ne pension - 45
Barra - 40
Ndryshimi i gjendjes financiare - 38
Vdekja e nje shoku te ngushte - 37
Rritja e pergjegjesise ne pune - 29
Largimi i djalit ose vajzes nga shtepia - 29
Zenka me vjehrrin (vjehrren) - 29
Fillimi ose nderprerja e punes per gruan - 29
Fillimi ose lenia e shkolles - 26
Zenia ne pune me punedhenesin - 23
Nderrimi i shtepise - 20
Ndryshimi i aktiviteteve kulturore - 18
Ndryshimet e shprehive te gjumit - 16
Ndryshimi i shprehive te ngrenies - 15
Shkuarja me pushime - 13
Shkeljet e vogla te ligjit - 114. Ndjenja e depersonalizimit ne eren teknologjike.
Zhvillimi
i vrullshem i krijon tek individi ndjenjen sikur ai eshte i
nenvleresuar dhe i parendesishem. Kjo mund te nxise depersonalizimin,
ndjenjen e vetmise dhe ndergjegjesin1in e te qenit jashte kontaktit me
mjedisin.Thomas Holmes dhe Richard Rahe, nga studimet e tyre, kane
hartuar te ashtuquajturen "shkalle te ripershtatjes shoqerore", e cila
vlereson nga pikpamja sasiore ne njesi ndikimin qe kane ngjarjet mbi
jeten e njeriut. Nje permbledhje e shkurter paraqitet ne tabelen 1.1 te
mesiperme.Nga studimet e ketyre autoreve del qe stresi behet i
rrezikshem vecanerisht neqoftese gjate nje viti individi grrumbullon
mbi 150 njesi. Gjate nje periudhe 6 mujore, 37% e atyre qe kane
grumbulluar 150-199 njesi, 51 % e atyre qe kane grumbulluar 200-299
njesi dhe 79% e personave qe kane pasur 300 e me shume njesi jane
semurur, te pakten nje here.Sigurisht qe vleresimi sasior i stresit i
dhene ne tabelen e mesiperme varet shume edhe nga karakteristikat dhe
konstitucioni shpirteror kombetar: Shoqeria shqiptare ne pergjithesi
dhe shqiptari ne vecanti, duke kaluar ne periudhe permbysjesh te
sistemit shoqeror, eshte duke iu nenshtruar kerkesave te reja,
permbysjeve kulturore, rivleresimit te vlerave dhe tradites e
rrjedhimisht nje stresi te fuqishem. Veshtiresite ekonomike dhe humbjet
masive ne njerez e kane bere stresin te kudondodhur nder ne. Pasojat e
ketij stresi reflektohen ne menyra te ndryshme ne jeten e njerezve
tane. Keshtu mjeket referojne per shtim te numrit te te semureve te
konsultuar, ndersa kardiologet referojne qe infarkti i miokardit keto
kohet e fundit po takohet ne mosha te reja, cfare tregon per rolin
favorizues ose shperthyes te stresit.
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi