DY FJALE RRETH STRESIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

albmuslim DY FJALE RRETH STRESIT

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. prej Mon Jun 04, 2007 9:04 pm

Njerez te moshave,
profesioneve, te intelekteve te ndryshme, dendur ne jeten e tyre' e
perdorin fjalen "stres" per te karakterizuar nje gjendje te vecante
psiko-emocionale te tendosur ose te mbingacmuar, kur ballafaqohen me
mjedisin rrethues te tyre. Ne te vertete, ne shumicen dermuese te
rasteve, perdorimi i ketij termi eshte jo i gjetur mire.

Per hir te tradites dhe per te evituar "stresin" e
termave ngaterrues do ta respektojme dhe perdorim fjalen stres per te
pershkruar edhe gjendjet e tendosjes ose te mbingacmimit. Termi "stres"
eshte futur ne mjekesi nga Hans Selye per te pershkruar pergjigjen e
organizmit kur mbi te ushtrohet ndonje veprim prej shkaktareve te
ndryshem te mjedisit rrethues. Megjithate kur perdorim termin "stres"
njerezit e zakonshem nuk kane parasysh as Selye-n as teorine e tij mbi
stresin. Njeriu eshte nje sistem i hapur ne ekuiliber dinamik me
mjedisin rrethues. Perkundrejt shumices se pikepamjeve qe e
konsiderojne stresin nje fenomen te demshem, njeriu nuk mund te
ekzistoje ne mungese te stresit sepse nuk mund te ruaje ekuilibrin me
mjedisim rrethues. Ne qofte se njeriut i kemi hequr stresin i kemi
hequr atij bazen e jetes. Por kur stimujt stresore behen te shumte,
intensive ose te zgjatur ne kohe, atehere pergjigja e organizmit behet
gjithnje e me e dobet dhe ne organizem mund te lindin semundje te
ndryshme. Ne kohen tone shume njerez, duke perfshire mjeket dhe
psikologet, ankohen per stres ne punen e tyre.Pothuajse cdo njeri qe
mendon se ka nje rol ne shoqeri, qe synon per nje pozite te respektuar,
ne kolektivin ku jeton, ankohet me ze te larte per stres ne jeten e
tij. Sa me i madh te jete admirimi dhe prestigji, aq me i madh eshte
edhe stresi. Ngjarja e perjetuar si stres nuk eshte e thene te jete
vetem vuajtje shkaktuese (distres), por ajo mund te jete edhe burim
kenaqesie (eustres). Prej lindjes deri ne vdekje njeriu dhe stresi jane
nje binom i pandashem.
Ne jeten e perditshme, ne punen e secilit,
stresi me se shpeshti shfaqet ne trajtat e meposhtme: presioni,
frustracioni dhe konflikti.
Presioni lind nga ndjenjat e brendshme
ose faktoret e jashtern kur ekziston nje kerkese per te shpejtuar ose
intensifikuar perpjekjet.
Frustracioni ndodh kur aftesia per te
arritur nje qellim te deshiruar pengohet ose bllokohet dhe; konflikti
ndodh jo vetem nga pengesa te vetme por kur je i detyruar te zgjedhesh
ndermjet dy ose me shume qellimesh. Ne jeten e perditshme keto forma
jane te nderthurura dhe kalojne ne njera-tjetren.

_________________
Geschwindigkeit

..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 33
Registration date : 15/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi