Gjumi....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

albmuslim Gjumi....

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. prej Mon Jun 04, 2007 2:57 pm

- Njė argument prej argumenteve tė ekzistimit tė Allahut tė Lartėsuar –
Thotė Allahu i Lartėsuar: “nga
argumentet e Tij ėshtė edhe gjumi juaj natėn dhe ditėn, edhe pėrpjekja
juaj pėr tė fituar nga tė mirat e Tij. Nė kėtė ka argumente pėr
popullin qė dėgjon”
[Err- Rrum, 23]


S’ka dyshim se gjumi ėshtė njė gjė e mirė, i ėmbėl,
tė cilit nuk ia din vlerėn pėrpos atyre, tė cilėt shtrihen mbi krevatet
e tyre e rrotullohen, ngase iu ėshtė vėshtirėsuar relizimi i tij. Nė
atė moment njė fenomen i paqartė e pėrfshin atė. Sa mirė ėshtė tė
shtrihemi mbi shtretėr, t`i mbyllim sytė e pastaj tė kalojmė prej botės
sė vėrtetė e tė errėt nė botėn e ėndrrave tė pėrditshme ku relizohet
ajo ē’ka shpirtrat tonė rreshqisnin nė tė prej shpresave tė cilat nuk i
kemi realizuar nė kohėn kur ishim zgjuar. Ndėrsa nė disa raste tjera e
gjejmė vehtėn nė situata kritike, prej tė cilave nuk na "shpėton" vetėm
zgjimi nga gjumi ... gjithėashtu shohim, dėgjojmė, qeshim, qajmė, e
krejt kjo ndodh kurse ne jemi tė fjetur nė shtreterit tonė.
Ē’farė
ėshtė gjumi, kjo gjė e ēuditshme prej sė cilės s’mund tė ngopemi dhe qė
atė e pėrserisim ēdo natė? Dhe, a flejnė gjallesat e gjalla ashtu siē
flejmė ne?
Kėto janė disa pyetje, tė cilat sillen nė mendjet tona
menjėherė pas pėrmendjes se ēfarėdo njohurie rreth gjumit apo edhe
vetėm me dėgjimin e fjalės "gjumė".
Para se tė zhytemi nė kėtė
temė, do tė dėshiroja tė tė pėrkujtoj ty vėlla i dashur musliman se
gjumi konsiderohet prej begative mė tė mėdha, me tė cilat Allahu i
Lartėsuar e begatoi gjallesėn e gjallė, bile ai nė realitet ėshte fakt,
qė si afrohet asnjė dyshim nė ekzistimin e Allahut tė Lartėsuar.
Pra,
gjumi ėshtė njė proces, i cili kryhet duke mos patur njeriu kurrfarė
ndikimi e as mbizotrimi. Nė njė moment tė caktuar, forcat e njeriut
fillojnė tė zvogėlohen dhe atėherė i vjen njė gjėndje e pėrgaditjes pėr
gjumė, e pas kėsaj gjumi ėshtė nė realizim tė patjetėrsueshėm qoftė
ditėn apo natėn.
Arritja e njohjes se rėndesisė sė gjumit ėshtė
njė gjė e mundshme dhe ajo pėrmes provave tė cilat janė zhvilluar nė
kafshė, prej tė cilave ėshtė zbuluar se gjumi ėshtė mė i rėndėsishem
pėr jetė se sa vet ngrėnja dhe pija.
Shkėncetarėt rusė kanė
vėrtetuar gjatė eksperimentėve tė tyre, tė cilat i kanė zhvilluar mbi
tė vegjėlit e qenėve se ata mund tė jetojnė mė shumė se pesė ditė pa
gjumė, nė kohėn kur tė ngjajshmit me ta flejnė njėzet ditė pa ushqim.
Tash e gjej vetėn para njė pyetje tė cilėn e kėrkojnė fjalėt e posathėna, e ajo ėshtė:
A flejnė gjallesat e gjalla si dhe a ėnderrojnė siē ndodh me ne njerėzit apo ka ndonjė dallim?
Prej
argumenteve tė fuqisė sė Allahut dhe Madhėrisė sė Tij ėshtė ajo se tė
gjitha gjallesat e gjalla bashkohen nė fenomenin e gjumit. Kafshėt
flejnė dhe zgjohen sikur njeriu, po ashtu ėshtė vėrtetuar se kafshėt
ėnderrojnė gjatė gjumit tė tyre. Gjatė eksperimenteve janė parė disa
qenė tė zgjohen nga gjumi tė shqetėsuar dhe duke shiquar nė tė gjitha
anėt, gjė qė jep shenjė se ata kanė qenė viktimė e njė gjumi tė
frikshėm. Po ashtu flejnė edhe kafshėt mė tė thjeshta, peshqit e
insektet edhe pse ndoshta ėshtė vėshtirė dallimi mes gjendjės sė tyre
zgjuar dhe fjetur. Disa eksperimente na japin kėto tė dhėna: vendoset
nė afėrsi tė insekteve apo kafshėve –gjatė natės- diqka qė ndikon nė to
apo i frikėson, nė kėtė moment ato nuk lėvizin deri nė mengjes. Pasi tė
zgjohen nė mengjes dhe atyre iu shfaqen ato pamje, kur ja ato lėvizin
lėvizjen e atij qė ėshtė frikėsuar apo shqetėsuar.
Prej
argumenteve tjera tė ēuditshme, tė cilat aludojnė nė mėshirėn e Allahut
tė Lartėsuar ėshtė edhe ajo se zogu flenė nė degė e nuk rrėzohet edhe
pėrkundėr asaj se shtrėngimi i zogut duhet tė dobėsohet sikur gjymtyrėt
e tjera kur i kaplon dremitja. Pejzat tė cilėt formojnė hapjen dhe
mbylljen e kthetrave tė zogut mbėshtillen rreth nyjes sė kėrceut tė
tij. Kur ai flen dhe ia mbėshtet peshėn e trupit kėsaj nyje atėherė
kėta pejza shtrėngojnė kthetrat e tij, kėshtuqė shtohet fortėsia e
shtrėngimit tė zogut pėr degėn, e krejt kjo ndodh pa kurrfarė mendimi
apo palnifikimi, bile duke mos u lodhur e as hetuar fare atė zogu!!
Largė ēdo tė mete je o Allah!! ... a nuk ėshtė kjo njė argument prej argumenteve tė Tij dhe mrekulli prej mrekullive.
Pra, vėlla i dashur musliman mendo pak nė kėto fakte tė qarta, qėndro me to disa ēaste!
Tani tė largohemi pak nga bota e zogjėve, insekteve, e tė meditojmė pak nė botėn e bimėve.
Shkencėtaret
e bimėve kanė pohuar se me studimin e tyre tė luleve si dhe me
ndryshimet qė ndodhin nė to nė ēdo kohė, ėshtė bėrė tashmė e qartė se
bimėt flejnė siē fle ēdo gjė e gjallė dhe se vėrejtja e gjumit nė lule
ėshtė shumė e kthjellėt. Shumė prej neve mendojmė se hapja e luleve
ėshtė si rezultat i ndikimit tė diellit apo dritės. E vėrteta nuk ėshtė
kėshtu, ngase ėshtė vėrtetuar se hapja e luleve nuk ka tė bėjė asgjė me
diellin apo dritėn dhe se ajo qė ne shohim nė formimin e luleve dhe
hapjen e tyre kthehet tek gjumi i tyre dhe zgjimi nga gjumi.
Kemi
disa lule, tė cilat hapėn nė mes tė natės, bile ato nė atė kohė janė nė
fazėn e plotė tė hajpes (ēeljes) sė tyre qoftė nata me hėnė apo e
errėsuar. Gjithashtu kemi disa lule, tė cilave iu mbyllen fletėt dhe iu
dorėzohen njė gjumi tė thellė nė kohė tė drekės, saqė fėmijėt e bujqėve
nė vendet ku mbijnė kėto lule e dijnė orarin e ushqimit tė tyre pėrmes
gjumit tė kėtyre luleve.
Pra, vėrejtem se edhe bimėt ndiejnė dhe ndikohen, dhe se kanė ēaste dinamike e e gjithė kjo sipas llojit tė bimės.
Ēfarė i shtynė gjallesat e gjalla tė flejnė?
Ekzistojnė mendime dhe komente rreth shkaqeve tė ndodhjes sė gjumit. Prej kėtyre mendimeve:
Ėshtė
se: Sasia e gjakut, e cila arrin nė tru shkakton gjumin ngase kjo
rezulton me tkurrjen e enėve tė gjakut ku si pasojė e kėsaj zvogėlohet
sasia e gjakut e cila kalon nėper to.
Dikush do tė pyeste: Cili ėshtė shakaku i ndodhjes sė kėsaj tkurrjeje tė enėve tė gjakut?
Mundėsia
ėshtė se enėt e gjakut tetrakom pėrmbajnė lėndė helmuese tė dalura nga
aktiviteti i gjakut, kjo shkakton tkurrjen e gjakut e pas kėsaj ndodh
gjumi si rezultat i kėsaj dhe vazhdon kjo gjėndje derisa tė pastrohet
gjaku prej kėtyre helmeve e pastaj zgjerohen enėt e gjakut dhe shtohet
sasia e gjakut, e cila kalon pėr nė tru e atėherė zgjohet njeriu prej
gjumit. Ky komentim ėshtė mė afėr sė vėrtetės por jo edhe i sakti,
ngase hulumtuesit nė kohėn e kaluar kanė dhėnė disa mendime rreth
komentimit tė fenomenit tė gjumit e prej tyre edhe ky mendim i quajtur
si "teoria kimike" e cila posa u pėrmend. Nė relitet, tė gjitha kėto
teori kanė dėshtuar nė komentin e tė vėrtetave tė pamohueshme (qė kanė
tė bėjnė me gjumin).
Nė kohėn e sotme, bota ka arritur nė atė se
gjumi ėshtė sinonim i njė largimi tė shkurtėr shpirtėrorė; ku shpirti e
braktis trupin orė tė caktuara gjatė natės apo ditės.
Megjithė
kėto qė u pėrmenden, ende argumentet vazhdojnė tė jenė tė ngurta nė
sqarimin e kėtij argumenti hyjnorė. Ndoshta ekzistojnė shkaqe tjera qė
kanė lidhje me rrymėn e trurit. Gjumi ėshtė njė kohė rehatie pėr trurin
pa tė cilin nuk bėn, kjo i ngjason mbushjes sė baterisė.
Ekzistojnė
edhe komente dhe pėrpjekje tjera tė cilat nuk e shoh tė arsyeshme qė
t`i ceki, qė mos tė vie deri tė pėshtjellimi dhe zgjerimi i temės.
Vdekja e vogėl!
Gjumi,
si cilėsi e pandashme e njeriut i nevojitet atij tėrė jetėn. Ai nuk
ėshtė nė kontradiktė me jetėn e as nuk ėshtė sinonim i vdekjes. Mirėpo,
gjatė tij mirret shpirti i njeriut e pastaj i kthehet atij pėrseri,
kėshtuqė trupi edhe mė tej vazhdon tė jetė i gjallė ndryshe nga vdekja
ku bėhet dorėzimi i shpirtit. Pra, marrja e shpirtit dhe kthimi i tij
nė tė fjeturin dallon krejtėsishtė nga dorėzimi i shpirtit tek i
vdekuri. Kėshtuqė, trupi i tė fjeturit vazhdon ende tė jetė gjallė me
tė gjitha ato qė i pėrmban jeta, vetėmse ai i humbė ato gjėra qė i ka
shpirti si: mendjėn, tė kuptuarit, veprimin, dėshirėn si dhe ndijimin e
kohės, kurse proceset e gjalla kimiko-fizike vazhdojnė tė punojnė
"vetvetiu" me tė gjitha qelizat e tij.
Nisur nga kjo, fjala se
gjumi ėshtė vdekja e vogėl ka kuptimet e saja pozitive tė inspiruara.
Shpirtin e tė fjeturit e merr Allahu i Lartėsuar e pastaj e kthen atė
prapė nė kohėn e zgjimit. Tė vėrtetėn e ka thėnė Allahu i Lartėsuar kur
thotė: “Allahu i merr shpirtėrat kur ėshtė momenti i vdekjes sė tyre (i
vdekjes sė trupave tė tyre), e edhe atė qė ėshtė nė gjumė e nuk ka
vdekur, e atij qė i ėshtė caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atė
tjetrin (qė nuk i ėshtė caktuar vdekja, por ėshtė nė gjumė), e lėshon
(tė kthehet) deri nė njė afat tė caktuar. Vėrtetė, nė kėto ka argumente
pėr njė popull qė mendon.” (ez Zumer 42)
Allahu i Lartėsuar e bėri
gjumin tė ngjajshėm me vdekjen d.m.th me daljen e shpirtit, kjo dalje
ėshtė e pėrhershme gjatė vdekjes kurse nė kohė tė caktuar gjatė gjumit.

Njeriu i fjetur sheh prej shenjave tė tė fshehtės (gajbit) dhe
nocioneve tė tij ēka s’mund ta arrij kėtė i zgjuari, gjithėashtu
mundėsohet ajo qė del pėrtej mundėsive tė shqisave materiale dhe fuqive
trupore fiziologjike tė njohura. Mirėpo, e gjitha kjo ėshtė nė
mundėsitė dhe fuqitė e shpirtit kur ai ėshtė nė fazėn e marrjes gjatė
gjumit. Qė tė gjitha kėto dėshmojnė nė ekzistimin e botėrave tjera dhe
horizonteve tė fshehta, tė cilat nuk i din askush pos Allahut tė
Lartėsuar. Kėshtu, gjumi i pėrngjan vdekjes nga disa anė, ai ėshtė
argument pėr tė dhe shenjė e tij. Nga kėtu, ne duhet ta pėrkujtojmė e
meditojmė mirė fjalėn e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe
edukatėn e tij dhėnė neve kur tė zgjohemi nga gjumi: “Elhamdulilah
el-ledhi ahjana ba`de ma ematena ve ilejhi en-nushur” ( Falendėrimi i
takon Allahut, i Cili na ngjalli pasi na bėri tė vdesim, e tek Ai ėshtė
kthimi). Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Marrė nga revista "et-Tewhid"
Pėrktheu:
Abedin Haxhiaj
(11 safer 1425 - 01.04.2004)

_________________
Geschwindigkeit

..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 33
Registration date : 15/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi