Rėndėsia e njohjes sė Akides --1--

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

albmuslim Rėndėsia e njohjes sė Akides --1--

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. prej Mon Jun 04, 2007 2:09 pm

Falėnderimi i takon All-llahut [subhanehu ve teala], i Cili na mundėsoi ta kuptojmė akiden (besimin) e vėrtet.


Ndėrsa salavate dhe selame dėrgojmė pėr Pejgamberin [sal-lallahu alejhi
ve sel-lem], familjen e tij tė pastėr, shokėt e tij besnik dhe mbi
gjithė ata qė e pasojnė rrugėn e tij me dinjitet deri nė Ditėn e
Gjykimit.



S’ka dyshim se tė folurit dhe tė shkruarit pėr
akidėn (besimin) e vėrtet dhe tė sqaruarit e bazave dhe thelbeve tė
saja ėshtė prej ēėshtjeve mė tė rėndėsishme dhe primare nė fe. Ngase
ekzistenca e Islamit gjindet tek pėrmirėsimi i besimit tė drejtė. Me
pėrmirėsimin e akides pėrmirėsohet njeriu nė tėrėsi. Me korrigjimin dhe
restaurimin e akides korrigjohet e gjithė shoqėria dhe jep fryte tė
bujshme dhe efekte pozitive. Gjithashtu dhe me dobėsimin dhe prishjen e
akidės prishet njerėzimi dhe Islami.

Nėse
bėjmė njė pasqyrim dhe studim tė shkurtė nė gjendjen e njerėzve do tė
vėrejmė se shumė prej tyre kanė gabime dhe mangėsi nė akide, qofshin
kėto gabime dhe mangėsi nė tė folurin e tyre apo nė veprat e tyre.


I gjithė ky defekt ėshtė si rezultat i moskushtuarit rėndėsi dhe kujdes
mėsimit tė akides (besimit) nė mėnyrė tė mirėfilltė dhe veprat qė e
prishin dhe ndikojnė negativisht nė besimin e njeriut.


Ndodhė qė tė takosh njė njeri qė supozon se ėshtė besimtar i
mirėfilltė, ka takvallek dhe se ka njohuri pėr besimin islam, mirėpo
nuk ėshtė ēudi tė vėreshė se ai vepron punė qė bien ndeshė dhe nė
kontradikta me parimet qė ai thėrret apo ua mėson tė tjerėve.


Ka shumė prej tyre qė nuk e pėrfillim mėsimin e akides dhe as qė i
japin rėndėsi duke menduar se nuk ka nevojė pėr ta mėsuar akiden dhe se
umeti nuk ka nevojė pėr kėtė. Mirėpo, nėse ia parashtron njė pyetje tė
thjeshtė se cilėt janė kushtet dhe negacionet e Shehadetit e gjen
memec ngase nuk din se si tė pėrgjigjet.


Dijetari i Famshėm Muhamed ibėn Abdulvehabi thotė: “Dije vėlla i dashur
-Allahu tė mėshiroftė- se kėrkimi i diturisė ėshtė obligim pėr ēdo
musliman ngase me dituri kurohet shpirti prej dyshimeve dhe sėmundjeve
tė tjera. Gjėja mė e rėndėsishme pėr njeriun nė kėtė aspekt ėshtė ta
mėsojė fenė e tij, dhe tė vepron mė atė ēfarė ka mėsuar ngase ėshtė
prej shkaqeve pėr t'u futur nė xhenet dhe mos njohja e fesė dhe
injoranca nė akide (besim) ėshtė shkak i futjes sė njeriut nė zjarr.” 1


Andaj ėshtė pėrgjegjėsi dhe detyrė e ēdo muslimani, i cili ka frik se
njė ditė do tė qėndrojė para All-llahut, ta mėsojė akiden dhe tė ketė
frikė dhe tė jetė i ndėrgjegjshėm qė mos tė bie nė rrjetėn dhe nė
kthetrat e shirkut dhe veprave qė e kundėrshtojnė apo janė nė
kontradiktė me teuhidin (besimin).


Dijetari i famshėm Muhamed ibėn Abdulvehabi fletė mbi rėndėsinė e kėsaj
teme dhe thotė: “Dije vėlla i dashur se ēėshtja e akides ėshtė prej
ēėshtjeve mė tė rėndėsishme dhe mė mė peshė. Andaj ėshtė detyrė dhe
obligim i ēdo muslimani tė kujdeset pėr tė, dhe tė mos bie nė ndonjė
vepėr qė e prish besimin duke mos e ndjerė. Le ta mėsojė Islamin dhe
kufrin (mosbesimin) qė nė kėtė mėnyrė i qartėsohet e sakta prej
gėnjeshtrės, qė kėshtu tė jetė largpamės dhe tė qėndrojė mbi baza tė
sigurta dhe mos tė mashtrohet me pasuesit e injorancės dhe dyshimeve,
edhe pėrse ata janė shumicė nė numėr por ata nuk kanė peshė dhe as
pozitė tek All-llahu [subhanehu ve teala] dhe i Dėrguari i tij." 2


Vėlla i dashur, nėse ndalėsh dhe mediton njė periudhė tė shkurtė do tė
vėresh se shumė njerėz kanė gabime dhe lėshime nė akide, kėto gabime
apo lėshimi mund tė vėresh nė shprehjet dhe veprat e tyre qė direkt
bien ndesh me teuhidin (Besimin) e pastėr. Madje vėren tek shumica e
tyre defekte dhe tė meta nė vetė kuptimin e teuhidit dhe realitetit tė
shirkut dhe veprave qė e prishin, njollosin dhe cenojnė teuhidin
(Besimin). Ky ėshtė njė ndėr shkaqet kryesore qė mė bėri tė shkruaj mbi
rėndėsinė e akides dhe se pėrse duhet tė kujdesemi dhe ta mėsojmė
akiden (Besimin).

Nga ana gjuhėsore fjala
teuhid do tė thotė “njėsim”, “unifikim” dhe vjen nga fjala arabe
(uehade), e cila do tė thotė tė njėsosh.


Ndėrsa nė aspektin fetar tehuid do tė thotė “Besimi se All-llahu ėshtė
Njė, pa partner nė dominimin e Tij dhe veprimet e Tij (Rububije); Njė,
i pangjashėm me asgjė dhe Njė i pangjashėm nė cilėsitė e Tij (Esmaa ue
Sifaat); Njė, pa rival nė Hyjninė e Tij dhe nė adhurim (Uluhije).

Teuhidi ndahet nė tri pjesė:

1. Teuhidi Rububije

2. Teuhidi Uluhije, el Ibade

3. Teuhidi Esmaa ue Sifaat


Ndarja e teuhidit nė tri pjesė nuk ėshtė decide dhe as qė e ka ndarė i
Dėrguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe as shokėt e
tij, por ndarjen e teuhidit ndodhi nė mėnyrė induktive dhe pas
ekzaminimit tė citateve tė Kur'anit dhe Hadithet e tė Dėrguarit tė
All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].


Dijetari i famshėm Bekr Ebu Zejd – Allahu e ruajt – thotė: “Ndarja e
teuhidit u bė nė mėnyrė induktive dhe pas ekzaminimit tė ajeteve dhe
haditheve gjithashtu argumenton se kjo ndarje ishte edhe tek dijetarėt
e parė si Ibėn Mendah, Ibėn Xherir et-Tabari dhe shumė tė tjerė.”

_________________
Geschwindigkeit

..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 33
Registration date : 15/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi