Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Disa rregulla dhe sjellje te Ehli Sunnetit dhe Xhematit 2

Shko poshtė

Disa rregulla dhe sjellje te Ehli Sunnetit dhe Xhematit 2 Empty Disa rregulla dhe sjellje te Ehli Sunnetit dhe Xhematit 2

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Mon Jun 04, 2007 1:58 pm

Si bazė pėr kėtė ėshtė fjala e Allahut: “O ju
qė keni besuar, nėse ndonjė i pandėrgjegjshėm u sjell ndonjė lajm, ju
shqyrtonie mirė, ashtu qė tė mos e goditni ndonjė popull pa e ditur
realitetin, e pastaj tė pendoheni pėr atė qė keni bėrė”
[El-Huxurat, 6]
Gjthashtu fjala e Allahut: “O
ju qė besuat, kur tė marshoni nė rrugėn e Allahut (pėr nė luftė), tė
jeni tė matur (tė mos nguteni), e mos i thoni atij qė ju shpreh selamin
(besimin): „Nuk je besimtar!”, duke kėrkuar me tė mjet (mall) tė jetės
sė kėsaj bote, e te All-llahu janė begatitė e mėdha. Ashtu
(jobesimtarė) ishit edhe ju mė parė, e Allahu ju dhuroi (besimin), pra
sqaroni mirė! Allahu e di nė hollėsi ēka veproni.“
[En-Nisa, 94]
Pra, Allahu i ka qortuar ata qė nguten nė bartjen e fjalėve dhe pėrhapjen e lajmėve pa u vėrtetuar mirė.
Thotė All-llahu [subhanehu ve teala]: “Madje
kur ju vjen atyre (munafikėve) ndonjė lajm qetėsues (kur fitojnė
muslimanėt) ose shqetėsues (kur dėshtojnė) ata e pėrhapin atė, e sikur
t’ia linin atė (pėrhapjen e lajmit) Pejgamberit dhe pėrgjegjėsėve tė
tyre, ata do tė dinin tė nxjėrrin pėrfundime (se si do tė duhej
shpallur)...”
[En-Nisa, 83].
Gjithashtu, i
Dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ve sel-lem] e ka ndaluar
pėrdorimin e fjalės “Ez-zeamu-pretėndim”, dhe fjalėve tė tjera qė
pėrdorėn nė kuptim tė afėrt me tė, sepse kėto fjalė nėnkuptojnė dyshim,
e jo saktėsi.
Thotė i Dėrguari i Allahut [salallahu alejhi
ve sel-lem]: “Sa e keqe ėshtė thėnia e njeriut “kanė pretenduar”. Imam
Begaviu ka thėnė: “E nėnēmoi kėtė shprehje sepse ajo nė shumicėn e
rasteve pėrdorėt nė biseda qė nuk kanė mbėshtetje e as vėrtetim, por
flet atė qė tregohet nė gjuhėt e njerėzve. Pėr kėtė i Dėrguari i
Allahut [salallahu alejhi ve sel-lem] urdhėroi qė tė vėrtetohet pėr atė
qė e flet dhe tė matėt nė atė qė e transmeton.
Kryesisht,
rėndėsia e sqarimit dhe vėrtetimit vie nė shprehje edhe mė shumė nė
kohėn qė ne jetojmė, nė tė cilėn ėshtė pakėsuar dituria, ėshtė dobėsuar
imani, ėshtė pėrhapur pasimi i dėshirave, shumė njerėz marrin guximin
tė gėnjejnė e sidomos nė mjetet e informimit, si p.sh.: revistat apo
agjensitė e lajmeve, tė cilat mbėshtesin stilin e ngacmimit, shtimin
dhe ndryshimin e lajmeve (informacioneve), apo qėllimin e futjes sė
fitneve nė mes dijetarėve dhe thirrėsėve islam dhe mes rinisė
muslimane. E tėrė kjo bėhet nė mėnyrė qė ata tė mos kenė kohė tė mirren
me diē tjetėr pėrveē se tė angazhohen nė mes veti.

Vėrtetimi dhe sqarimi ėshtė prej veēorive tė besimtarėve tė vėrtetė.
Thotė Imam Ibėn Xheriri nė tefsirin e tij: “All-llahu e ka veēuar me
kėtė cilėsi (sqarim dhe vėrtetim para gjykimit) popullin qė janė tė
bindur nė besim, sepse janė njerėz tė vėrtetimit nė ēėshtje dhe
hulumtojnė njohjen e realitetit tė gjėrave nė baza tė vėrteta dhe tė
shėndosha.
Kėtė e vėrteton dhe fjala e Hasan el-Basriut, i
cili thotė: “Besimtari i vėrtetė ėshtė ai qė ndalet deri sa tė
vėrtetohet”.
Nė lidhje me kėtė kemi gjithashtu fjalėn e
bukur tė ibėn Haxher el-Askalanit nė sqarimin e kėtij rregulli, i cili
thotė: “Ai qė ballafaqohet me verefikimin e ndodhive prej fjalėve,
veprave, fakteve dhe meritave tė njerzėve, duhet patjetėr qė t’i
shqyrtojė mirė burimet e informacionit. Ai nuk guxon tė gjykojė pėr njė
ēėshtje pėrveē nėse e vėrteton mirė. Nuk mjafton pėr tė gjykuar vetėm
me fjalė tė pėrhapura, e nė veēanti nėse shkakton ndonjė shpifje apo
dyshim nė ndonjėrin prej dijetarėve apo atyre qė dėshirojnė pėrmisimin.
Nėse te dikush realisht vėrehet diēka flagrante; qoftė fjalė, vepėr apo
qėndrim qė e ka bėrė tinzisht (jopublikisht), duhet mos nxituar dhe
tepruar nė pėrhapjen e asaj tė mete por majfton tė sinjalizon (qė tė
mos mashtrohen tė tjerėt). Ngase ka mundėsi qė ai veprim tė ketė ndodhė
pa dashje-gabimisht. Pėr kėtė, muslimani duhet patjetėr t’i njohė
vlerat e njerėzve, gjendjet dhe nivelet e tyre, nė mėnyrė qė mos t’a
ngre tė ultin e as mos ta ulė tė lartin”.
Gjthashtu Muhamed
ibėn Abdul Vehabi e sqaron rendėsinė e vėrtetimit para se ta mohojmė
njė ēėshtje ku thotė: “Nėse nuk u bėhet e qartė ndonjė ēėshtje apo
vendim nuk u lejohet qė ta kundėrshtoni atė, i cili ka dhėnė fetva ose
ka punuar me atė vendim derisa t’u bėhet e qartė gabimi i tij.
Pėrkundrazi, ėshtė obligim heshtja dhe pėrmbajtja derisa tė bėhėt i
qartė gabimi.

Prej argumentimit ėshtė edhe:

- Tė vėrtetohet njeriu prej shpifėsit se a llogaritet ajo shpifje a po
jo, drejtėsi apo e metė. Kėtė, pėr shkak se disa njerėz e llogarisin
atė qė ėshtė e drejtė tė padrejtė dhe atė qė nuk ėshtė shpifje e
llogarisin shpifje. Kėtė e stimulojmė me shembull:
I ėshtė
thėnė Shu’bės: Pėr ēka e refuzove hadithin e filanit? Tha: „E pashė
duke i ra kalit me kėmbė dhe e refuzova.“ Pra, kjo nuk llogaritet
shpifje e as e metė. Disa e kanė refuzu hadithin e Salih el Merij pėr
arsye se kur e ka permendur kėtė te Hamad ibėn Seleme, Hamadi iu fryu
hundėve.
Thote autori i librit El-Kifaje fi Ilmi Er-rivaje: „Fryerja e hundėve nga Hamadi nuk obligon refuzimin e hadithit.“

Pra, nėse llogaritet njė gjė e tillė e mohuar nė transmetimin e
hadithit qe t’i thuhet njė njeriu i padrejtė kur ai nuk ėshtė i
padrejtė, jasht transmetimit tė hadithit ka pėrparėsi mė shumė qė
njeriu mos tė llogaritet si diē i tillė pėr njė gjė tė vogėl.

Nėse kėrkohet argumentimi dhe vėrtetimi te njerėzit nė pėrgjithėsi, te
dijetarėt duhet tė jetė mė e veēantė. Sepse akuzimi dhe shpifja ndaj
dijetarėve pėr atė qė nuk e posedojnė shkakton shumė tė kėqija. Prej
kėtyre tė kqijave ėshtė se largohen njerėzit prej ilmit tė tyre dhe
mendojnė keq pėr ta. Ėshtė thėnė: “Mishi i dijetarėve ėshtė i helmuar,
ndėrsa zakoni i Allahut se si e dėnon atė qė i zbulonė mangėsitė e
dijetarėve ėshtė i ditur. Kush mundohet t’i kritikojė ata, Allahu do ta
sprovojė atė nejri me vdekjen e zemrės sė tij para se tė vdes ai.

DISA NGA PIKAT ME RENDĖSI NĖ ĒĖSHTJEN E ARGUMENTIMIT

1. Duhet qė patjetėr tė vėrtetohemi nė drejtėsine e atij qė bartė
lajmet dhe fjalėt, sepse All-llahu [subhanehu ve teala] thotė ne
kur’an: “O ju qė keni besuar, nėse ndonjė i pandėrgjegjshėm u sjell
ndonjė lajm, ju shqyrtonie mirė, ashtu qė tė mos e goditni ndonjė
popull pa e ditur realitetin, e pastaj tė pendoheni pėr atė qė keni
bėrė” [El-Huxurat, 6], dmth, njeriu i pandergjegjshėm (fasik) nuk
pranohet fjala e tij e as nuk besohet lajmi i tij.

2. Patjetėr duhet qė bartėsi i fjalės apo lajmit tė jetė i pėrpikėt dhe
tė jetė qė kupton mirė. Sepse ka disa nga besimtarėt qė janė tė drejtė
por nuk janė tė pėrpikėt apo e keqkuptojnė, e kupton gabimisht atė qė e
dėgjon. Nė lidhje me kėtė na bėn me dije i Dėrguari i All-llahut
[salallahu alejhi ve sel-lem]: “Ia ndriēoftė All-llahu fytyrėn njė
robi, i cili e ndėgjon fjalėn time, e mėson dhe e kupton atė dhe e
trasmeton ashtu siē e kam thėnė. Ndodhė qė bartėsi i fikhut (ilmit) nuk
kupton, ndėrsa ai qė e merr diturin tė jetė mė intelegjent sesa ai qė e
bartė.“ [transmeton Ahmedi nė musnedin e tij.]
Kėrkohet qė
nė bartjen e fjalėve, lajmėve apo fetfave tė bartėn tekstualisht pa
shtuar apo munguar diēka. Nėse bartėsi ėshtė jo i pėrpikt, apo nuk e ka
kuptuar fjalėn mirė, apo e ka dėgjuar me ngutėsi, mund tė ndodhė qė ta
ndryshojė kuptimin e fjalėve, tė cilėn e ka pas pėr qėllim folėsi.

Pėr kėtė, Ibėn Veziri na bėn me dije se nėse bartet fjala e
kundėrshtarit vetėm me kuptim dhe gjykohet sipas saj, i kemi bėrė
zullum-padrejtėsi kundėrshtarit sepse ai ndoshta ka shprehje tė
veēanta, qė me tė don ta tregojė qėllimin e tij.
3. Lidhja
me vendin ose pėrsonin, i cili e ka bartur lajmin ose fetvan dhe
vėrtetimi i thėnies sė tij. Kjo mund tė bėhet nese ai ėshtė gjallė, ose
me anė tė postės, ose me faks. Ndėrsa nėse pėrsoni ka vdekur duhet
patjeter tė vėrtetohemi nga thėnia e tij ose tė kthehemi ne librat dhe
shkrimet, nė kasetat apo artikujt e tij.
Autor:
Muhamed bin Salih bin Jusuf El-Alij
Pėrktheu:
Shaban Murati
(Ebu Zekerija)
9 safer 1426 – 19 mars 2005
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi