Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vlera e nijetit

Shko poshtė

Vlera e nijetit Empty Vlera e nijetit

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Mon Jun 04, 2007 1:55 pm

Vlera e nijetit Zemra
Muslimani beson nė peshėn dhe rendėsinė qė ka nijeti nė proporcion me
veprat tjera tė tija, qofshin ato fetare apo tė kėsaj bote, ngase tė
gjitha veprat formohen prej tij, sipas tij forcohen ose dobėsohen,
vlejnė apo nuk vlejnė, gjithnjė sipas tij. Ky besim i muslimanit nė
nevojėn e nijetit nė tė gjitha punėt si dhe obligimi i pėrmisimit tė
tij mbėshtetėt:


Sė pari: nė Fjalėn e Allahut tė Lartėsuar : “E duke qenė se ata nuk ishin tė urdhėruar me tjetėr, pos qė ta adhuronin Allahun me njė adhurim tė sinqertė ndaj Tij” [El-Bejjine, 5]
Gjithashtu: “Thuaj: "Unė jam i urdhėruar ta adhuroj Allahun, tė jem i sinqertė nė adhurimin ndaj Tij” [Ez-Zumer, 11]

Sė dyti: Nė fjalėn e Muhamedit alejhis salatu ve selam: "Veprat
shpėrblehėn sipas qėllimit, e secilit i takon ajo ēfarė ka pasė pėr
qėllim" (Trans. Buhariu, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.)

Gjithashtu: "Allahu nuk shiqon fizionomitė dhe pasuritė tuaja, mirėpo
shiqon zemrat dhe punėt tuaja" (Trans. Muslimi dhe imam Ahmedi).
Shiqimi i zemrave ėshtė shiqim i nijeteve, ngase nijeti ėshtė nxitėsi dhe shtytėsi kryesor drejt veprės.

Thotė Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem: "Kush synon njė vepėr
tė mirė dhe nuk e bėn atė, atij i shkruhet njė e mire…" (Trans. Imam
Ahmedi)
Pra, vetėm synimi i mirė bėn qė vepra tė jetė e mirė
dhe me tė tė realizohet shpėrblimi. Kjo pėr shkak tė vlerės sė nijetit
tė mirė.
Ndėrsa nė hadithin tjetėr thuhet: "Njerėzit janė
katėr grupe: Njė njėri tė cilit Allahu i Lartėsuar i dha dituri dhe
pasuri e ky me diturinė e tij vepron mbi atė pasuri. Atėherė thotė njė
tjetėr: Sikur tė mė kishte dhėnė Allahu mua ashtu siē i dha atij do tė
veproja njejtė siē vepron ai, kėta tė dy nė shpėrblim janė tė njejtė.
Njė njėri, tė cilit Allahu i dha pasuri e nuk i dha dituri, e ky e
nepėrkėmbė atė pasuri. Atėherė thotė njė tjetėr: Sikur tė kishte mė
dhėnė Allahu mua ashtu siē i dha atij, do tė veproja njejtė siē vepron
ai, kėta tė dy nė mėkat janė tė njejtė.” (Trans. Tirmidhiu)

Qė na jep tė kuptojmė se i pari u shpėrblye me nijet tė mirė me
shpėrblimin e punės sė mirė, ndėrsa pronari i nijetit tė keq mori
mėkatin e vepruesit tė punės sė keqe. Pra, rezultat i gjithė kėsaj
ishte vetėm nijeti.
Gjithashtu, nga hadithi i Pejgamberit
sal-lallahu alejhi ve sel-lem, kur ai ishte nė Tebuk: "Me tė vėrtetė nė
Medine gjinden disa njerėz, nuk kemi kaluar asnjė luginė, as s’kemi
shkelur ndonjė vend, i cili i mllefos pabesimtarėt, as s’kemi dhėnė
ndonjė lėmoshė, e as nuk na ka goditur uria vetėmse na kanė shoqėruar
nė tė gjitha kėto, e ata duke qenė nė Medine". I ėshtė thėnė atij: Si
mundet kjo o i Dėrguari i Allahut? Tha: "I ka penguar arsyeja, mirėpo
kanė marrė pjesė me nijet tė mire” (Trans. Buhariu dhe Ebu Davudi)

Atėherė pra, nijeti i mirė e barazoj joluftėtarin me luftėtarin nė
shpėrblim dhe e bėri jomuxhahidin tė arrijė shpėrblimin sikur
shpėrblimin e muxhahidit.
Poashtu hadithi tjetėr: “Kur tė
pėrleshen dy muslimanė me shpata, mbytėsi dhe i mbyturi janė nė zjarr”.
U tha: O i dėrguari i Allahut, kuptohet se njėri ėshtė mbytėsi, mirėpo
ēėshtė puna me tė mbyturin? Tha: "Ngase ai ka dėshiruar vrasjen e
shokut tė tij" (Trans. Buhariu, Muslimi dhe Nesaiu)
Kurse nė
njė transmetim tjetėr tė Buhariut qėndron: "Ngase ai ka qenė i
pėrgaditur pėr vrasjen e vėllait tė tij". Nijeti dhe dėshira e keqe
barazoi mes mbytėsit meritor pėr zjarr dhe mes tė mbyturit po mos tė
ishte nijeti i tij i keq do tė ishte prej banorėve tė xhenetit.

Poashtu hadithi tjetėr: "Ēdo njeri, i cili i cakton njė gruaje mehrin,
Allahu e di se ai nuk do t`ia jep asaj atė, kėshtuqė e mashtron atė nė
emėr tė Allahut dhe ia bėn vetės nderin e saj hallall nė mėnyrė tė
palejuar; e takon Allahun atė ditė kur e takon e ai llogaritet amoral
(zinaqarė). Ēdo njeri, i cili huazon nga njė tjetėr njė borxh, Allahu e
di se ai nuk do t`ia kthej atij, kėshtuqė e mashtron atė nė emėr tė
Allahut dhe ia bėn vetės hallall pasurinė e tij nė mėnyrė tė palejuar;
e takon Allahun atė ditė kur e takon e ai llogritet vjedhės." (Trans.
Imam Ahmedi dhe Ebu Maxhe)
Me nijet tė keq vepra e lejuar u shėndrrua nė haram dhe e ndaluar, kurse ajo ēka ishte jo e vėshtirė u bė mė vėshtirėsi.

Krejt kjo pėrforcon atė ēka beson muslimani nė rėndėsinė dhe peshėn e
nijetit. Pėr kėtė arsye muslimani i ndėrton tė gjitha veprat e tij mbi
baza tė nijetit tė mirė, siē jep mundin qė tė mos veprojė asgjė pa
nijet, apo nijet tė mirė ngase nijeti ėshtė shpirti i veprės dhe baza e
tij. Ekzistenca e veprės mvaret nga rregullsia e tij ndėrsa
pavlefshmėria e saj ėshtė rezultat i nijetit jo tė mirė. Vepra e
shoqėruar pa nijet pronari i saj bėn syfaqėsi, ėshtė njeri artificial
dhe i urrejtur.
Ashtu siē beson muslimani se nijeti ėshtė
shtylla e veprave, poashtu ai sheh se nijeti nuk ėshtė vetėm fjalė goje
(O Allah kam vendosur kėshtu ), por ai realizohet me shtytjen e zemrės
drejt veprės sė pranuar pėr njė qėllim tė mirė, qoftė ai pėrfitim i njė
dobie apo largim i dėmit, siē ėshtė dėshira e drejtuar drejt veprės pėr
tė arritur me tė kėnaqėsinė e Allahut apo zbatimin e urdhėrit tė Tij.

Muslimani kur beson se vepra e lejuar (mubah) shėndrrohet pėrmes
nijetit tė mirė nė vepėr qė meriton tė shpėrblehet, dhe se vepra e cila
meriton shpėrblimin kur i mungon asaj nijeti i mirė shėndrrohet nė
mėkat qė meriton dėnimin. Muslimani nuk beson se nijeti i mirė ndikon
nė gjynahe pėr t`i shėndrruar ato nė punė tė mira. Ai i cili pėrgojon
njė person pėr ti jep pėrshtypje tė mirė nė mendjėn e njė tjetri ai
ėshtė mėkatar ndaj Allahut tė Lartėsuar dhe nuk i bėn dobi atij nijeti
i mirė nė shiqimin e tij. Ai i cili ndėrton njė xhami me pasuri haram
nuk shpėrblehėt pėr kėtė. Ai i cili prezenton tubimet e vallzimit dhe
paturpėsisė, apo blen bileta llotarie me nijet tė nxitjes sė rrugėve tė
bamirėsisė, apo pėr ndonjė dobi tė xhihadit dhe tė ngjashme, ai ėshtė
kundėrshtarė i urdhėrit tė Allahut, mėkatar dhe pėr kėtė nuk
shpėrblehet.
Poashtu ai i cili ndėrton kupolla mbi varret e
njerėzve tė mirė, apo therrė pėr ta kurbanė apo ua pėrkushton atyre
zotimet me nijetin e dashurisė ndaj tė mirėve, ky ėshtė kundėrshtarė i
urdhėrit tė Allahut tė Lartėsuar, mėkatar pėr veprėn e tij edhe nėse
nijetin e ka pas tė sinqertė, siē i duket atij. Ngase, fare mirė dihet
se nuk shėndrrohet njė vepėr me nijet tė mirė nė vepėr e cila
shpėrblehėt pėrpos asaj vepre qė ėshtė e lejuar (mubah) nė veprimin e
saj, ndėrsa vepra e ndaluar (haram) nuk shėndrrohet nė vepėr tė lejuar
nė asnjė mėnyrė.

Marrur nga libri " Minhaxhul Muslim"
tė autorit:
Ebu Bekėr Xhabir el Xhezairi
Pėrktheu:
Abedin Haxhiaj
18 safer 1425 - 8 prill 2004
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi