Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njohje me Kur'anin – fjalėt e All-llahut tė Madhėruar

2 posters

Shko poshtė

Njohje me Kur'anin – fjalėt e All-llahut tė Madhėruar Empty Njohje me Kur'anin – fjalėt e All-llahut tė Madhėruar

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Mon Jun 04, 2007 1:51 pm

Njohje me Kur'anin – fjalėt e All-llahut tė Madhėruar Mus-haf2


Kur'ani ėshtė mė i njohur sėsa ta njoftojmė ne atė. Ai ėshtė i njohur
tek besimtarėt dhe tė mosbesimtarėt, tek tė devotėshmit dhe tek
mėkatarėt , tek fėmijėt dhe tek tė rriturit, tek njerėzit dhe tek
xhindėt.
Por, dijetarėt kanė vendosur njė rregull pėr t'u bėrė njerėzve tė lehtė dhe tė qartė lartėsinė dhe fisnikėrin e Kur'anit.


Fjala Kur'an ėshtė emėr nga emrat e Librit
tė All-llahut Fuqiplotė, qė rrjedh nga fjala arabe "KIRAETUN" qė nė
gjuhėn shqipe don tė thotė "Lexim".
Ndėrsa "Kur'an" nė kuptimin terminologjik ėshtė: Fjalėt
e All-llahut, tė zbritura tek Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]
nė gjuhėn arabe, qė e kanė bartur tek ne grup njerėzish brez pas brezi,
me leximin e tij i bėhėt adhurim All-llahut, dhe nuk ka mundėsi qė
dikush tė bėjė diēka tė ngjajshėm mė te, qoftė ajo edhe sureja mė e
vogėl.

Shpjegim:
- Kur themi "Fjalėt e All-llahut"
kuptojmė se nė te ēdo fjalė ėshtė e All-llahut tė Madhėruar, e nuk ka
nė tė diē tė shėnuar nga njerėzit apo xhindet apo melaiket.
- "Tė zbritura"
kuptojmė se nė tė nuk janė tė pėrfshira tė gjitha fjalėt e All-llahut,
sepse All-llahu ėshtė Folės, Ai flet kur tė dojė dhe fjalėt e tija janė
tė papėrfshira. Mirėpo, me dėshirėn e Vet i ka zbritur disa nga fjalėt
e Tija tek Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. All-llahu
[subhanehu ve teala] thotė:
قُل لَّوْ
كَانَ الْبَحْرُ مِدَادًا لِّكَلِمَاتِ رَبِّي لَنَفِدَ الْبَحْرُ قَبْلَ
أَن تَنفَدَ كَلِمَاتُ رَبِّي وَلَوْ جِئْنَا بِمِثْلِهِ مَدَدًا

"Thuaj
(O Muhammed njerėzimit): “Sikur deti tė ishte ngjyrė (pėr tė shkruar)
Fjalėt e Zotit tim, pa asnjė mėdyshje se deti do tė shterrohej para se
tė mbaronin Fjalėt e Zotit tim, madje edhe sikur tė sillnin edhe njė tė
dytė si ai nė ndihmė tė tij.”
[El-Kehf, 109]
- "Tė zbritura tek Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]"
kuptojmė se nė tė nuk janė tė pėrmbledhura Fjalėt e All-llahut, qė janė
zbritur tek Pjegamberėt tjerė, alejhim selam, si Tevrati i Musaut,
alejhi selam, Inxhili i Isaut, alejhi selam, etj.
- "Nė gjuhėn arabe"
kuptojmė se nėse pėrkthehėn apo komentohen kėto fjalė, ato nuk janė
Kur'an dhe nuk mundė tė bėhėt ibadet me to e as tė falim namaz me kėto.
Sepse All-llahu i ka zbritur nė gjuhėn arabe ashtuqė ta kuptojnė
njerėzit. Siē thotė All-llahu i Urtė:
إِنَّا أَنزَلْنَاهُ قُرْآنًا عَرَبِيًّا لَّعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ
" Nuk ka dyshim qė Ne e zbritėm atė Kur’an arabisht, me qėllim qė ju tė mund tė kuptoni." [Jusuf, 2]
- "qė e kanė bartur tek ne grup njerėzish brez pas brezi"
kuptojmė se fjalėt e Kur'anit i kanė transmetuar tek ne nga goja e
Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nga secili brez shumė
njerėz. Gjė qė vėrteton se Kur'ani ėshtė i ruajtur dhe nuk ka pas
mundėsi tė humbet origjinaliteti, tė humbet ndonjė fjalė apo t'i
shtohet. Edhe kėshtu do tė jetė i ruajtur deri nė Ditėn e Gjykimit nga
ana e All-llahut tė Fuqishėm.
ِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا الذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُ لَحَافِظُونَ
"Vėrtet Ne, jemi Ne qė e kemi zbritur Pėrkujtimin (Kur’anin) dhe padyshim qė Ne do tė jemi Gjithėruajtės tė tij." [El-Hixhr, 9]
- "me leximin e tij i bėhėt adhurim All-llahut" kuptojmė se kėtu nuk bėjnė pjesė hadithet Kudsij.
"Dhe nuk ka mundėsi qė dikush ta bėjė diēka tė ngjajshėm mė te, qoftė ajo edhe surėja mė e vogėl"
kuptojmė se Kur'ani ėshtė mrekulli nga ana e All-llahut [subhanehu ve
teala] dhe nuk ka mundesi dikush tjetėr tė bėjė diēka si Kur'ani, qoftė
njė fjalė apo njė sure tė vogėl. All-llahu i ka sfiduar tė gjithė
njerėzit dhe xhindėt prej qė i ka zbritur kėto fjalė e deri nė Ditėn e
Gjykimit qė tė vijnė me diēka tė ngjajshme, por tė dėshtuar mbetėn dhe
do tė mbesin, sepse
الَر كِتَابٌ أُحْكِمَتْ آيَاتُهُ ثُمَّ فُصِّلَتْ مِن لَّدُنْ حَكِيمٍ خَبِيرٍ

"Elif, Lam, Ra Ky ėshtė njė Libėr, Vargjet e tė cilit janė pėrsosur (nė
ēdo fushė tė dijes) dhe pastaj janė shpjeguar nė imtėsi nga Njė
(Allahu) i Cili ėshtė mė i Urti Gjithėgjykues, i Mirėnjohur (deri nė
imtėsi pėr ēdo gjė)."
[Er-rad, 1]
Pėrmblodhi dhe pėrshtati:
Kujtim Demiri
29 Mars 2007
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njohje me Kur'anin – fjalėt e All-llahut tė Madhėruar Empty Re: Njohje me Kur'anin – fjalėt e All-llahut tė Madhėruar

Mesazh nga Salahadin Sun Sep 16, 2007 1:50 pm

MashaALLAH Allahu te shperbleft
Salahadin
Salahadin
::.. Fillestar/e i R.I ..::
::.. Fillestar/e i R.I ..::

Male Numri i postimeve : 44
Age : 43
Registration date : 18/07/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi