Nacional-katolicizmi ---2---

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

albmuslim Nacional-katolicizmi ---2---

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. prej Mon Jun 04, 2007 1:36 pm

.


Sa i pėrketė ndihmave tė kishės katolike qė i ka dhėnė popullit tė
Kosovės nė kohėn e luftės dhe mbas saj, ēka na pėrkujton Ndreca, kėtė
askush (sidomos M.Kelmendi) nuk e ka injoruar. Askush nuk mund tė
harrojė ndihmėn politike dhe atė ushtarake tė popujve miq tė Kosovės.
Populli shqiptar ėshtė popull shumė mirėnjohės. Por kėto ndihma nuk
duhet tė kushtėzohen pėr qėllime tjera


Nėse
besimi ėshtė ēėshtje e ndėrgjegjes dhe kurkush nuk ka tė drejtė me
cenue dhe me gjyku ndėrgjegjen e tė tjerėve, sikurse cek Adriani,
atėherė shtrohet pytja: A ka dikush tė drejtė pėr tė keqpėrdorur
ndėrgjegjen e besimit pėr qellime tjera?
I ndjeri Mark
Sopi, si ipeshkvi i Kosovės (tre muaj para se tė vėhej gurthemeli i
katedrales nė Prishtinė) para Komitetit tė Kongresit Amerikan, mes
tjerash thotė: ”Katolikė kanė qenė edhe muslimanėt e Kosovės ... sot
kanė nostalgji pėr fenė e tė parėve (nė krishtėrim) dhe nuk ėshtė
ēėshtje e vėshtirė prapė tė kthehen nė te, sepse sot kemi kėso raste tė
tilla tė konvertimit dhe ky fenomen po rritet dita ditės. Duhet t’u
ndihmohet nė kėte ndergjegjėsim fetar.”
Shumė e ēuditshme, a po?

Ēfarė ndėrgjegje ėshtė kjo dhe a ka nevojė tė komentohet kjo
veprimtari antiislame dhe antikombėtare? Si mund tė luhet kėshtu me
fatin e popullit shqiptar? Si mund tė keqpėrdoret ndryshe liria fetare
dhe demokracia?
Ēka mund tė presin diēka tė mirė shqiptarėt
e besimit islam nga njė ipeshkv i tillė? Asgjė! Pse krerėt e kishės
katolike pranuan tė shkojnė nė Amerikėn mike pa pėrfaqėsuesit e
Bashkėsisė Islame tė Kosovės? Kėsaj i thuhet qė nėn petkun e fesė nė
emėr tė Zotit t’i pėrēajsh shqiptarėt dhe t’i sherbejsh Djallit. A ka
diēka mė tė keqe?
Ne sot jemi muslimanė tė cilėt e njohim
dhe e duam fenė tonė. Edhe pse nuk mund tė lavdėrohemi me tė kaluaren
islame, ne jetojme nė tokėn tonė ku islami frymėzon dhe inspiron
shumicėn e popullit shqiptar me tepėr se 6 shekuj. Populli shqiptar do
t’i del zot kombit, por do t’i qendrojė gjithmonė besnik fesė islame,
sepse nė Kur’an thuhet: “Te Zoti fe (e vėrteta dhe e pranuara) ėshtė
vetėm Islami” (3:19). Pėr ne kombi dhe feja janė njė tėrėsi e
pandashme, janė krijesa tė Zotit.

AN. i inspiruar nga
krerėt e kishės katolike thotė: Pėr me ndertue njė kishė nė Kosovė
mjafton qė kosovarėt katolikė ta duan njė gjė tė tillė ...”
Po, pse
vetėm pėr njė grusht katolikėsh po vlejka ky rregull, kurse jo edhe pėr
miliona shqiptarė muslimanė? A ja vlen qė pėr kisha e kryqe tė
rrezikohet toleranca ndėrfetare uniteti dhe interesi i populli
shqiptar?
AN., nė lidhje me debatin e qytetarėve, thotė se
populli nė Kosovė ka zgjedhur pėrfaqėsuesit e vetė tė denjė, tė cilėve
u ka besuar njė mandat nė pushtet ...”
Nuk mė besohet se ata
janė tė denjė. Atje po lulėzon korrupcioni dhe keqpėrdorimet e ndryshme
tė mafijave. Kėtė me mirė e dinė qytetarėt e Prishtinės. Sa i pėrket
mandatit tė besuar, kjo nuk dmth se ata duhet tė keqpėrdorin
pushtetitn dhe besimin e dhėnė nga populli. Prandaj reagimet (jo sa
duhet) janė prezente dhe tė arsyshme.

Adriani
na flet pėr ndėrtimin e xhamive nė Europėn e krishterė, por harron tė
cekė pse kjo nuk po ngjan nė Prishtinė dhe nė Tiranė, kryeqendra tė
banuar me shumicėn shqiptare tė besimit islam? Janė shqiptarėt
europianė apo nuk janė?


Ndėrtimet e tyre nė Europė kanė shumė dallim nga kishat katolike-politike nė Kosovė.

Pse katedralja katolike, nė njė mjedis me shumicė muslimane, paska
rėndėsi pėr Prishtinėn, pėr Kosovėn ... dhe mbarė botėn, sikurse kishte
deklaruar Kardinali Mc Carrick, kurse njė Qendėr Islame jo? Ēka dmth
ky favorizim i njėrit besim, dhe pėr ēfarė qėllime po bėhet kjo? Pse po
heshtin ata tė cilėt janė tė obliguar tė flasin?
Xhamijat e
ndėrtuara nė Europė (e as nė Kosovė) nuk kanė pretendime armiqėsore
ndaj besimtarėve tė krishterė, pėr t’i konvertuar nė fenė islame.
Se
ēfarė qėllime kanė krerėt e kishės katolike dėshmon rasti i ndėrtimit
tė Kishės katolike nė fshatin Kuqishtė tė Pejės, njė vend nė tė cilin
nuk ka asnjė besimtar katolik. Argat i kishės katolike-politike ishte
bėrė edhe prefekti i Pejės, Lajci. Kurse Ndue Kajtazi, famulltar i
kishės Shėn Ndou nė Gjakovė, thotė: “pas ndėrtimit tė kishės mbi 80
pėrqind tė rugovasve do tė konvertohen nė fenė katolike” (Lajm
20.07.05). Fyerje te rėnda dhe provokative pėr muslimanėt. Si mund tė
durohen kėto?

Qė ėshtė edhe mė keq, kėtyre punėve
djallėzore po u shėrbejnė edhe disa pseudointelektualė. Dr.Mujė Rugova
nė intervistėn e tij nė gazetėn “Lajm” (5 gusht 2005), pėrkrahė dhe
nxitė qė edhe zonat e tjera shqiptare tė ndjekin shembullin e
Kuqishtės, nė luftėn e kryqėzatave katolike tė shek. XXI. Tė nxisėsh
luftė fetare tek shqiptarėt sot, kur Kosova ėshtė nė prag tė shpalljes
sė pavarėsisė, kjo nuk ėshtė menēuri por fanatizėm fetar dhe varfėri
shpirtėrore intelektuale. Dr.M.Rugova na flet pėr misionarė tė paguar
tė Sadamit, Gadafit dhe Arafatit. Kjo ėshtė njė propagandė mė e
fėlliqur se ajo serbe, dhe dėshmon se autori i tyre, njeri (me titullin
e doktorit tė shkencave) por i pa kurrėfar ndjenje pėrgjegjėsie pėr
fjalėn e thėnė publike. Ku e ēojnė popullin shqiptar tė kėtillėt?
Nė shėrbim tė kujt janė ndėrtuesit e kishave katolike-politike dhe kush i paguan?

Ėshtė pėr t’u brengosur qė edhe nė Shqipėri ka tendenca tė kėtilla.
Atje besimtarėt ortodoksė po e kryqėzojnė harmoninė fetare me anė tė
ngritjeve tė kryqeve. Ishte rasti nė Elbasan, qytet me shumicė tė
besimit musliman, dhe rasti nė rrethin e Sarandės ku u ngrit njė kryq
prej betoni me lartėsi prej mbi pesė metra. (“Bota Sot”, shtator 2004).


Kush na qenka Shan Zefi qė paska tė drejtė tė insistojė pėr tė
ndėrtuar katedrale katolike nė vendin ku gjendet gjimnazi “Xhevdet
Doda”, nė qendėr tė Prishtinės? Pse kjo nuk vlen edhe pėr pėrfaqėsuesit
e besimit islam?



Kosova nuk ėshtė Francė,
dhe as Prishtina Paris. Pasi kjo dihet, atėhere pse po zbatojnė dhunė
psikike mbi shqiptarėt muslimanė? Ėshtė hipokrizi dhe mashtrim i
ideatorėve tė Katedrales kur thonė se, ajo mund t’i shėrbejė tolerancės
dhe mirėkuptimit, kur po dihet qė prej fillimit kjo kishte shkaktuar
nervozizėm, pėrēarje dhe moskuptime tė mėdha midis njerėzve. Kishte
eksplodim tė granatės. Me tė tillė njerėz nuk mund tė ndėrtohet e
nesėrmja e Kosovės?

Adriani thotė: “Mendoj se shumica
muslimane e shqiptarėve e din fort mirė se nderi dhe nami i Islamit nuk
mbrohet tue cenue kishat katolike, prandaj nuk besoj se nė gjinin e
besimtarėve tolerantė ka me pas vend pėr idena qė janė tė importueme
prej jashtė”.
Ėshtė e drejtė e secilit tė mendojė si tė
dojė, por shumica muslimane as qė ka pasė e as qė ka pretendime pėr tė
cenuar kishat katolike. Kisha katolike ėshtė ajo e cila po e cenon
Islamin...

Nacional-Katolicizmi

Sado me qenė njeriu demokrat dhe tolerant, nuk mundet me qenė indiferent kur lexon:

“Sepse gjeografikisht, historikisht, kulturalisht, me shekuj dhe
fetarisht jemi tė krishterė”, thotė Dom L. Gjergji. Kjo ėshtė njė
genjeshtėr. Si ėshtė e mundur qė ky njeri i kishės t’i “gėlltitė” 6
shek.tė kulturės, traditės dhe historisė islame nė Kosovė? Ky ėshtė
aktivitet i nacional-katolicizmit, tė udhehequr nga priftėrinjtė
katolikė, tė cilėt me politikėn e tyre, nėn petkun fetar, po e helmojnė
frymėn tolerante vėllazėrore tė shqiptarėve tė ushqyer dhe kultivuar nė
shekuj. Nuk ėshtė e njerėzishme qė nė emėr tė lirive fetare tė luftojsh
fenė e tė tjerėve. Popullit shqiptar kurrėsesi nuk i duhet njė
katolicizėm i tillė.

Sa i pėrket humbjes sė pėrkrahjes
sė miqėve, kjo aspak nuk ka tė bėjė me kundėrshtarėt e ndėrtimit tė
Katedrales. Nėse kėrkohet ndonjė pėrgjegjėsi, atėherė kėte duhet
kėrkuar tek organet udhėheqėse tė Kosovės dhe tek ato ndėrkombėtare.

emėr tė Katedrales prej fillimit ėshtė manipuluar. Pėr tė arsyetuar
ndėrtimin e saj ėshtė (keq)pėrdorur edhe emri i humanistes “Nėne
Terezės”, sikurse edhe i Gjergj Kastriot-Skenderbeut. Kjo ėshtė
kuptuar shumė mirė dhe me kohė.

Adriani, si pėrkrahės i
katedrales katolike, i ka dhėnė tė drejtė vetvetes edhe pėr t’i zbuluar
“fytyrat e vėrteta tė islamit”. Alitė, Islamat, Bajramat e Mehmetat, tė
cilėt i pėrmend ai, mund tė jenė muslimanė vetėm me emra. Nė Islam nuk
ka besim pa vepra, dhe vepra pa besim. Ata tė cilėt e injorojnė
vetvetėn nuk kanė dinjitet fetar.
Adriani dhe muslimanėt e
tij duhet tė pėrgjigjen: Pse shqiptarė ortodoksė e kanė katedralen nė
Tiranė, kurse muslimanėt nuk e kanė njė Qendėr Islame. Pse shqiptarėt
katolikė e kanė katedralen e tyre nė Tiranė, kurse shqiptarėt muslimanė
nuk e kanė Qendrėn Islame?? Pse shqiptarėt me rastin e festave tė
Bajramit tė falen jashta xhamisė, nė oborre dhe nėpėr rrugė nė asfalt
nė kohė tė ftohta, nė shi ... ? Ku ėshtė ndėrgjegja? Pse nėnēmohen dhe
pse pėrbuzen shqiptarėt muslimanė?
Mė ka befasuar Haxhi Dedė
Bardhi, Kryegjyshi botėror i bektashive, i cili kishte pranuar qė tė
nėnshkruhej nė Letrėn e hapur tė 32 intelektualėve shqiptarė, dėrguar
institucioneve tė Kosovės, ku kėrkohej tė ndėrtohet katedralja katolike
nė Prishtinė. Edhe ky nuk brengoset pėr vėllezėrit e vetė muslimanė nė
Shqipėri, por pėr fatin e katedrales katolike-politike nė Prishtinė.
Ēka i thuhet kėsaj: patriotizėm, fetarizėm apo politikė e keqe? Ėshtė
kjo pėr t’u qeshur apo pėr tė qarė?
Kėsaj nuk mund t’i
thuhet tolerancė dhe atdhedashuri, por me tepėr dyfytyrėsi ndaj fesė
islame dhe ndaj shqiptarėve muslimanė. Kjo nuk mund tė mshifet.

Uroj qė gjatė vitit tė ardhshėm faktorėt politikė, fetarė dhe
intelektual shqiptarė tė merren sinqerisht dhe moralshėm me punėt tė
cilat u takojnė dhe mos tė shkaktojnė huti, urrejtje dhe pėrēarje...

Nga: Nafi Baxhaku, Suedi
Feb 1, 2007, 12:06
Falun, 29.12.2006 © by Gazetajava.com

_________________
Geschwindigkeit

..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 33
Registration date : 15/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi