Ē’farė ndodhė me muslimanėt nė Tajlandė?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

albmuslim Ē’farė ndodhė me muslimanėt nė Tajlandė?

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. prej Mon Jun 04, 2007 1:18 pm


Konfrontimet tė cilat shpėrthyen me datėn 28.04.2004 nė mes forcave tė
sigurimit tajlandez dhe disa muslimanėve tė armatosur, tė cilėt i
pėrkasin Lėvizjės sė Bashkuar pėr Ēlirimin e Pattanit “Polo” nė qytetin
Pattani nė jugė tė Tajlandės ku gjatė kėtyre konfrontimeve u mbytėn 108
tė rinjė muslimanė, nuk ishin gjė tjetėr vetėm se njė episodė prej
episodave tė luftės kundėr muslimanėve tė Tajlandės, kėrkues tė
pavarėsisė dhe pėrmisimit tė kushteve tė tyre tė kėqija jetėsore nė
jugė.


Poashtu, dhuna e ushtruar, tė cilėn e
zgjodhėn forcat e armatosura tė sigurimit tajlandez kundėr tė rinjėve
muslimanė, tė cilėt sulmuan disa stacione policore pėr shkak tė
sjelljeve tė ashpra qė kishin forcat e sigurimit kundėr muslimanėve tė
kėsaj province. Dhuna mbi muslimanėt ishte deri nė atė shkallė saqė 30
prej tyre u strehuan brenda nė xhami, e ata e shkatrruan xhaminė pėrmbi
ta.
E gjithė kjo nuk ėshtė vetėmse
shprehje e njė gjėndje tė trishtueshme nga ana e qeverisė budiste ndaj
pėrparimit tė lėvizjes islame nė kėtė provincė jugore. Qeveria pėrfiton
nga gjėndja e armiqėsisė ndėrkombėtare kundėr muslimanėve pėr tė
shtypur ēdo rebelim apo pavarėsi drejt tė cilės vrapojnė muslimanėt e
kėsaj province.
Provinca e Pattanit, e
cila bie mes Tajlandės dhe Malizisė dhe e cila pėrmban 18% tė banorėve
tė Tajlandės (pėrafėrsishtė 5 – 8 milionė muslimanė), nė tė vepron prej
vitesh njė lėvizje islame e fuqishme, e cila thėrret pėr formimin e njė
shteti islam, i cili do t’i pėrfshinte provincat: Yala, Pattani dhe
Narathiwat, me shumicė muslimane nė jugė. Atje ekzistojnė pėrleshje tė
vazhdueshme mes qeverisė tajlandeze budiste dhe atyre muslimanėve, tė
cilat rezultojnė me shkeljen e tė drejtave dhe ndėshkimin e tyre.

Organizatat e ndryshme ndėrkombėtare kanė nxjerr raporte rreth
persekutimit tė muslimanėve tė Pattanit. I fundit ishte raporti i dalė
nga organizata pėr tė drejtat e njeriut Human Rights and Watch me
qendėr nė Nju Jork, e cila ka kėrkuar nga Tajlanda tė fillojė
verifikimin, siē e quajti ajo “shkallėn e lartė tė forcės
vdekjeprurėse” nė ngjarjet e fundit. Dėshmitarė okularė thanė se ka
qenė e mundshme zgjidhja e ēėshtjes nė mėnyrė paqėsore duke kapur
sulmuesit apo mosrealizimin e sulmit, tė cilin e kanė ditur forcat e
sigurimit paraprakishtė nga spijunėt. Mirėpo, qeveria zgjodhi gjuhėn e
forcės dhe shkatėrroi xhaminė “Geresek” mbi kokat e muslimanėve dhe
tuboi dy divizione mirė tė armatosura nė provincė pėr t’i frikėsuar
muslimanėt.
Turizmi – fshehtėsia e konfliktit!


Zonat jugore tė Tajlandės veēohen me atė se janė prej zonave turistike
tė rendėsishme nė vend. Vizitohen shumė nga turistė perėndimorė, veēmas
pėr shkak tė shtrirjės sė tyre nė kufi me Malizinė; prej vendeve
aziatike me tė mėdha tė zhvilluara ekonomishtė. Mirėpo, ky turizėm ka
lidhje me pėrhapjen e imoralitetit dhe tregtimin e femrave, dukuri e
cila nė Tajlandė pėrhapet me shpejtėsi marramendėse. Poashtu, ka lidhje
me qindra vende alkooli dhe klube tė natės, tė cilat po e shkatrrojnė
jetėn e muslimanėve tė provincės e qė bie ndesh me mėsimet e tyre
fetare.
Lėvizja “Polo” pėr ēlirimin e
Pattanit ka vrapuar disa herė pėr ta kundėrshtuar kėtė turizėm
shkatėrrues. Njė komunikatė e lėshuar nga lėvizja islame “Polo” – kjo
komunikatė ėshtė rezyme e organizatės sė bashkuar pėr ēlirimin e
Pattanit – nxitė popullin malajė tė jugut tė Tajlandės dhe muslimanėt e
tėrė vendit qė t’i pasojnė mėsimet islame. P.sh., njė komunikatė tė
cilėn e ka publikuar kjo lėvizje nė faqen e tyre tė internetit, me datė
7 Maj 2004, ua tėrheqė vėrejtjen muslimanėve qė mos t’i vizitojnė
klubet e natės dhe festimet me muzikė. Njėherit, kėrkuan prej tyre qė
nė vend tė kėsaj tė qėndrojnė nėpėr shtėpitė e tyre apo nė xhamija.
Komunikata thotė se: “Nėse i pėrfillni kėto mėsime, do tė jetoni tė
lumtur”.
Siē duket, nga pėrhapja e
vazhdueshme e imoralitetit nė provincėn islame dhe nga mosinteresimi i
qeverisė apo mospėrfillja e ndjenjave tė muslimanėve atje, ishte shkak
qė tė rinjėt e Lėvizjes sė Ēlirimit tė bėjnė njė sulm ndaj disa
stacioneve policore. Mirėpo, kjo gjė shkaktoi kundėrpėrgjigje tė
dhunshme nga ana e ushtrisė tajlandeze nga frika ndaj rrėzimit tė
prodhimit tė turizmit nė kėtė zonė tė rėndsishme, e cila llogaritet
vend turistik i mirė, mirėpo, nga kjo muslimanėt e kėsaj province nuk
pėrfitojnė.
Shumė qeveri perėndimore kanė
kėshilluar banorėt e tyre qė tė mos udhėtojnė pėr nė provincat jugore
tė Tajlandės pas konfrontimeve tė fundit. Kjo tregon se konflikti i
fundit erdhi si prapavi e turizmit edhe pėrkundėr pėrpjekjeve tė
qeverisė qė t’i paraqes sulmuesit si grupe hajdutėsh dhe prerės
rrugėsh. P.sh. njoftimi i Thaksin Shinawatra, kryetarė i qeverisė: “
Synimi i sulmit ishte vjedhja e armėve pėr t’i shitur pastaj!”.
Seri e vazhdueshme e konfrontimeve


Edhe pse konfrontimet e fundit mes ushtrisė tajlandeze dhe muslimanėve
tė provincės ishin me tė rrezikshmet pėr shkak se u vranė 108 muslimanė
dhe u plagosėn e arrestuan shumė tė tjerė, nuk ishte e para e as qė do
tė jetė e fundit, pėr shkak tė disa problemėve me rrėnjė historike, qė
zanafillėn e kanė tek mbretėria islame e Pattanit, e cila ėshtė formuar
nė shekullin e tetė hixhri. Kėsaj i kanė parapri disa konfrontime tjera
tė afėrme, pikėrisht nė Janar tė vitit 2004, ku si pasojė e shpėrthimit
tė disa pėrleshjeve qė nuk u dihej shkaku u vranė 60 persona nė zonat
muslimane jugore nė kufi me Malizinė. Poashtu, forcat e ushtrisė
tajlandeze kanė ushtruar njė sėrė arrestimesh qė pėrfshinė dhjetėra
muslimanė, gjoja pėr shkak tė lidhjes sė tyre me “terroristėt”. Ata
mbetėn ashtu nė gjendje arresti pa i gjykuar fare, gjė e cila shkaktoi
hidhėrimin e muslimanėve tė jugut.

Tajlanda, poashtu me datėn 11.08.2003, ka arrestuar prijėsin e shquar
tė grupit islamik aziatik Ridvan bin Isamudin i njohur me nofkėn
“El-Hanbeli”, tė cilin Washingtoni e akuzon se ėshtė planifikuesi i
sulmeve tė Balit nė tetor 2002 dhe sulmin mbi hotelin Mariot nė
Xhakarta nė gusht 2003. Nė tė njejtėn kohė ndodhėn operacione bastisėse
qė pėrfshinė njė numėr tė xhamijave, shkollave dhe disa fshatrave
pėrreth. Kėto operacione ngjallėn pakėnaqėsi tė madhe mes muslimanėve
atje.
Sayid Arifin Jahmah, kryetar i
komitetit islamik Jala, nė njė konferncė pėr shtyp tė mbajtur kohėve tė
fundit ėshtė shprehur se ajo qė e shton mė tepėr tensionin nė kėtė zonė
janė operacionet e kėrkimit dhe kontrollimit, tė cilat i kryen pushteti
nėper shkollat dhe ndėrtesat islamike nė kėrkim tė pėrsonave, tė cilėt
veshin rroba tė bardha dhe i lėshojnė mjekrrat. Disa prej muslimanėve
tė provincės maliziane Kelantan, nė kufi me Tajlandėn, treguan se disa
prijės muslimanė nė Tajlandė kanė hetuar frikėn ndaj sigurisė sė tyre
personale, andaj kohėve tė fundit i janė drejtuar Mailizisė.

Disa funksionarė tė provincės Pattani kanė mohuar pretendimet e
qeverisė se ka prezencė tė terroristėve, ata thanė: Kjo ėshtė
justifikim dhe shansė, tė cilėn e ndoqi ēdo qeveri e cila pėrmban
pakicė muslimane si; Filipinet, Kina etj, pėr t’i shuar lėvizjet islame
liridashėse nė kėto provinca, nėn moton “Luftimi i terrorizmit”, tė
cilėn e shpallėn Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Nė kėtė kontest ėshtė transmetuar nga shkrimtari musliman tajlandez
Mensur Salih, me banim nė zonėn jugore tė Tajlandės, tė ketė thėnė:
“Nuk ka terroristė nė jugė tė Tajlandės... gjithashtu nuk ka as pėrsona
tė pėrafėrt me organizatat Alkaida apo Xhemaa Islamijja (xhemati islam)
nė kėtė zonė”. Salihu shton se: “Nuk janė tė gjithė muslimanėt nė
Tajlandė luftėtarė. Mirėpo, ka tė atillė qė me tė vėrtetė janė tė
pėrfshirė nė organizatėn vendase, e cila thirret “Elmuxhahidin”. Ata
janė njė grupė i gatshėm pėr tė vdekur me qėllim tė ēėshtjės sė
ndarjės. Ne nuk kemi mundėsi t’a ndalim kėtė prirje pėrderisa nuk ka
sasi tė mjaftueshme tė zhvillimit, e cila do t’i ndihmonte muslimanėt e
jugut qė tė pėrparojnė”.
Gjėndja vazhdon
tė pėrkeqėsohet me pėrhapjen e klubeve tė natės, vendėve tė alkoolit
dhe shtėpive publike nė kohėn kur muslimanėt ndjehėn tė hidhėruar nga
mospranimi zyrtar nga ana e shtetit pėr gjuhėn, kulturėn dhe origjinėn
e tyre malaje islame edhe pėrkundėr kalimit tė mė shumė se 102 viteve
qysh se qeveria e Tajlandės ia bashkoi vetės mbretėrinė Siam (nė atė
kohė); mbretėrinė islame Pattani nė vitin 1902.
Muslimanėt, nga mbretėria e Pattanit nė pakicė!


Provinca Pattani shtrihet mes Malizisė dhe Tajlandės. Origjina e
popullit tė saj i takon grupit muslimanė malajė. Flasin gjuhėn malaje
dhe kėtė gjuhė deri me sot e shkruajnė me shkronja arabe pėr shkak tė
rrėnjeve tė tyre arabe qysh prej formimit tė mbretėrisė muslimane tė
Pattanit nė shekullin e dytė hixhri.

Burimet historike tregojnė se islami nė Pattani ka arritur pėrmes
tregėtisė nė shekullin e pestė hixhri dhe vazhdoi tė pėrhapet derisa u
shndėrrua e tėrė zona nė zonė muslimane dhe nėn gjykimin e muslimanėve
nė shekullin e tetė hixhri. Kėshtuqė Pattani u bė mbretėri e pastėr
muslimane dhe e pavarur.
Kur portugezėt
pushtuan Tajlandėn, insistuan tek prijėsat e saj qė patjetėr tė
pushtohej Pattani nė mėnyrė qė tė shuhej dominimi islam dhe tė
shfrytėzohen tė mirat e saj. Kėshtuqė tajlandezėt pushtuan Pattanin nė
vitin 917 (hixhri). Mirėpo, nuk qėndruan shumė e u larguan pas pak nėn
trysnin e rezistencės islame. Me shtrirjen e pushtimit anglez nė zonėn
aziatike, Anglia hyri nė Tajlandė dhe Pattani. Me rolin e tyre shtypėn
mbretėrinė e Pattanit dhe muslimanėt e saj. Dobėsuan provincėn, gjė e
cila e hapi rrugėn para mbretėrisė sė Tajlandės pėr t’ia bashkuar vetės
zyrtarisht Pattanin nė vitin 1320 (hixhri) gjegjėsisht nė vitin 1902
pas njė serie tė gjatė tė revoltave dhe rezistencave trimėrore nga ana
e muslimanėve. Ky bashkim ishte fillim i njė akti tė ri nė luftėn mes
muslimanėve dhe armiqėve tė tyre budistė nė Tajlandė.

Burimet historike tregojnė se provinca Pattani nuk ėshtė bashkuar dhe
nėnshtruar me lehtėsi nėn mbretėrinė e Tajlandės vetėmse me anė tė
shpatės dhe armėve. Si pasojė e kėsaj shpėrthyen njė numėr i madh i
revoltave tė cilat i udhėheqėn prijės muslimanė. E fundit ishte ajo e
emirit Abdulkadir, i cili ishte mbreti i fundit i muslimanėve tė
Pattanit. Ai i priu revoltės sė vitit 1321 hixhri (1903) vetėm njė vit
pas bashkimit. Ai u arrestua e pas kėsaj shpėrtheu revolta. Mirėpo,
tajlandezėt e shtypėn atė nė mėnyren mė shtazarake me ndihmė tė fortė
nga Anglia.
Kur u shndėrrua qeverisja nga
ajo mbretėrore nė republikane pas pėrmbysjės ushtarake 1933 (1351
hixhri), e cila e rrėzoi mbretėrinė, banorėt e Pattanit luajtėn njė rol
nė suksesin e kėsaj pėrmbysje pėr t’u liruar nga qeverisja mbretėrore,
e cila ushtroi presion mbi ta. Muslimanėt e katėr provincave muslimane:
Pattani, Yala, Satun dhe Bangara kėrkuan disa tė drejta tė tyre si
shpagim i asaj qė dhanė pėr qeverinė e re, prej asaj qė kėrkuan:

1. Caktimi i njė udhėheqėsi mbi katėr drejtoritė muslimane dhe kjo me
zgjedhjen e banorėve tė vendit. Prijėsi tė jetė muslimanė.
2. 80 % e nėnpunėsve tė qeverisė nė Pattani t’i takojnė besimit islam.
3. Tė jetė gjuha malaje gjuhė e mėsimit nėper shkolla dhe gjuhė zyrtare e banorėve tė Pattanit.
4. Zbatimi i sheriatit islam (ligjit islam).
5. Formimi i njė asambleje tė lartė islame pėr rregullimin e ēėshtjeve tė muslimanėve.

Mirėpo, era fryri nga ana qė nuk dėshiruan muslimanėt. Qeverisja
ushtarake u bė njė realitet i hidhur pėr ta. Jo pse ata nuk i njohėn
kėrkesat e tyre, pėrkundrazi u munduan ta fshijnė identitetin e tyre
plotėsishtė dhe t’i asimilojnė pėrbrenda shtetit. Lejtnanti i parė, i
cili mori pushtetin nė Tajlandė mori disa vendime: ndryshimin e emrave
muslimanė nė tajlandezė, ndalimin e veshjės sė rrobave tė bardha si
shenjė dalluese e muslimanėve, ndalimin e mbulimit tė kokės pėr gra,
mospėrdorimin e gjuhės malaje, e cila shkruhet me shkronja arabe.

Dyert e shkollave dhe universitetėve u mbyllėn para banorėve tė
Pattanit, njėkohėsisht pozitat qeverisėse, ushtria dhe policia. U
mbyllėn xhamitė dhe u ndalua kumtimi dhe misioni pėr thirrje islame
(Dave).
Pati revolta dhe pėrpjekje tė
shumta nga ana e muslimanėve tė provincės pėr t’a rikthyer kėrkesėn pėr
tė drejtat e tyre. Pushteti iu kundėrvy me shtypjen dhe arrestimin e
ēdokujt qė printe me kėrkesa tė kėtyre tė drejtave, si p.sh. Lėvizja e
El-Haxh Muhamed Sulung, njėri prej dijetarėve muslimanė nė Pattani, i
cili kėrkoi qė produktet dhe tė mirat natyrore tė Pattanit tė mos dalin
jashtė saj por tė shfrytėzohen pėrbrenda vendit. U arrestua dhe u dėnua
me tre vjet pastaj e vranė.
Pėr kėtė
arsye, kryengritja e fundit e tė rinjve muslimanė dhe sulmi ndaj
stacioneve policore nuk ishte tjetėr vetėmse orvatje pėr tė tėrhequr
vėmendjen tek ēėshtja e muslimanėve tė provincės, tė cilėt vazhdojnė nė
kėrkimin e ndarjes, aq sa u takojnė nga tė drejtat njerėzore elementare
prej tė cilave janė tė privuar, si: e drejta e mėsimit tė fesė, mėsimin
e gjuhės sė tyre malaje, ruajtja e dokėve dhe zakoneve islame.

Muslimanėt e provincės asnjėherė nuk do tė ndalėn edhe pėrkundėr
shtypjes sė vazhdueshme dhe pėrpjekjeve pėr shuarjen totale tė ēėshtjės
sė tyre. Ata do tė vazhdojnė me luftėn e tyre derisa t’i fitojnė tė
drejtat. Muhamed Xhemal Arefe Pėrktheu:
Abedin Haxhiaj
26 muharrem 1426 – 7 mars 2005

_________________
Geschwindigkeit

..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 33
Registration date : 15/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi