Dijetarėt duhet t'i arsyetojmė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

albmuslim Dijetarėt duhet t'i arsyetojmė

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. prej Mon Jun 04, 2007 1:12 pm



Parim i sjellės sė muslimanėve ndaj muslimanėve tė tjerė ėshtė qė tė mendojnė tė mira pėr njėri-tjetrin.
All-llahu [subhanehu ve teala] ka thėnė nė Kur'an: "E
pėrse kur e dėgjuan atė (shpifje) besimitarėt dhe besimtaret tė mos
mendonin tė mirėn si pėr vete dhe tė thonin: "Kjo ėshtė shpifje e
qartė?!"
[En-Nur, 12]


Pėr atė besimtarėt e kanė obligim qė tė
mėndojnė mirė pėr vėllezėrit e tij (nė fe). Nėse tė vjen njė lajmė
kundra vėllaut tėnd atėherė kėrko qė tė gjejsh ndonjė arsye pėr tė. E
nėse nuk gjen pėr te arsye, atėherė thuaj: Ka mundėsi qė tė ketė arsye.

Ka thėnė Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me te: Mos mėndo diē tė keqe pėr
njė fjalė, tė cilėn e ka thėnė vėllau yt dhe ti tek ai ke gjetė plot
vepra tė mira.
Nėse kjo ēėshtje ėshtė pėr vėllezėrit mes veti, a
thua vallė, ēka mėndon ti si qėndron gjendja e studentit islam me
hoxhėn e vet?!
Pėr atė ka thėne Imam
Es-Subkiju [Allahu e mėshiroftė]: Kur njė person ėshtė i bėsueshėm dhe
i dėshmuar nga tjerėt se ėshtė me besim dhe pėrqėndrim, nuk duhet qė
t'ia marrim pėr tė madhe fjalėt dhe shkrimėt e tija, tė cilėt kanė
buruar nga ai jashtė natyres sė tij tė zakonshme. Mirėpo, duhet ta
bėjmė kėtė me njė interpretim tė drejt dhe mendimi tė mirė ndaj tij
sepse ėshtė obligim.
Kjo dukuri, pėr fat
tė keq, ėshtė rralluar nė kohėn tone. Pėr mė tepėr, shpirti i mire
takohet vetėm mė tė mira, ndėrsa shpirti i lig takohet vetėm mė tė liga.

E sheh kėtė kur njė dijetar gabon apo pėrhapėn pėr tė fjalė i vėrenė tė
tjerėt duke e kundėrshtuar dhe duke ju gjuajtur me fjalė, tė cilat nuk
janė vėrteta. Po tė kėrkohej pėr te arsyetim, do ishte gjetur sa
gjėrėsia e detit. Por, synimi ėshtė bėrė i pamoralshėm dhe
personalitetėt janė djallėzuar. Kėshtu qė nuk gjen pėrveē se ēka sheh
dhe ndėgjon.
Shpeshherė ka ndodhur qė
dijetarėt i ka shtyrė tė heshtin nga frika nė kohėn e sprovave, duke
zgjedhur lehtėsim. Nuk ėshtė e favorshme qė tė lihet vendosshmeria pėr
tė thėnė fjalėn e drejtė, sepse kjo ėshtė parėsore tek dijetarėt, tė
cilėt pasohen. Mėgjithatė, dijetari ėshtė njeri dhe frikohėt sidomos
kur bėn moshė apo dobėsohet.
Ja pra ky
ėshtė Ali Ibnul Medenij, Allahu e mėshiroftė, i cili ishte duke e
mbrojtur popullin nė kohėn e sprovave rreth Kur'anit (a ėshtė i krijuar
apo jo). Kur u pyet pėr kėtė ai u pergjigj: Ahmedi i qėndroi kamxhikut
ndėrsa unė s'u bėra i fortė me i qėndruar.

E kur e qortuan disa pėr kėtė qė e ka thėnė (se Kur'ani ėshtė i
krijuar) u pėrgjigj: Nuk ka nė zemrėn time asgjė nga ajo qė e kam thėnė
dhe jam pėrgjigjur. Mirėpo, jam frikuar se mos po mė mbysin. Sikur tė
isha rrehur vetėm me njė tė rėnė tė kamxhikut do kisha vdekur.
Disa njerėz rebelohen ndaj dijetarėve nėse ata marrin pagė pėr mėsimdhėnien.

Kush e paramėndon gjendjėn e njė thirrėsit nė kohėn tonė, nė tė cilėn
nuk ka fondacion qė jep pėr studentėt islam dhe dijetarėt. Andaj,
dijetarit i duhet tė harxhoj njė kohė tė gjatė nga jeta e tij pėr tė
siguruar kafshatėn e bukės pėr vete dhe pėr familje. Nė anėn tjetėr ai
ka kėrkesa tė shumta pėr tė shkruar apo pėr tė bėrė davet, pėr t'i
thirrur njerėzit nė Islam apo pėr tė kėrkuar dituri. Vallė, nga t'ia
mbajė mė parė ky student apo dijetar?!!

Normal se devotshmėria dhe largimi nga dunjaja e pėrmbanė se mos ta
zgjasin dijetari dorėn e vet nė pasurinė e njerėzve pėr t'i mėsuar tė
tjerėt. Mirėpo, si ėshtė zgjedhja, o robėr tė All-llahut?

A ėshtė zgjedhje qė t'i lejmė dijetarėt dhe studentėt qė tė dalin pėr
tė fituar nė kėtė kohė tė shtrejtėsirave e t'i kafshojė dunjaja?!

Apo t'i lėjmė nė fatin e sadakave tė njerėzve bamirės?! Njerėzit nė
kohėn e sodit nuk e din se mė sė shumti obligohet qė tė ipet lėmosha
pėr kėrkuesit e diturisė, qė me ta ruhet kjo fe?!

Unė njoh shumė studentė inteligjentė, ėshtė pritur tė jenė prijesa tė
mėdhenj. Mirėpo, nga varfėria i ka shkelur dunjaja. Studenti sot ka
nėvojė shumė pėr para, qė me to tė udhėtojė, tė blejė libra apo kaseta.
Gjithashtu ai ėshtė i ri dhe nė kėtė kohė tė sprovave epshore ka nėvoj
pėr martesė, ka nėvoj pėr pasuri tė gjejė njė vendbanim dhe mobile.
Mirėpo, nuk gjen askėnd qė t'i ndihmojė nė tė gjitha kėto. Si i tillė,
detyrohet tė gjejė punė tė rėnda, e t'i pakėsojė orėt e mėsimit, saqė
pas njė kohe do ta shohės sė i ka lėnė edhe ligjėratat dhe ėshtė kthyer
tėrėsisht kah dunjaja, All-llahut i qofshim falė!

Sėcili prej nesh e ka tė qartė kėtė situatė. Mėgjithatė, pėrseri gjen
njerėz, qė fajėsojnė kėtė apo atė dijetarė apo thirrės se ka pranuar qė
tė marrin para pėr mėsimet tė cilat i jep.

Ka thėnė Bishėr Ibnu Abdul-Vahid: E pashė nė ėndėrr Ebu Nuajmin dhe i
thash: Ē'bėri Allahu me ty (pėr atė qė ka marrur para qė ua ka mėsuar
tė tjerėve hadithin)? Ai u pėrgjigj dhe mė tha: Ma shiqoi Gjykatėsi
(All-llahu) gjėndjen time, qė ishte e varfur dhe ma ka falur.

Ka thėnė Imam Dhehebiju, Allahu e mėshiroftė, nė lidhje mė kėtė: Ėshtė
vėrtetuar se ai mirrte pagė simbolike pėr mėsimin e hadithit sepse
ishte i varfėr.
Ka thėnė Ibnu Hushram: E
kam dėgjuar Ebu Nuajmin duke thėnė: Mė qortojnė mua pėrse marr shpagim,
kursė nė shtėpinė time janė trembėdhjet anėtarė dhe nuk gjen nė
shtėpinė time asnjė copė bukė.

Autori: Muhammed Hussejn Jakub
Perktheu: Selman Ramadani
7 Maj 2007

_________________
Geschwindigkeit

..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 33
Registration date : 15/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi