Shtatė vepra, shpėrblimet e tė cilave i vazhdojnė njeriut...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

albmuslim Shtatė vepra, shpėrblimet e tė cilave i vazhdojnė njeriut...

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. prej Mon Jun 04, 2007 1:06 pm


Shtatė vepra, shpėrblimet e tė cilave i vazhdojnė njeriut nė varr pas vdekjes sė tij



E falėnderojmė Allahun subhanehu ve teala nė ēdo gjendje, Ai ėshtė i
cilėsuar me cilėsi tė plota dhe i madhėruar, falėnderimi i takon nė
fillim e mbarim, e tek Ai do tė kthehemi dhe do tė jemi pėrgjithmonė.

Me tė vėrtetė se dhuntitė e Allahut subhanehu ve teala ndaj robėrve
besimtarė janė lehtėsime pėr tė bėrė bamirėsi, tė mira dhe mirėsi tė
shumta, me tė cilat njeriu ngritet i kėnaqur nė jetėn e tij, e qė
shpėrblimet e kėtyre veprave tė mira i vazhdojnė robit pas vdekjes sė
tij.


Banorėt e varrezave nė varrezat e tyre janė
tė penguar, nuk kanė mundėsi mė tė punojnė. Ata do tė pyeten e do tė
llogariten pėr punėt qė i kanė bėrė sa ishin gjallė, e ndėrsa nga
veprat e mira qė i ka punuar, do tė korrė shpėrblim tė pandėrprerė edhe
pse ai qėndron nė varrin e tij. Ai privohet nga punėt e kėsaj jete, por
shpėrblimet nuk i ndėrpriten, i ngrihen tė mirat e tij, gjithashtu i
shumohen dhe i rriten tė mirat, e ai qėndron nė varrin e tij. A
ekziston gjė mė e mirė kur njeriu ėshtė nė kėtė gjendje?! A ka gjė mė
tė bukur dhe mė tė dashur pėr atė se sa shpėrblimet?!

Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) i ka cekur shtatė vepra,
shpėrblimet e tė cilave i vazhdojnė njeriut nė varr pas vdekjes sė tij.
Kėtė e transmeton El-Buzar nė zinxhirin e tij prej hadithit tė Enes bin
Malik (kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi tė) se Pejgamberi (sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem) ka thėnė:
”Shtatė vepra, shpėrblimet e sė
cilave i vazhdojnė robit nė varr pas vdekjes sė tij: Kush ia mėson
dikujt diturinė, apo lėshon njė lum, apo ēel njė pus, apo mbjellė njė
pemė, apo ndėrton njė xhami, apo trashėgon njė Kur’an, apo le njė djalė
e ai kėrkon falje (istigfar) nga Zoti pėr tė pas vdekjes sė tij”.
(Kėtė hadith e bėn hasen shejh Albani mėshira e Allahut qoft mbi tė).

Vėlla i dashur musliman, mendo njė kohė tė gjatė pėr kėto punė dhe
shpreso qė kėto punė tė jenė fat pėr ty, e mos vazhdo tė jesh nė
pėrtaci! Shpejto nė punėt e mira para se tė kalojė koha e tė vijė
Ahireti.
Disa sqarime dhe shpjegime tė kėtyre punėve:
1. Tė ia mėsosh dikujt diturinė.
- Qėllimi i diturisė kėtu, ėshtė dituri e dobishme, e cila i ngrit
njerėzit nė fenė e tyre, e me kėtė ata e njohin Zotin dhe adhurimin e
tyre. Gjithashtu me tė udhėzohen robėrit nė rrugėn e drejtė. Dituria
ėshtė ajo me tė cilėn njeriu e dallon rrugėn e drejtė prej rrugės sė
humbur, e dallon hakun prej tė pavėrtetės, hallallin prej haramit, e
nga kjo e kuptojmė vlerėn e dijetarėve qė ata i kėshillojnė njerėzit nė
rrugėn e drejtė, e janė thirrės tė sinqertė, janė ata tė cilėt bėhen
shkaktarė pėr ta drejtuar robin nė rrugėn e ndriēuar, e ndriēojnė
vendin e tyre, e ngritin popullin, e mbjellin urtėsinė.

Jeta e tyre ėshtė e shtrenjtė, ata e mėsojnė tė paditurin, e
pėrkujtojnė tė pakujdesshmin, e drejtojnė atė qė ėshtė nė rrugė tė
humbur, nuk ju bie vlera e tyre, e as nuk kanė frikė pėr tejkalimin e
kufijve. Por, edhe nėse vdes njėri prej tyre mbetet dituria e tij nė
mes njerėzve e trashėguar, librat dhe thėniet e tij janė tė pėrjetshme,
e qė prej tyre njerėzit kanė dobi dhe marrin dituri. E tė gjitha kėto
bėjnė qė shpėrblimet e dijetarit tė vazhdojnė nė varrin e tij, dhe tė
mirat e tij tė jenė nė vazhdimėsi. Nė kohėn e hershme kanė thėnė
njerėzit :”Vdes dijetari, por mbetet libri i tij.”
Prej asaj
kohe deri mė tash, zėri i dijetarit ėshtė i incizuar nėpėr kaseta, tė
pėrfshira me ligjėratat e tija mėsimore, tė dobishme. Ligjėratat e tij
janė me vlerė tė madhe, pėrfitojnė prej tij popujt, tė cilėt nuk kanė
jetuar me tė, por as qė e kanė njohur atė. Kush ndihmon nė botimin e
librave tė vlefshme, shpėrndarjen e kasetave mėsimore, dhe ėshtė
thirrės me to nė rrugėn e Allahut (subhanehu ve teala) ai do tė ketė
fat madhėshtor pėr marrjen e shpėrblimit dhashtė Allahu subhanehu ve
teala.
2. Hapja e lumit. - Qėllimi
i hapjes sė lumit ėshtė hapja e kanaleve tė ujit prej puseve e lumenjve
qė tė arrijė uji nė vendet ku jetojnė njerėzit, dhe ku i mbjellin
bimėt. E nga ai lum, njerėzit shuajnė etjen e tyre, ujisin bimėt,
mundėsohet shėrbimi i kafshėve... Nuk ka gjė mė tė mirė se kjo punė e
madhe, ku tregohet bamirėsia ndaj njerėzve dhe preokupimi pėr largimin
e brengave tė tyre duke ua lehtėsuar arritjen e ujit, qė ėshtė jetė pėr
njerėzit dhe ėshtė shumė e rėndėsishme pėr jetesėn e tyre. Hapja e
lumit tash bėhet duke pėrēuar ujin nėpėr gypa nė vendet ku jetojnė
njerėzit e po ashtu duke instaluar kroje nė rrugėt dhe vendet e
ndryshme pėr nevoja tė njerėzve.
3. Ēelja e puseve.
- Transmetohet njė hadith se Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem) ka thėnė: “Njė njeri gjatė rrugės se tij ishte etur, kishte
hasur tek njė pus, pastaj kishte zbritur nė tė dhe kishte pirė ujė, pas
daljes prej tij, sheh njė qen duke dahitur dhe hante dhé prej etjes. Ky
njeriu tha: I ka arritur etja kėtij qeni me njė gradė tė madhe siē mė
patė arritur mua mė herėt. Zbriti nė pus dhe e mbushi kėpucėn e tij me
ujė, dhe e freskoi qenin me tė. Pėr kėtė punė Allahu subhanehu ve teala
e kishte falėnderuar dhe ia kishte falur mėkatet.” Shokėt e Pejgamberit
(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) thanė: A kemi shpėrblim nė kafshėt
tona? Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) iu tha: “Nė tė
gjitha shtazėt dhe bimėt ka shpėrblim prej Allahut subhane ve teala.”
(Transmetohet nga Buhari dhe Muslimi).
Vallė, si do tė jetė
shpėrblimi pėr njė person, i cili e ēel njė bunarė apo bėhet shkaktarė
pėr vendosjen e tij, e qė nga ai pinė ujė kafshėt dhe shumė dobi tjera
prej tij?!
4. Mbjellja e hurmės. -
Siē dihet se hurma ėshtė me e dalluar prej pemėve tjera. Ėshtė mė e
mira e mė e dobishmja, dhe mė sė shumti njerėzit kanė dobi prej saj.
Kush e mbjell njė hurme dhe dedikon qė frytet e saj tė jenė pėr
muslimanėt vėrtetė shpėrblimi do t’i vazhdojė atij pėr ēdo ushqim qė
bėhet prej fryteve tė saj, pa dallim a ushqehen njerėzit apo kafshėt.
Mirėsia nė mbjelljen e pemėve ėshtė se ēdo herė njerėzit kanė dobi.
Veēohet kėtu hurma nė pėrmendjen e vlerės sė saj dhe dallimin mes
tjerave.
5. Ndėrtimi i xhamive. - Ėshtė puna mė e
dashur tek Allahu subhanehu ve teala, nė tė cilat na ka urdhėruar
Allahu subhanehu ve teala qė ta lavdėrojmė dhe ta pėrmendim emrin e
tij. Nėse ndėrtohet njė xhami e nė tė falet namazi, lexohet Kur`ani,
pėrmendet emri i Allahut subhanehu ve teala, pėrhapet dituria nė tė,
tubohen muslimanėt, e shumė tė tjera prej punėve tė mira e tė
lavdėruara, pėr tė gjitha kėto do tė ketė shpėrblim ai qė e ndėrton
kėtė xhami, e nuk do i ndėrpritet inshallah as pas vdekjes sė tij.

Transmetohet njė hadith se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem
ka thėnė: “Kush e ndėrton njė xhami qė nė tė pėrmendet Allahu subhanehu
ve teala do t’ia ndėrtojė Allahu subhanehu ve teala njė shtėpi nė
xhenet.” (Shėnon Buhariu dhe Muslimi).
6. Trashėgimi i Kur’anit
- Botimi i Kur’anit dhe blerja e tyre, qė tė lihen nė shėrbim tė
xhamisė, apo organizimi i tė mėsuarit mbi fenė, qė muslimanėt tė
pėrfitojnė prej tyre. Pėr kėto punė do tė kenė shpėrblim tė madh
njerėzit. Lėrja e Kur’anit vakf pėr xhami ėshtė njė shpėrblim i
pakufizueshėm. Ēdo herė qė tė lexohet ky Kur’an shpėrblimet vazhdojnė
tek ai qė e la kėtė Mus-haf. Sa herė qė mediton njeriu nė tė, dhe sa
herė qė i ndjek kėshillat e Kur’anit shpėrblimet pėr atė janė tė
pandalshme.
7. Edukimi i fėmijėve.
- Edukimi ndaj tyre duhet tė jetė nė nivel tė lartė, duke u munduar pėr
t’ua mbjellė atyre frikėn ndaj Allahut (subhanehu ve teala), qė tė
bėhen tė sinqertė, tė bėhen tė arsyeshėm, tė bėjnė lutje tė mirė ndaj
prindėrve, tė kėrkojnė prej Allahut subhanehu ve teala mėshirė dhe
falje pėr mėkatet e tyre, e kėto janė punėt, tė cilat e freskojnė tė
vdekurin nė varrin e tij.
Nė kėtė kapitull ėshtė shėnuar
kuptimi i hadithit tė parė qė transmetohet nga Ibėn Maxhe prej hadithit
tė Ebu Hurejres - kėnaqėsija e Allahut subhanehu ve teala qoftė mbi tė
- thotė se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: “Prej
punėve dhe tė mirave qė besimtarin e pasojnė edhe pas vdekjes sė tij
janė: Njė dituri, tė cilėn ia ka mėsuar dikujt dhe e ka pėrhapur atė tė
tjerėve, lėnia e njė fėmije tė sinqertė, njė Mus-haf qė e la atė (nė
shėrbim tė Islamit) apo ndėrtimi i xhamisė, apo ndėrtimi i njė shtėpie
pėr kalimtarėt, hapja e lumit, lėmosha e dhėnė prej pasurisė kur ka
qenė me shėndet deri sa ishte gjallė, tė gjitha kėto punė e pasojnė
edhe pas vdekjes sė tij.” (Albani e bėri kėtė hadith hasen nė Sahihun e
Ibėn Maxhes, nr. 198).
Transmetohet nga Ahmedi dhe Taberaniu
prej Ebu Umames (qoftė Allahu i kėnaqur me tė), se ka thėnė Pejgamberi
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Katėr vepra, shpėrblimet e tė cilave
njerėzve iu vazhdojnė pas vdekjes janė: Kush vdes duke menduar pėr tė
luftuar nė rrugėn e Allahut subhanehu ve teala, kush ia mėson diturinė
tjerėve e qė do t’i vazhdojė puna e tij edhe pse punon dikush tjetėr,
gjithashtu kush e jep njė lėmoshė e qė shpėrblimi i saj do t’i
vazhdojė pėr tė edhe pse dikush tjetėr e merr ketė lėmoshė, dhe ai i
cili e lė njė fėmijė tė sinqertė qė ai bėn lutje pėr prindėrit e tij.”
(Shiko Sahihul xhamia, hadithi nr. 890).
Nė Sahihun e
Muslimit, prej hadithit tė Ebu Hurejres - kėnaqėsija e Allahut
subhanehu ve teala qoftė mbi tė – shėnohet se vėrtetė Pejgamberi
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: “Nėse vdes biri i Ademit i
ndėrpritet puna e tij pėrveē tre gjėra: Lėmosha e vazhdueshme, lėnia e
diturisė prej sė cilės kanė dobi, dhe lėnia e fėmijės sė sinqertė, i
cili bėnė lutje pėr prindėrit e tij.”
E kanė komentuar njė
grup nga dijetarėt se lėmoshė e vazhdueshme janė vendet qė lihen vakf
pėr hir tė Allahut subhanehu ve teala p.sh.: (trojet, kroje, shtėpitė
etj.).
Ose thėnia: Se ai, i cili e ndėrton njė shtėpi pėr
hir tė Allahut subhanehu ve teala, sė pari ka shpėrblim pėr ndėrtimin e
saj, e pastaj pėr lėnien e saj qė tė kenė dobi muslimanėt, qofshin kėta
kalorės apo studentė, jetimė, vejusha, tė varfėr apo shtresa tė dobėta.
Vallė, sa dobi dhe tė mira ka prej kėsaj shtėpie...?!
Tash,
na mbetet t’i themi me fjalė tė shkurta veprat, tė cilat nėse punon
robi nė jetėn e tij, i vazhdojnė shpėrblimet e tyre edhe pas vdekjes sė
tij. Pėr kėtė Sujutiu i ka thurur disa rreshta duke i pėrmbledhur kėto:
Kur tė vdes biri i Ademit asgjė nuk arrin nga punėt e tij pėrveē dhjetė nga to:
-Diturinė qė e ka pėrhapur,
-Fėmijėn qė pėr tė bėn dua,
-Mbjellja e hurmės,
-Ai qė jep sadakė,
-Trashėgimi i Mus-hafit,
-Muxhahidi qė i ruan kufijtė e tij
-Ēelja e bunarit,
-Hapja e lumit,
-Ndėrtimi i strehimores pėr kalimtarė,
-Ndėrtimi i njė vendi ku nė tė bėhet dhikėr.

Thėnia: ”Muxhahidi, i cili i ruan kufijtė e tij”. Argument pėr kėtė
ėshtė hadithi i Ebu Emames qė ėshtė pėrmendur mė herėt, tė cilin e ka
transmetuar Muslimi nė Sahihun e tij prej hadithit tė Selman el-Farisij
kėnaqėsia e Allahut subhanehu ve teala qoftė mbi tė, ka thėnė se e kam
dėgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thėnė: “Ai, i
cili ruan nė luftė pėr hir tė Allahut subhanehu ve teala ditėn dhe
natėn shpėrblehet mė shumė se tė agjėrosh njė muaj apo tė falėsh namaz
nate gjatė kėtij muaji edhe nėse vdes i vazhdon shpėrblimi i kėsaj pune
qė e ka punuar, nuk i ndėrpritet risku i tij dhe puna e tij vazhdon tė
rritet deri nė Ditėn e Kijametit dhe ėshtė i sigurt nga sprova e
varrit.”
E lus Allahun e Madhėruar qė tė na mundėsojė ēdo tė
mirė, tė na ndihmojė qė tė ēelim ēdo derė tė mirėsisė, tė na udhėzojė
nė rrugėn e drejtė. Dhe salavatet e selamet qofshin mbi tė Dėrguarin e
Allahut, mbi familjen e tij dhe tė gjithė Sahabėt e tij (sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem)! Abdurrezak bin Abdul Muhsin el-Bedr
Pėrktheu:
Bashkim Imeri


_________________
Geschwindigkeit

..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 33
Registration date : 15/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi